Ta largojmë “virusin” prej pushtetarëve dhe qeverisë Koti - Bota Sot
Ta largojmë “virusin” prej pushtetarëve dhe qeverisë Koti

Opinione

Ta largojmë “virusin” prej pushtetarëve dhe qeverisë Koti

Xhafer Haliti Nga Xhafer Haliti Më 7 korrik 2020 Në ora: 22:27
Qeveria e Kosovës

Jo vetëm gastronomia, po asnjë profesion tjetër nuk duhet lejuar që të diskriminohet nga e drejta e punës për shumë arsye; njëra ndër to dhe presioni i ATK-së që po i bëhet bizneseve në Kosovë që të paguajn tatimin, e që me parat tona ti paguajn këshilltarët, zv.ministrat, servilët, sekserët e partive të tyre; nuk jam kundër obligimit tonë tatimor por që me parat tona nuk duhet të pasurohen ata..!

I vetmi shtet në botë që në kohë “pandemie” shkarkojnë qeveri, mbledhemi për ti bërë zullum popullit, e bllokojmë qytetarin dhe në fund i kërkojmë të holla, madje na kërcënojnë që nëse nuk paguajm obligimet ndaj (rrymës; mbeturinave; të gjitha tatimeve; kredive etj.) do të penalizohemi!

Mjaftë më, jemi lodhur duke dëgjuar nga ju që luani me shifta marramendëse, udhëtoni për qefe të juaja nëpër botë, e popullin tuaj e bllokoni dhe e varfëroni skajshmërisht.

Për ju dhe interesat tuaja nuk ka virus, ndërsa për ne paska një të tillë, duke na diskriminuar dhe nga e drejta e lirisë, e punës dhe çdo e drejtë njerëzore.

Nuk ju kemi kërkuar asnjë pako emergjente, vet na keni premtuar, as atë nuk e realizuat as nga 170, as nga 130, e as nga 100 euro! Me çfarë të drejtë kërkoni që ti respektojmë vendimet tuaja jolegjitime, me pazarllëqe, me persona të inkriminuar, madje edhe të dënuar nga Gjykata e Kosovës.

Po ju shkruaj, në cilësinë e një individi të shoqërisë civile me plot mllef, sepse jeni bërë për pese pare!

Ikni para se tju largojmë, largohuni ndershmërsisht nëse ju ka mbetur pak ndërgjegje, mos na bllokoni; lereni të jetojmë me paqe dhe harmoni me njëri tjetrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat