Shembja e pluralizmit pas 30 vitesh, paralajmërim i frikshëm

Opinione

Shembja e pluralizmit pas 30 vitesh, paralajmërim i frikshëm

Nga: Ilir Vata Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:05
Ilir Vata

Demokracia në Shqipëri si muri i Rozafës, ndërtohet ditën dhe shembet natën nga përkrahët të regjimit komunist, spiunë të Sigurimit të Shteti dhe trashëgimtarë të regjimit diktatorial.

Reforma Zgjedhore mbeti afërsisht ajo që ishte, madje ende pa përfunduar në thelb të saj është dhe heqja e koalicioneve para zgjedhore që po legjitimohet nga parlament, ku mjerisht rri në këmbë për hir të zakonit për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Disa element që vijnë nga lista fundore e opozitës, çirren se janë të djathtë, por në fakt edhe në origjinë edhe në familje, i përkasin të majtës dhe tashmë janë bërë shërbëtore të saj, duke u bërë dhe rreziku i shembjes së demokracisë në ato pak gjera të arrira në këto 30 vite.

Vota në Shqipëri këmbehet, blihet dhe shite, pra demokracia ka arritur kulmin gati për të rënë, ndërsa nga politika pretendohet se po bëjmë standarde evropian, një paradoks.

Reforma në drejtësi një investim i SHBA/ BE, po rri vendnumëro, po kalojnë vite dhe ende nuk kemi të formatuar sepse që në fillim u ideua që politika të ishte pjesë e procesit dhe ajo tashmë po e pengon, ndërsa politikanët e korruptuar jo vetëm nuk po ndëshkohen por vazhdojnë të vjedhin të mirat e shqiptarëve çdo ditë.

Vrasja e koalicioneve është hapi që tregon se Shqipëria të bie në fatalitetin politik dhe të kthehet në një sistem gjysmë diktatorial, madje nuk mund të krahasohet me periudhën e tranzicionit të ideuar nga diktatori i fundit komunist.

Nëse, Ramiz Alia i detyruar të bënte ndryshime politike, caktoi njerëzit e tij për të bërë pluralizmin politik, pasardhësit e tij, kërkojnë ta zhbëjnë atë duke hequr nga kushtetuta të drejtën e koalicioneve politike, njëherazi duke vrarë dhe kushtetutën pikërisht në nenin 9 të saj.

E para; në vitin 90 nuk ndodhi revolucion demokratik, por diktatori ngriti me skenarë të kontrolluar njerëzit në protestë, caktoj kryetarët e ardhshëm të partive politike dhe nisi procesin e kalimit të shteti nga diktatura në demokraci duke ruajtur shtresat dhe klasat e regjimit në pushtet të pa cenuar, dhe duke zbatuar platformën e Katovicës, la larg shtresat e përmbysura, kundërshtarët politike dhe pronarë dhe kjo tashmë është e njohur dhe e kuptueshme nga të gjithë.

E, për 30 vite ia doli që platforma e diktatorit të fundit të komunist të funksiononte, askush nuk u dënua për krimet kundër njerëzimit që u realizuan në kohë të diktaturës, askush nuk u cenua se kishte vrarë, dëbuar, internuar apo burgosur njerëz të pafajshëm, askush nuk u hoq nga puna për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, përkundrazi ata vetë persekutorët ishin dhe janë zot të shtetit, drejtësisë, institucioneve shtetërore dhe kryesisht të politikës.

Nuk u kuruar e shkuara, nuk iu kthye prona pronarëve dhe sipas porosisë së diktatorit të fundi, klasa e përmbysur është si në vitin 90, vetëm se në liri pa fund që askush nuk kujdeset për ta.

Politika në këto 30 viti i ndau i përçau të përndjekurit për t’i lënë larg politikës, madje shpikën të përndjekur socialistë dhe antikomunist dhe kjo skema funksionon, njëra palë vjedhë mbi varre, kurse pala tjetër vjedhë vuajtjen dhe dhimbjen e të përndjekurve politik.

Për gjatë këtyre viteve reminishenca e diktaturës janë shfaqur kudo, portreti i diktatorit ka qenë prezent në ceremoni, në sheshe në tiranë, Vlorë Gjirokastër, Korçë dhe gjithë Shqipërinë, ende janë të dekoruar në grup nga institucionet shtetërore 2500 persona në grup, ndërsa 6000 mijë varre të ekzekutuarve të diktaturës vrarë tinëzish, natën dhe në fshehtësi nga Sigurimi i Shtetit, gjenden honeve të Shqipërisë dhe askush nuk mendo t’i gjej dhe t’i varros me nderim.

kanë status të garantuar nga shteti me privilegje sociale dhe ekonomike madje dhe nderim të përndjekurit kanë një status të themeluar nga Ramiz Alia në vitin 1991 dhe qeveritë retushojnë mbi të duke mos i dhënë asnjë vlerë juridike ku të burgosurit dhe trashëgimtarët të përfitojnë.

Dëmshpërblimi ju dha 1/3 sa ju takonte ndërsa persekutorët dhe e veja e diktatorit mori 50 $ ditën e burguar ndërsa të burgosurit politik, 17,5 dollarë.

Shqipëria vazhdon udhëtimin e saj në një formë sistemi që ngjanë më shumë me regjimin se sa demokracinë, madje në shumë aspekte për sa i përket drejtësisë, ushtrimit të votës së qytetarëve, kemi të bëjmë me një formë të pa hasur ndonjë herë në asnjë vend të botës, duke e konsideruar një shtet hibrid, ku dualiteti mes demokracisë dhe diktaturës vazhdon dhe së fundmi po fiton regjimi, pasi politika po shemb, të vetmen pikë që legjitimoi vetë diktatori i fundi Alia, pluralizmin politik.

Shqipëria është një vend që duhet studiuar nga politologë, diplomacia perëndimore në Shqipëri sepse nuk ka asnjë mundësi që një vend të kalojë nga diktatura në demokraci me metoda komuniste, ku vende të tjera ish- komuniste kanë kaluar në demokraci duke kuruar të shkuarën, duke kërkuar falje për krimet e diktaturës dhe çuar para drejtësisë persekutorët.

Në Shqipëri presekutorët bënë diktaturën, tani po na bëjnë demokracinë në sy të të gjithëve dhe të diplomacisë së perëndimit në Tiranë.

Është koha që shoqëria shqiptare të dalin nga post-trauma e regjimit komunist, të shkundet, të zgjohet dhe të ngrihet të vendos drejtësinë, barazinë para ligjit dhe mbi të gjitha demokracinë, sepse pa shembur politiken e vjetër nuk ka të ardhme Shqipëria, dhe nuk është aspak çudi që të biem tërësisht në diktaturë, nëse do vazhdojmë kështu, duke ulur kokën dhe ata të shkelin mi to, siç bënin xhelatë me të burgosurit politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat