Politikat tallava të Isa Mustafës dhe pelegrinazhet e Hotit - Bota Sot
Politikat tallava të Isa Mustafës dhe pelegrinazhet e Hotit

Opinione

Politikat tallava të Isa Mustafës dhe pelegrinazhet e Hotit

Nga: Ramazan Bekteshi, Alexandria, VA, US Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:03
Ramazan Bekteshi

Isa Mustafa vazhdon te çvlerësoj LDK-ne me veprime qe si bëjnë nder partisë. Ai ka vendosur qe për pushtetin e tij absolut, te ftoje ne qeverisje edhe PDK-ne, t’a rehabilitoje atë nga dy ftesat e fundit te speciales, si shpërblim ky për ndihme ne grushtshtet dhe sigurimin e një vote te vetme pas mesnate nga Thaçi për qeverinë Hoti. As Hoti as Isa nuk mërziten fort nëse e thyen premtimin parazgjedhor partiak, se nuk do te ketë aleance me PDK-ne.

Sot, Isa dhe Hoti heshtën derisa Zv. Kryeministri i Kosovës, Z. Goran Rakiq nuk zbaton detyrimet sipas ligjeve kosovare për pandeminë por përkundrazi, prej sot ai ka filluar te respektoje dhe aplikoje urdhëratë e Vucqit për karantine dhe lëvizje te qytetareve serbo-kosovare ne katër komuna. Kjo është jashtë çdo norme morale, humanitare, ky është një poshtërim dhe injorim i institucioneve kosovare. Edhe Hoti si Isa i harroi deklaratat e tij paraprake qe tha me gojën e tij se; - një aleance me Listën serbe do te ishte një lëvizje politike jo e mençur kur dihet se votat serbe kushtëzojnë dhe paralizojnë qeverisjen. Sot, Zv. Kryeministri i Kosovës, Rakiq e testoi KM Hoti dhe e poshtëroi fort sa qe Hotit si ka mbete gjë tjetër nëse ka vetëm pak dinjitet, ose te përjashtoj Rakiqin ose vetveten.

Isa dhe Hoti edhe ne seleksionimin e kandidateve për ministri kriter nuk e kishin profesionalizmin dhe përvojën e kandidateve por dëgjueshmërinë ndaj tyre, si dhe eksploatimin e ish-figurave heroike dhe martire te Kosovës duke i angazhuar ne ministri familjaret e tyre qe nuk kane asnjë dite përvojë dhe kualifikim për një ministri përkatëse, pavarësisht se janë njerëz te mire. Pra, tandemit Isa-Hoti qe janë nen hijen e HTH dhe Srpskes, vazhdojnë te qeverisin pa principe por bazuar ne interesa klanore edhe kur rrezikojnë interesin shtetëror.

Pelegrinazhet e Hotit ne Perëndimin e Afërte dhe dështimin e tij qe te fluturoje ne Perëndimin e Largët është një thike pas shpine ndaj Amerikës dhe ‘pro-amerikanizmit’ te tij te rrejshëm dhe mungesës se guximit për t’u ballafaquar me pune te mëdha pa Thaçin. Endjet e tij neper pallatet presidenciale, Élysée ne Paris e gjetke, me shume pompozitet ishte vetem një shou mediatik, pa asnjë kërkese te vetme për viza apo proteste ndaj indiferencës franceze per vizat e tregojnë mjerimin politik kosovar dhe agoninë e diplomacisë sonë te pa konsoliduar, patetike, e pa vizion. Edhe dy marrëveshjet e nënshkruara sot i lanë një hije te zeze takimit për shkak te protokollit te nënshkruar nga pala franceze nga Sekretari i Përgjithshëm ne MPJ e jo nga Makron. Hoti, pa përgatitje ekipore, pa ekip negociues, pa vizion e guxim do te vazhdoje t’a thelloje krizën pandemike, ekonomike e diplomatike. Dishepulli i Isës, Hoti vazhdon te navigojë ne ujera me dallge te tërbuara dhe pa busulle duke pritur mbytjen dhe shpëtimin njëkohësisht.

Mungesa e kurajës qytetare e Isës dhe Hotit qe te kërkojnë dorëheqjen e Thaçit jo vetëm për shkak te speciales por edhe për shkak te bombës se Bolton-it eksplodimi i secilës gjëmoi deri ne kupe te qiellit, sepse Bolton e beri publike se Hashimi dhe Vuciqi kerkuan nderrim territoresh dhe se ata lobuan fort qe kjo te ndodhte. Pra, këto nuk ishin as teori konspirative as te sajuara, por te kërkuara nga presidenti ynë dhe miku i tij.

Zvarritja e gjarprit neper skenën politike kosovare për te konsoliduar edhe me tej pushtetin e tij, presidencën edhe pa prezencën e tij, mund te jete edhe me tej një rrezik imanent, sepse gjarprit nuk i zihet besë thotë populli, sepse gjarpri vepron me instinkt e jo me tru.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat