Kush po i vandalizon dhe po i shkatërron matetrialet propagandistike politike zgjedhore në Çair?

Opinione

Kush po i vandalizon dhe po i shkatërron matetrialet propagandistike politike zgjedhore në Çair?

Nga: Ejup Berisha Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:39
Ejup Berisha

Duke shëtitur rrugëve të vendbanimit të Çairit në Shkup aty ku aktualisht frymoj dhe jetoj edhe unë shoh materiale propagandistike politike zgjedhore të shqyera, të shkatërruara dhe të hedhura nëpër tokë. Bëhet fjalë për fletushka dhe posterë të vendosura nëpër vende publike të cilat I kanë paguar dhe vendosur subjektet politike Aleanca me Alternativë koalicion ky parazgjedhor i cili po udhëhiqet nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi dhe të cilat subjekte në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në shtetin tone  më 15 korrik të dyja këto parti  do të garojnë bashk në to. Dhe unë duke qenë I befasuar nga këto sjellje të dorës së zezë dhe shkatrrimtare të keqbërësve ordiner të cilit do qofshin subjekt dhe përkatsie politike I takofshin ata e ngre shumë lartë zërin e revoltës dhe theme   Ndal  vandalizmave në vendbanimin tonë  në Çair.

E shoh se dikush po manifeston me të madhe sjellje vandale dhe  primitive ndaj materialeve propagandistike politike zgjedhore të  subjekteve kundërshtare politike që i përmenda më lartë dhe kjo jo që është sjellje primitive dhe vandale por e njëjta  është edhe akt skajshmërisht kundër demokratik dhe kundër liberal. Në Demokraci të mirfillta në zgjedhje garohet dhe konkurohet me sjellje shembëllore dhe të civilizuar përmes prezentimit të matur dhe të civilizuar të ideve dhe koncepteve politike qytatarëve  e jo me primitivizëm dhe me vandalizëm.Me sa e di unë ne shqiptarët nuk jemi komb vandalësh por jemi komb njerëzish të civilizuar të edukuar dhe të përparuar i cili duke u bazuar në parimet e rilindjes kombëtare e ka stimuluar dhe vazhdon ta stimulon konkurrencën si dhe paraqitjen e opcioneve dhe alternativave tjera më tjetërfare politike të cilat frymojnë dhe gjykojnë ndryshe nga fryma dhe truri i popujve dhe individëve  primitiv dhe vandal të shoqërive të prapambetura të botës.

Në fakt ne nuk jemi afrikan por popull me rrënjë pellazgo ilire që gjithmonë ka qenë me mendje të hapur por edhe vet ne si individ  kemi qenë të  hapur por edhe të orientuar drejt  konkurencës dhe konkurueshmërisë në gjithçka por edhe në politikë përmes pjesmarrjeve në zgjedhje. Ne pra si shqiptar e kemi mundësuar dhe stimuluar mendimin tjetërfare dhe të gjykuarit më  ndryshe. Unë duke i parë vandalizmat e  kryera ndaj materialeve propagandistike politike të subjekteve kundëeshtare politike jamë i befasuar i trishtuar dhe i pikëlluar tej mase. Dhe kamë filluar ti parashtroj pyetje vetvetes se a është e mundur të na ndhodh neve si shqiptar një gjë e tillë e shëmtuar dhe mjaft e keqe.  

Pra marr guximin të pyes se kush nuk e toleron frymën e konkurencës dhe pluralizmit politik, dua të theksoj me bindjen më të madhe se këto gjëra i bëjnë ata individ apo dhe subjekte politike që duan të na kthejnë mbrapa në kohën e monizmit politik apo në kohën kur egzistonin vetëm një Parti politike dominante e ajo ishte Partia Komuniste,  një ideologji dhe një koncept i vetëm politik. Me këto gjëra autorët e akteve vandale dhe primitive në vendbanimin e Çairit po duan të na e bëjnë me dije se  janë të kufizuar mentalisht e intelektualisht  dhe se të njëjtëve ju mungon vizioni apo dhe të kuptuarit se të njëjtët nuk mund të shohin më larg hundës së tyre që e kanë. Gjithashtu unë si banues i Vendbanimit të Çairit dua tua bëj me dije të gjithë liderëve politik se Çairi nuk është vetëmse i tyre por se ky vendbanim u takon të gjithëve pa marrë parasysh se a janë demokrat.liberal komunist, socialist apo dhe jopolitik më tej pavarsisht se a janëtë hapur, të mbyllur apo dhe të kufizuar ideologjikisht.

Të njëjtëve duhet rekujtuar se Çairi është vendbanim ka vend për të jetuar ka për të gjithë në paqë, në tolerancë dhe me mirkuptim si dhe për tu marrë lirshëm me politikë  duke i dhënë mundësi gjitjkuj që të merr pjesë në zgjedhje duke  konkurruar pa pasir ndonjë kufizim apo dhe pengesë të theksuar. Kështuqë Çairi është i të gjithëve jo vetëm i juaji pra ky vendbanim është edhe i imi apo dhe i të gjithë të tjerëve që duan të jetojnë dhe veprojnë këtu. Prandaj eedhe njëher përsëris dhe apeloj deri te individët dhe t subjektet politike që e stimulojnë,  e nxisin dhe e organizojnë këtë sjellje të keqe dhe të papranueshme për botën e civilizuar Ndal  vandalizmave në vendbanimin tonë. I ftoj edhe organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin masa dhe ti parandalojnë aktet e tilla të dënueshme të vandalizimit të materialeve zgjedhore . Subjekteve politike të cilat shumë po e dëmtojnë procesin e demokracisë dhe garën demokratike zgjedhore duhet bërë me dije se më mirë është ta pranojë faktin se në zgjedhje është më e pranueshme dhe më e preferuar që të garojnë më shumë kandidat dhe subjekte politike sesa vetëm ata vetë sepse mendoj se do të jetë më mirë, më interesante dhe më demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat