Kombi “kosovar” dhe deshmi nga biseda Hoxha-Kardelj

Opinione

Kombi “kosovar” dhe deshmi nga biseda Hoxha-Kardelj

Nga: Agim Vuniqi Më: 10 korrik 2020 Në ora: 06:34
Agim Vuniqi

Dallime midis termeve komb, shtet dhe vend, jane esenciale, edhe pse fjalët shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, varesisht nga kontesti “Country and state”- country vendi-shteti, vendi i origjines, vendi i banimit dhe state-shteti parimisht dhe politikisht janë terma sinonim që të dy aplikohen tek subjektet politike vetëqeverisëse. 

Megjithatë, kombi është një grup njerëzish që ndajnë të njëjtën kulturë, por nuk kanë sovranitet.

Dhe perfundimisht a duhet te thuhet kombi kosovar, apo qytetaret e Kosoves, dallimet jane esenciale, sepse kombi kosovar eshte tash per tash jo ekzistent, qe mund te pranohet me kohe ne pershtatje me rrethanat politike dhe historike, pas shtetndertimit qe eshte ne luhatje, proces jo i perfunduar. 

Por banoret qe jetojne ne Kosove jane gjeografikisht kosovare, sikurse qe jane prishtinas, pejane, gjakovare, llapjane, drenicake, dukagjinas...

 

Psh. ne rastin kombetarja e Kosoves perputhet me perfaqesuesja e Kosoves, por jo kombi kosovar. Ceshtja e perfaqesimit, pranimit te vullnetshem te qytetareve (banoreve/kombeve-grupeve etnike...quani si te doni) u pa pas ndeshjes ne futboll ndermjet Zvicres dhe Serbise, por ajo ne mes te Kroacise dhe Rusise, edhepse e para u be teme globale dhe kombetare, qe ne nje menyre apo tjetren tregoj se bota ka ndryshuar bashke më kombet-shtet, koncept mesjetar i bartur nga Traktati i Westphalias i nenshkruar më 1648, pas nje lufte te ashper ne mes te katolikeve dhe protestaneve. Pse pra kjo injorance intelektuale dhe ky keqekuptim intelektual i shkrirjes ne nje komb te ri? Kjo mund te ndodhe kur ceshtjet kombetare ne nje vend post-lufte te zgjidhen me marreveshje, jo me loje fjalesh, apo perkthime joadekuate gjuhesore, prandaj qe me ardhjen e UNMIK-ut, Eulexit, por edhe marreveshjeve te nenshkruara si gjuhe zyrtare e korespondences eshte marre anglishtja...

Per te qartesuar më denjesisht debatin diskutabil , qe po qendron i hapur ne mediat qendrore, ato zyrtare dhe alternative po sherbehem deshmite e paraqitura te Sharr Hoxhes, djalit te madhe te Fadil Hoxhes si deshmi nga bisedimet e drejperdrejta te Fadil Hoxhes dhe Eduard Kardelit, nder kuadrot më te larta politike te Titos.

Cka u tha ne biseden e tyre per kombin kosovar?

Ne vitin 1975 ne  vizite Kosoves erdhi Eduard Kardelj qe ishte numri dy i Shtetit Jugosllav.

Pas vizitave te monumenteve historike pat takim dhe bisede edhe me Fadil Hoxhen.

Kardeli  me seriozitet autoritativ i propozoi Fadil Hoxhes qe shqiptaret  te emertohen ne “Kosovar” e jo si Shqiptare!

Pas nje casti Fadil Hoxha i tha: " Nese Ju ne Kryesi te Shtetit keni marr vendim te tille, une menjihere do te jap doreheqje nga te gjitha funkcionet deri me tash! Fadil Hoxha prap i perseriti keto fjale Kardelit.

Poashtu Kardeli  propozoi planin e dyte,  Fadil Hoxhes qe Radio dhe TV i Prishtines te kundervihej Propagandes se Radio-Tiranes.

Njesoj si me pare Fadil Hoxha rrefuzoi edhe kete propozim dhe i tha se nuk kemi nevoje te kundervehemi kunder vetit sepse jemi nje popull! 

Pas ketij takimi Kardeli u kthya duar thate ne Beograd.Me pas optimizmi dhe guximi i shqiptareve ne Kosove u ngrit ne permasa aq te avansuara sa qe kudo qe shkonim ( pa viza) krenoheshim qe jemi Shqiptar! 

Madje nuk kishte nevoja te cekim se jemi Shqiptar te Jugosllavise sepse ne ate kohe Shqiperia ishte e mbyllur  dhe nuk lejonte banoret qe te dalin jashte  vendit.

Perfundimisht duke glorifikuar nje "komb" te ri ne humbim te kaluaren, historine, gjuhen, kulturen, humbim te drejten historike te trashegimise kulturore e pranuar nderkombetarisht... humbet e drejta per t'u interesuar per pakicen kombetare shqiptare qe jeton ne shtetet tjera, te sanksionuar ne baze te Kartes Univerzale te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut. Deri sot nuk kam ndier ndonje "ekspert" ne rajon t'i quan bashkekombetaret etni, as serbet, as kroatet, as sllovenet, as malaziasit, as boshnjaket, as muslimanet (boshnjak) perveq disa "idioteve"-shqipfolesve "kosovare" qe patentojne "kombe" e "etni" ne televizionet lokale ku tregtohen kombet, etnite...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat