Tentim-puçi i mbrëmshëm në Beograd, vazhdimësi e diskursit hegjemonist serb ndaj Kosovës..!? - Bota Sot
Tentim-puçi i mbrëmshëm në Beograd, vazhdimësi e diskursit hegjemonist serb ndaj Kosovës..!?

Opinione

Tentim-puçi i mbrëmshëm në Beograd, vazhdimësi e diskursit hegjemonist serb ndaj Kosovës..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 8 korrik 2020 Në ora: 19:42
Protesta

Për njohësit e diskursit dhe platformës politike hegjemoniste të Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj Kosovës, e kanë të qartë, sikur një edhe një, që bëjnë dy, se serbët dhe Serbia, pa dallim, nuk kanë çuar dorë dhe as që kanë ndryshuar një germë të vetme në Programin e çetnikut fashist, Ilia Garashaninit, për zhdukjen e shqiptarëve në Ballkan, i ashtuquajturi, “Naçertania”, e botuar në vitin 1844.

Pra, kjo është një e vërtetë e pamohueshme të cilën e dëshmojnë qindra masakra, dëbime, gjenocide, kallje të qindra fshatrave dhe qyteteve shqiptare, pastaj vrasjet e miliona shqiptarëve nga ushtritë dhe grupet terroriste paramilitare dhe çetnike serbe, duke filluar me gjenocidin, vrasjet dhe dëbimin e 650 mijë shqiptarëve nga Nishi, Toplica, Vranja, Pazari i Ri, e deri në Shkup, Tetovë, Ohër dhe Dibër (1850-87). Pastaj, okupimi i Kosovës si dhe qindra masakra të bëra ndaj shqiptarëve në Ballkan, para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë me 1912, e deri në Luftën e Parë Botërore (LPB) (1913-18), më pas krimet dhe dëbimet e shqiptarëve nga vatrat e tyre në vitet midis dy Luftërave Botërore, 1918-1939, pra krime pas krimeve, për t’i vazhduar ato me të njëjtin intensitet dhe agresivitet, edhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1945 deri në vitin 1966, e njohur si koha e zezë e kasapit të Ballkanit, Aleksandar Rankoviçit, kur pas rrëzimit të tij, për herë të parë pas 100 viteve barbari, për shqiptarët fillon një ngadalësim, apo një pauzë e akteve dhe veprimeve kriminale të Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve, kryekëput sipas Programit të “Naçertanies”, e më vonë edhe sipas skenarit të shkrimtarit, “nobelistit” çetnik serb, Ivo Andriçit (1938), për t’i rifilluar serish krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në vitin 1989, kur do suprimohet autonomia e Kosovës, e që do zgjasin deri më 10 qershor 1999, kur regjimi kriminal i Serbisë do kapitullon përfundimisht para ushtrisë së NATO-s..! (Lexo librin: nga Leo Freundlich-1913)

Të gjithë e dimë, se sa shqiptarë u vranë, masakruan, dëbuan, sa femra shqiptare u dhunuan dhe sa shqiptarë u zhdukën pa gjurmë nga kriminelët shkije, gjatë kësaj periudhe tragjike (1989-99), që po qese e llogarisim përafërsisht vetëm numrin e shqiptarëve të vrarë, pa numrin e të dëbuarve, gjatë njëqind e pesëdhjetë viteve të kaluar (150 v.), jam tejet i sigurt, se e kalon shifrën mbi dy milion shqiptarë të vrarë, mbi dy milion të dëbuar, pa i llogaritur këtu dëmet dhe shkatërrimet materiale të miliona shtëpive të djegura, miliona kafshëve të vjedhura, të vrara dhe pjekura në hell..!?

I ceka këto fakte kalimthi për ta theksuar faktin e të gjitha fakteve, se serbët dhe gjitha regjimet e tyre të deritanishme kriminale, fashiste dhe hegjemoniste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, si dhe ato që do vijnë në vazhdim, ndoshta formalisht dhe verbalisht do “heqin” dorë nga Programi shfarosës i Garashaninit ndaj shqiptarëve, por kurrë jo praktikisht dhe politikisht. Prandaj, mua më kanë tmerruar sjelljet, veprimet, naiviteti, simpatia, miqësia, besimi dhe vetëdija aq e ultë intelektuale dhe kombëtare e shumicës dërrmuese të politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë në këto 20 vitet e pas luftës, sidomos qëndrimet e tyre që kanë mbajtur ndaj politikës zyrtare të Beogradit kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve si popull dhe si komb.

Nuk kam mundur ta kuptoj kurrë miopinë dhe përuljen plotë servilitet si dhe nënshtrim e liderëve politik shqiptar, këndej dhe andaj kufirit shqiptaro-shqiptar, para udhëheqësve ultra-shovinist të Serbisë, si dhe ku e mbështetnin besimin e tyre, se Serbia po demokratizohet dhe se ajo e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve..!? Kjo nuk është e vërtetë, sepse qasja e tyre dhe ndryshim i tyre për të mirë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve kurrë nuk do ndodhë, sepse aq thellë serbët janë të helmuar me nacionalizmin, shovinizmin, armiqësinë dhe urrejtjet patologjike ndaj shqiptarëve, duke i bartur këto “veti” anti-shqiptare gjeneratë pas gjenerate, sa që nuk ka bisedime, as dialog, as marrëveshje, siç po besojnë politikanët shqiptar në Prishtinë, e cila do përmban njohjen e pavarësisë së Kosovës nga serbët dhe Serbia. Kjo ëndërr e keqe mund të të jetë vetëm në kokat e atyre shqiptarëve, të cilët, ose etjen për pushtet e kanë sëmundje të pashërueshme, ose nuk kuptojnë asgjë nga politika e pandryshuar hegjemoniste e regjimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe “Metohisë”..!?

Të gjitha forcat dhe partitë politike në Serbi, sado që mund të kenë qasje ndryshe politike dhe formale nga njëra tjetra ndaj Kosovës, në thelb të gjitha janë unike rreth faktit, se asnjë serb, kushdo qoftë ai edhe në pozitat më të larta të shtetit, nuk guxon ta tradhton popullin serb duke ua “dhuruar” shqiptarëve Kosovën dhe “Metohinë”, ngase ky akt sipas doktrinës nacionaliste dhe serbomadhe, është tradhtia më e madhe që mund ta bënë ndonjë tradhtar serb..! Nga tubimi dëgjoheshin refrenet: "Ne damo Kosovo..." (Nuk e japim Kosovën), a mos ishte edhe kjo rastësi..!?

Për fund, a thua ishte e rastësishme deklarata e një analisti serb, i cili ndër të tjera tha; “Protesta e mbrëmshme në Beograd ishte e organizuar nga ekstremistët e djathtë serbë (lexo: çetnikët, v. i.), me qëllim që ta pengojnë shkuarjen e presidentit A. Vuçiç në Paris si dhe takimin e tij me presidentin francez Manuel Macro, takimin në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së dhe me Avdullah Hotin..”, ngase gjithnjë sipas tyre, ata janë të “sigurt” se presidenti i tyre (A. V.uçiç) veç e ka nënshkruar marrëveshjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës..!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat