Deri kur do ekzistojmë si shqiptar? Po rrezikojmë të zhdukemi përgjithmonë

Opinione

Deri kur do ekzistojmë si shqiptar? Po rrezikojmë të zhdukemi përgjithmonë

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:46
Bardh M. Nengurra

Menjihere pas luftës kur pas 11 vjetve nga Norvegjia pata shkue në vendlindje dhe pash se si nga minaret e xhamijave ndëgjohen ulurima arabisht të cilat ulurima transmetoheshin nga autoparlant modern dhe se si pas ulurimave fillonte i ashtuqujtuni nasihat i imam torollakve ku temë kryesore ishte kujdesi nga perhapja e oksidentalizmit kulturor te shqiptarët dhe apelohej të ruhet feja islame, të praktikohet sa ma shumë dhe kudo, edhe neper shkolla dhe fakultete. Komplet kultura oksidentale quhej kulturë e kryqalive , e të pafeve, e kaurrve dhe fjalë të tjera nga zhargoni banal i injorances së imamve të cilët edhe pse ende nuk kishte kalue nji vit nga çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb ata kishin harrue se kush e çlirojë Kosovën , ata paftyrësishtë e quejshin Ameriken KATILE anmike e muslimanve. Ja uronin zhdukjen e sajë. Vetem nji vit ma vonë kur në Njujork ndodhi 11 shtatori dhe vrasja mizore e mbi 3000 shtetasve amerikan, shumica e këtyne imamve organizuen festa gëzimi pse vdiqen 3000 kaurra amerikan. Nuk do shkruej në kronologji per ngarjet makabër që ndodhen në Amerikë apo kunder sajë e ku baskveprimtar gjindeshin edhe ndonji shqipfolës turkoshak albanofob sepse ka ma se 20 vjet që neper revista, portale, gazeta, etj, etj kam shkrue per këtë rrugtim fatal të kombit tonë. Kam botue edhe dy libra " KRYQI NË MAGJEN E MIELLIT " me 333 faqe dhe " ISLAMIZMI BESIMI QË NUK I BESOJË " me 287 faqe me shkrime kritike kunder kësaj dukunije vrastare që neve po ja bajmë vetvetes.

Bokset e mia të MSM, HOTMAILI dhe të tjera janë perplot me shkrime e letra fyese me permbajtje banale,me permbajtje kerrcnuese dhe denigruese sa asht neveri me i lexue dikush tjeter e jo ma unë apo ndonji antar i familjes time. Të gjitha këto letra autor kan shqipfolësa trushperlam me nasihatet e imamve shpiuna të cilet shfrytzuen situaten e pasluftës dhe krijuen nji shtresë të popullit tonë me mendesi islamiste sa ata sot jo vetem që jan praktikues të islamit, por ata janë mohues të kombit që i perkasin , janë mohues të vlerave të kombit shqiptar, dhe jan anmiq të atyne vlerave. Per të tillët edhe nji afgan, apo nji somalez kur asht musliman asht ma i afert se sa antari i familjes së ngushtë nese ai nuk ndan mendimet me ta, nese nuk asht praktikues i islamit.

Dje në profilin e publicistit të njohun z. Fahri Xharra lexova nji shkrim alarmues që baca Fahri e kishte ba. E hapa shkrimin dhe aty ishte nji video inqizim direkt nga Muzeu i Vjenës ku nga mbrenda Muzeut fliste nji " historian" serb me emnin Miroljub Petroviq dhe ai aty thojke se Gjergj Kastrioti asht hero serb dhe se ai me nji ekipë ekspertesh serb kan ardh me ba kontraten me zyrtaret e Muzeut të Vjenës per me i lejue që serbet ti marojnë kojpet e Perkrenares dhe Shpatës së Gjergj Kastriotit të cilin Miroljub Petroviqi e quente heroi ma i madhë i të gjitha kohnave i popullit serb dhe edhe i tan botës. Ato kopje tha se do i vendosin në Muzeun e Beogradit. Ma vonë Petroviqi shpresonte se do i sjellë në Muzeun e Beogradit edhe origjinalin e Perkrenares dhe Shpates së Gjergj Kastriotit.

Jo fort moti Serbia arriti ta shpall si instrument të vetin muzikor LAHUTEN, dhe sot Lahuta në UNESCO asht e pranueme si instrument serb. Para disa javësh edhe Irani e shpalli instrument persik çiftelinë dhe edhe ky instrument i yni mjaftë popullor në UNESCO e mori origjinën.

Per qudi të dyja Akademitë shqiptare ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës nuk u ndegjuen per se gjalli.

Maqedonët nji komb i sajuem , i trilluem nga Tito në kohen e krijimit të Jugosllavisë Federative komuniste jo vetem se arriten me ba shtetin që tash asht antare e NATOS, por ata poashtu mburren me Aleksandrin e Madhë, me Shen Nanën Tereze, me Filipin e Dytë, etj, etj personalitete historike të paraardhesve tanë Ilirve sepse neve si popull, intelektualet tanë , Akademiket dhe studjuesit tanë asnjihere nuk e ban asnji shkrim shkencor me të cilin do i tregonin botës së Aleksandri, Filipi, Nana Tereze etj, etj, jan ILIR, janë SHQIPTAR. Personalishtë nuk befasohem nese tash Serbia na e merr edhe Gjegj Kastriotin. Pse mos me na marr, Sot e ke perplot internetin me faqe e bloge imamesh shqipfolësa që e quejn zog shkine Gjergjin tonë, e quejn anmik të shqiptarve sepse ai paska vra musliman turq. E quejn kryqali, kaurr , qifar e çfar jo tjeter. Ne Shqipni kemi historian me gradë Dr. ( Paskal Milo ) që shkruen qe disa here se Gjergj Kastrioti nuk ka qenë shqiptar. Unë quditem se si nuk reagon Kryeprokurori i shtetit shqiptar. Quditem se si shqiptari vretë vëllaun, babën, motren , nanën , djalin etj per dy metra katror pronë ndersa nji idiot si Paskal Milo , si Mustafa Nano e edhe ai Fatos Lubonja shajnë dhe ofendojnë Gjergj Kastriotin dhe nuk ka shqiptar që nuk i zan me jua pre gjuhen me të cilen flasin dhe doren me të cilen shkruejn ata.

Kemi pas kundershtime të ashpra me e sjell Gjergjin në Kali në sheshin e Prishtinës. Nga ajo kohë shumë akademik shqipfolës me tru islamik jan perplasë keq me Dr. Ibrahim Rugovën dhe me kryeiniciatorin që ta ketë edhe Prishtina Gjergjin në sheshin e sajë, me Akademikun Mark Krasniqi. Rrugaq të ndryshem ne pikë të ditës kan shkue dhe kan pshurrë te kambët e Kalit të Gergjit në Prishtinë. Andej kah Gjilani apo Kaqaniku diku nji shqipfolës islamik inqizonte bashkmendimtarin e vet derisa ai Bustit të Gergj Kastriotit i sillte me shpulla dhe e quente Gjergj, kaurri, Gjergj muti.

Kah po shkojmë neve shqiptaret ? Kush jemi na në realitet a din kush saktësishtë me tregue. Në Zvicërr sipas shkrimeve të mergimtarve shqiptar atje shqipfolësit nuk i dergojnë femijet në shkollë per mesim plotësues në gjuhen shqipe, por në xhamija te imamet i dergojnë me të madhe. Kjo dukuni asht gjithandej ku ka shqipfolësa. Unë jetojë në Norvegji që 31 vjet. Edhe këtu shkolla shqipe asht mbyllë, ndersa mejtepet e imamve jan në funksion . Ka vite që kemi pas raste të vdes ndonji shqiptar apo shqiptare në Norvegji, dikur kufomat i dergojshim per varrim në vendlindje, tash kohëve të fundit po praktikohet edhe varrimi në varrezat e qytetit ku ka jetue i ndjeri, pra po i varrosim në Norvegji. Këtu ku jetojë unë shkaku i imamit turkoshak dhe menyrës së si shqiptarët u organizuen per gjithçka per rreth ti unë asnjihere nuk shkoj në xhaminë e tyne, as nuk marr pjesë në asnji organizim që bahet permes imamit dhe xhamisë. Mirpo në tri raste të vdekjes kam marr pjesë në varrim sepse me të ndjeret me lidhte miqësi e vjetër. Në dhjetor të vitit të kaluem vdiq nji burr i ri me moshë dhe meqense e njifsha shkova në varrimin e ti. Ishte hera e parë që hyna te varrezat e percaktueme nga komunja dhe Kisha per të gjithë popujt musliman që jetojnë në këtë qytet. Aty kishte plaka varri me njerez të shumë shtetve dhe kombeve, por per qudi vetem ata që ishin arab apo që edhe në Flamurin e vetë e kan simbol Hanën dhe Ylin e kishin vendos në Plaken e varrit edhe hanë e yllin. Kishte plot varreza që emnat e të vdekurit ishin musliman , por nuk kish simbol të fesë islame, kishte disa me nga nji lulë, apo zog , pëllumb. Ndersa varri i shqiptarit të parë që asht varros aty , varri i nji rugovasi , pjestar i nji barku të Rugovës kreshnike me za nga i cili kan dalë neper breza burra atdhetar kishte plaken e varrit ngjyrë të gjelbërt dhe në anën e djathtë mbi emen e mbiemen ishte Hana dhe Ylli . U tmerrova kur e pash.

Edhe tash me 1. korrik mora pjesë në varrimin e nji shqiptari dhe perseri u tmerrova kur pash se te koka ja vendosen Drrasen e lyeme ngjyrë të gjelbertë dhe Hana e Ylli ishin mbi germat e emnit e mbiemnit të ti.

Ka këso raste me qindra mija, bota po qeshet me neve, nuk po din se kush jemi neve!

Zani i shkences i Akademive shqiptare nuk ndegjohet. Andaj si të na merr vesh bota neve?!

Dhe vertetë edhe unë baj pyetjen , Kush jemi neve?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat