Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

Opinione

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 6 korrik 2020 Në ora: 07:32
George Fred Williams

Ish-Kryeministri Albin Kurti, na shërbej që të përkujtojmë gjithmonë gjenocidin mbi popullin shqiptar në mënyrë që mos ta harrojmë të kaluarën, sepse pa të nuk ka edhe të ardhme.

‘’Të mos harrojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen. Jepuni vlerë “rrënjëve” tuaja, kombit...Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e kombit tuaj, atë të vendit në të cilin jeni rritu, gjithmonë kureshtare për historinë e vjetër për kombin tuaj , sepse  që nga lufta e UÇK-së,kam biseduar me ta së pari e deri te qytetari i rendomt i Kosovës,gati 80 përqind janë shprehur para meje se ; e kaluara duhet të harrohet,për të krijuar këtë të sotit?!’’, Albin Kurti.

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

George Fred Williams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Ja pergjigja që shokon serbët!

Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan.

Kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.

Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan: Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.

Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.rs.

Në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhurpranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.

Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë.

Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic.

Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.

“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.

“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar.

Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.

Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët” shkruan kjo e perditshme.

“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer media serbe,të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.rs, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përsëri i shtrembëruar.

Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhurpranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.

Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë.

Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic.  Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi sedheserbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.

“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.

''Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e familjes suaj, atë të vendit në të cilin jeni rritur”, shpjegon Aldo Cazzullo. “Unë kujtoj gjithçka dhe jam gjithmonë kureshtare për historitë e vjetra të prindërve të mi, por jo nostalgjike. Këtë e demonstron fakti që nuk kam mbajtur asgjë nga fotot që më kanë bërë me personazhet që kam intervistuar me objekte të tjera të lidhura me udhëtimet e punës”.

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.[14] Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera.Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat