E shihni gjendjen në Veri të Kosovës?

Opinione

E shihni gjendjen në Veri të Kosovës?

Nga: Spartak Ngjela Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:18
Spartak Ngjela

Serbet atje janë hedhur hapur në sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti. As nëpër kolonitë e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë nuk ka pësuar një poshtërim të tillë nga kolonizatorët.

Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament.
E pse duhej kjo shumicë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?!
Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit.
Turp për këtë gjendje skllavërie që ka pushtuar politikën e lartë në Kosovë!
A ka ende shqiptarë në drejtimin e atij shteti, apo drejtojnë beogradasit e Isa Mustafës?
Mos vallë kanë mbaruar shqiptarët e vërtëtë në Kosovë!!!

E shihni se çfarë po pjell lëvizja Thaçi për ringjalljen e Mustafës?
Nuk po kuptohet ende: në këtë pështjellim kombëtar, ka apo nuk ka tradhëti? Po, për një gjë jam i sigurt: asgjë nuk bëjnë dot këta shqiptarë të korruptuar e pastaj të shitur. Nuk bëjnë dot gjë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Prandaj është më mirë për ta të tërhiqen, sepse kjo histori që ka nisur si riformim historik i Arbërisë së Re, nuk do të këtë kthim mbrapa.
Gjithkush duhet ta kuptojë: Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike - një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat