Thaqi të vë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovën Lindore! - Bota Sot
Thaqi të vë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovën Lindore!

Opinione

Thaqi të vë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovën Lindore!

Nga: Nefail MALIQI Më: 8 korrik 2020 Në ora: 09:50
Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, serbi Goran Rakiç pa pyetur Qeverinë e Kosovës e as ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj në kry në vete ka shpallur dje gjendjen e jashtëzakonshme për komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditë, si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë. Me këtë vendim si duket Rakic qon në vend amanetin e Thaçit i cili para tre muajsh për 17 të infetkuar insitonte të vende masat e jashtezakonshme në Kosovë. Kurse tash kur Kosova është vendi me i prekur në Evropë me koronovaris me rreth 4 mijë raste, presidenti i vendit heshtë?!   

Ndodh edhe kjo: Rakiç, Zëvendëskryeministri i Kosovës (ne fakt i Hashimit, Isës dhe Hotit) merr vendim kundër shtetit të Kosovës?!

Pas vendimit te Vuçiçit dhe Rakiqit në Veri, pritet që Thaçi dhe Zemaj të vënë gjendjen e jashtezakonshme në Kosoëvn Lindore? Nëse autoritet kosavare shpesh përmendin apo e kërkon nga Serbia të respektojnë reciprocitetin mes serbëve të veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore, atëherë edhe Prishtina duhet t'i përgjigjet Serbisë konform reciprocitetit.

Pas masave të jashtëzakonshme të Rakiçit në Veri te Kosoës, Thaçi, nëse dëshoti në Kosovë, tash e ka rastin  të vëjë gjendjen e jashtezakonshme në Kosovën Lindore! Nese presidenrit Thaçi do të respektonte këtë reciprocitet duke vënë gjendje e jashtëzakonshme në Kosovën Lindore dëshmon se ai nuk paska bërë hajgare as fushatë "bashkimin" e Luginë e Preshevës me Kosovën!

Pas ketij vendimi te zv.kryeministri serb Rakiq në qeverinë e Hotit (ne fakt Thaçit dhe Isës) qeveria e Kosovës duhet të jep dorëheqje  për shkak se grupet paralele në Veri të Kosovës në emër të presidentit serb Vuçiç shpallen gjendjen e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës?! duke injoruar dhe poshtëruar kushtetutën dhe shtetin e Kosovës!

Edhe më tragjike është edhe fakti se pas hapit te Vucicit dhe Rakicit në Veri të Kosovës edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk përjashton mundësine e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme?! Nga kjo del se Beogradi po udheheq edhe në Kosovë. Turp?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat