Përse realizimi i `Imunitetit të Tufës` mund të shkaktojë më shumë Mortalitet

Opinione

Përse realizimi i `Imunitetit të Tufës` mund të shkaktojë më shumë Mortalitet

Nga: Pirro Prifti Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:13
Pirro Prifti

Shoqëria njerëzore në të gjithë shtetet e botës në këtë kohë Pandamie nga COVID-19 po gjëndet përpara disa të panjohurave të cilat kanë shkaktuar një dilemë të madhe edhe në vetë qaret shkencore kërkimore në Mjekësi sidomos nëse duhet realizuar `imuniteti i tufës` (herd immunity) në popullata apo duhet vazhduar me izolimin dhe zbatimin e rekomandimeve tashmë të deklaruara nga OBSH dhe të zbatuara nga shtetet përfshirë dhe Shqipërinë. imuniteti i Tufës ka kuptimin kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet immune nga infeksioni pasi ku infeksion përhapet gradualisht nga një individ tek individi tjetër. Si rezultat i infektimit, i tërë komuniteti imunizohet megjithse jo të gjithë janë të imunizuar. Zakonisht duhet ta kalojnë infeksionin rreth 70% e popullatës që të arrihet `Imuniteti i Tufës` dhe Pandemia apo epidemia të ndërpritet, por me një rezultat negativ të madh- mortalitet shumë i lartë!

Përsa i përket COVID-19,, ka dy rrugë të imunizimit të popullatës: ose nëpërmjet vaksinimit, ose nëpërmjet infeksionit që përhapet. Në disa raste personat duhen rivaksinuar. Sidoqoftë përsëri egziston paqartësia nëse individi i imunizuar do të jetë edhe në të ardhmen imun sepse imuniteti i fituar mund të jetë i përkohëshëm për disa muaj.

Nga observvimet e bëra del se megjithse kanë kaluar rreth 6 muaj por shumë pak njerëz nga popullata në tërësi kanë kaluar infeksionin COVID-19 në raport me popullatën.

Sipas të dhënavë nga Spanja e cila u prek rëndë nga Pandemia me COVID-19 me rreth 40.000 vdekje për 3 muaj, ka të dhëna se vetëm 5% e popullatës ka zhvilluar antikorpe ndaj COVID-19, duke treguar se arritja e `Imunitetit të Tufës` praktikisht është i parritshëm.

Ky studim u paraqit në një Reviste mjekësore prestigjioze Lancet me 6 korrik 2020. Pra studimi paraqet se 95% e popullatës spanjolle nuk është e imunizuar dhe nuk ka antikorpe ndaj këtij virusi, pra është e prekshme dhe mund të sëmuret nga infektimi me COVID-19 (`Spain's coronavirus antibodies study adds evidence against herd immunity`, July 6 2020, Al Goodman).

Po kështu edhe në Kinë dhe në SHBA vërehet se shumë nga popullatat përkatëse mbeten të pa-ekspozuara ndaj COVID-19, madje edhe në zonat më të prekura nga pandemic siç janë qytet e mëdha ku popullata është më e dëndur - rreziku i çfaqjes dhe përhapjes së infeksionit është shumë i madh.

`Në pasqyrimin e këtyre të dhënave të reja çdo metodë e propozuar për të arritur `Imunitetin e Tufës` mbetet jo -etike por edhe e pa-arritshme` - shkruan Isabella Eckerle, Shefe e Qëndres për zbulimin e Sëmundjeve Virale dhe Benjamin Meyer, virologjist në Universitetin e Vjenës.

I njëjti fenomen ka ndodhur në zonën metropolitan të Madridit e cila ka qënë zona me e goditur nga Pandemia në Spanjë, ka vetëm 10% e popullatës të imunizuar pra në të cilët janë gjetur Antikorpe anti-COVID-19, po kështu dhe në Barcelonë me 7% të popullatës, ndërsa zonat bregdetare dhe rurale kanë më pak, po njëlloj dhe në Gjenevë e cila ka 10.8% të popullatës që kanë kaluar infeksionin dhe janë gjetur Antikorpe Anti COVID-19.

Kjo spjegon se sapo hiqen masat shtrenguese të izolimit dhe të vetë-izolimit, njerzimi mund të përfshihet me një valë të dytë pandemie (https://edition.cnn.com/2020/07/06/health/spain-coronavirus-antibody-study-lancet intl/index.html?fbclid=IëAR1YcYiIËDMfm6Vv_zH2m3bEecGqB4Lo-VDeEn0SËekGHmp60imË6ËbTT1g).

Përse `Imunizimi i Tufës` mund të shkaktojë më shumë Mortalitet dhe sigurisht morbozitet të madh? Sepse lejimi i infkesionit për të arritur një `imunizim të Tufës` me kalimin e kohës do të shkaktojë dhe do të mbushë spitalet me të sëmurë rëndë e për pasojë vdekje. Cila është atëhere zgjidhja e problemit në këtë kohë të vështirë kur faza e dutë e infektimeve ka shkaktuar rritje të të sëmurëve të shtruar në spital në Shqipëri dhe në të gjithë botën?

U bë gabim që u lirua izolimi?

Jo, nuk u bë gabim por është më mirë të respektohen rekomandimet e OBSH, larja e shpeshtë e duarve dhe e sipërfaqeve, distancimi social dhe fizik, mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura me njerëz, dhe evitimi i hapjes së kondicionerëve në këto kushte, puna online.

Kjo është më e mirë se `Imunizimi i Tufës`. Por derisa të arrihet vaksinimi mund të përdoret edhe metodë tjetër që po i spjegojmë më poshtë për trajtimin më specific dhe më të mirë kundër COVID-19.

Mundësia më e madhe dhe më e sigurtë për të luftuar virusin COVID-19 është vaksinimi. Ka një garë të fortë për të gjetur vaksinën madje janë 108 shtete që janë përfshirë në këtë garë. Disa nga ato kanë filluar fazën eksperimentale si Kina, Rusia, dhe Gjermania. Firma farmaceutike të mëdha dhe individë e shtete kanë derdhur miliona dollar për të gjetur vaksinën, e cila ka gjasa të realizohet muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Deri sa të bëhet, një mori medikamentesh janë futur në përdorim pasi janë miratuar nga FDA dhe më i mire mbetet Redemsivir, por 6 doza kushtojnë rreth 3000 $, pra shumë i shtrenjtë, së bashku me disa medikamente të tjera që trajtojnë `krizën e Citokinës` si Tocilizumab, Dexametasone, etj.

Sipas Antoni Fauci Drejtor i institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive dhe anëtar i Task-Forcës së Shtëpisë së Bardhe SHBA, thekson se `derisa të krijohet vaksina ka edhe mundesi të tjera për të luftuar virusin dhe këto janë Antikorpet monoklonialë, dhe Plazma konvaleshente. Tani është presioni është për të krijuar Terapi që të ndohmojë për të kontrolluar sëmundjen`. Aktualisht janë zbuluar 4 trajtime me Antikorpe monoklonialë të cilat janë futur në provat me njerëzit tani në qershor.

Sa për trajtimin me Plazme konvaleshente, kjo metodë është future në përdorim që më 1918 gjatë Pandemisë së gripit që filloi në Spanjë atëhere. Plazma e marrë nga njerëz të infektuar dhe të shëruar, merret dhe u injektohet i/v njerzve të sëmurë rëndë. Problemi është se nuk ka plazmë të mjaftueshme për të trajtuar njerëzit e sëmurë rëndë me COVID-19. Kështu që shkencëtarët po përdorin një metodë të re, duke përdorur antikorpet monoklonialë të bërë në laborator specifikisht kundër COVID-19. Nganjëhere Antitrupat e krijuar në laborator nuk janë po aq efikasë kur përdoren tek kafshët apo tek njerëzit-thotë Phylis Kanki , professor i imunologjisë në Universitetin e Harvardit. (https://edition.cnn.com/2020/06/26/health/antibody-therapies-covid-19-update-ëellness/?iid=ob_mobile_article_footer_expansion&fbclid=IëAR2pJdyK_PPFZfgJ8U1Ë8bVFë7yGhA2LDhV747JAo5yn2okx2SDJDvCj1DE).

interesant është fakti se shumë vullnetarë të marrë për të gjetur Antitrupat Anti-Sar-Cov-2, vetëm 1% e tyre kishte Antitrupa të majftueshëm të cilët mund të neutralizonin virusin.

Shkencetarët gjetën se këta Antitrupa mund të lidhnin receptorin bazë të proteinës `spike` të virusit (https://ëëë.nih.gov/neës-events/nih-research-matters/potent-antibodies-found-people-recovered-covid-19).

Këto dy lloj trajtimesh që janë në eksperimentim dhe që veprojnë me mekanizma të ndryshme veprimi tek njeriu i quajnë ndryshe dhe imunizim pasiv në të cilin nëpërmjet një transfuzioni ose injektimi të antikorpeve mbrojtës mund të shërojnë pacientët e sëmurë rëndë me infeksionin e SARS-CoV-2 (ose siç e quajmë COVID-19).

Trajtimi i dyë quhet `Sera-konvaleshente` (e cila është një product i gjakut të pastruar nga një individ i shëruar nga COVID-19) dhe që mund të ketë potencial për të mjekuar pacientin e sëmurë rëndë me COVID-19 (https://theconversation.com/coronavirus-treatments-what-drugs-might-work-against-covid-19-135352).

Në përfundim mund të themi se analizat e kujdesëshme të Antikorpeve mund të sigurojnë një guidë për zhvillimin e dhe të vaksinës edhe të antikorpeve si trajtim kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat