Pse rezolutë e jo memorandum! 

Opinione

Pse rezolutë e jo memorandum! 

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 10 korrik 2020 Në ora: 10:01
Prof. Dr. Riza Smaka

Ditë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ,miratoi Rezolutën për unitetin politik e qytetar  në  mbrojtjen e vlerave të popullit të Kosovës ( Rezoluta) duke i radhitur  dhjetë çështje  politike  të  ndjeshme.

Rezoluta ,  në  situata të caktuara ,   aplikohet  në  fushën e gjeografisë, matematikës ,logjikës  por edhe të  drejtësisë -  jurisprudencës.

Rezoluta është konkludim,  vendim apo qendrim shkrimor i një organi   kolegjial , sikundër mund të jetë  kuvendi , me të  cilën shprehet  disponimi apo mendimi i pjesëmarrësëve që  e kanë  votuar.

Disponimi , qendrimi dhe pikëpamja  e shumicës së  qytetarëve të Kosovës ishte, është dhe kurdoherë do të  jetë dhe mbetët për t’i  sanksionuar  rigorozisht  juridikisht, politikisht e moralisht të  gjithë kryesit e  krimeve barbare , kundërnjerëzore të bëra veçanërisht gjatë periudhës 1997-9 , kryesisht, kundër  shqiptarëve  civilë të të gjitha moshave dhe   gjinive.

Seandejmi, del se ,Rezoluta është një  dokument juridik  më i zbehtë se sa opinioni publik i gjithmbarshëm i cili nga viti 1999 e këtej ka kërkuar dhe kërkon me të drejtë qe autoritetet shtetërore e politike të  Kosovës  të ndërmerrnin e të ndërmarrin akte dhe  veprime konkrete për dënimin e kryesve të barbarizmave të papara në dëmin e  popullit shumicë  në Kosovë.

Pikërisht ,në këtë  drejtim, autoritetet pushtetare e politike të Kosovës , kanë dështuar keq .

Ndaj , autoriteteve  pushtetare e politike të   vendit tonë  , Rezoluta , eventualisht do të mund të ju shërbente për  tentativë të  justifikimit të dështimeve të tyre ,në radhë të parë, të mosndërmarrjes së  procedurave juridike – penale e civile kunder militarëve e paralilitarëve  sërb   për dënime meritore të   kryesëve të  krimeve e masakrimeve të  civilëve të paarmatosur si dhe për reimbursime të dëmeve morale e materjale të tyre.

Tekefundit, kush do ta implementonte Rezolutën pos  autoriteteve pushtetare e   e politike të  Kosovës e ato kanë mund dhe mundën si dhe  ka qenë dashtë dhe  do të  duhej  t’i  aplikonin masat politike e juridike në funksion të  dënimeve juridike , politike e morale të  kryesëve të krimeve si dhe të reimbursimeve të dëmeve morale e materjale të   qindra mia  qytetarëve kosovarë të  pambrojtur dhe  të pafajshëm.

Ndryshe , jo vetëm autoritetet pushtetare e politike të R. të Kosovës, por, as vetë Kuvendi i R. të Kosovës , kanë prirje dhe  eksperiencë  negative referuar   rezolutave të Kuvendit  të RK-së .

Konkretisht, me Rezolutën e Kuvendit të RK-së  nr. 21- 178 dt. 29. 06. 2015, ka qenë kërkuar nga ish Qeveria e administruar nga z. Isë Mustafa dhe nga ish Komisioni për Shenjimin e Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të  drejtuar nga z. Murat Meha për të  bërë demarkacionin – shënjimin e jo redelimitacionin -  ricaktimin e Kufirit  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi gjatë  linjës adminsitrative Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit, Mirëpo ,sikundër Komisioni, Qeveria por edhe vetë Kuvendi i RK-së ,  në datën 21 mars 2017  e kanë pasë shpërfillur  me arrogancë e nonshalancë teknoburokratike Rezolutën e sipërthënë ashtu  që në d e kanë pasë ratifikuar , jo demarkacionin e kufirit administrativ egzistues e të pakontestuar por redelimitacionin – ricaktimin e gabuar e të dëmshëm të Kufirit kosovar – malazez në dëmin e  integritetit territorial të Kosovës për hiq më pak së për mbi 8000 hektarë –sic!

Memorandumi

Në rastin konkret ka qenë dashtë qe në vend të Rezolutës të miratohej Memorandum i  pergatitur  më seriozisht  , më thuktë , më qartë me një sistematizim   tematik organik e kronologjik    dhe me postulate të mbështetura në prova , të adresuara në fusnota ( jo të Editë Tahirit!!!)   , në referenca  si  dhe të  dhëna bibliografike  përkatëse, ndryshe, të bollshme!

Memorandumi ,  është dokument që shënon ngjarje , marrëveshje ose pikëpamje  të caktuar. Në rastin konkret, Memorandumi  do t’u  referohej  ngjarjeve   dramatike në Kosovë ,kryesisht, gjatë periudhës  1997-99 , gjatë së cilës  , nga autoritetet ushtarake e policore sërbe, të  inspiruara dhe të   drejtuara  nga provenienca politike,  religjioze,  pushtetare e  intelektuale sërbe,kanë pasë  kryer  krime lufte  të natyrës  dhe karakterit gjenocidist antishqiptarë.

Në kontekstin politik e diplomatik,  memorandumi ,konsiston në një tekst të kondenzuar, të sistemuar organikisht , të thuktë, të  qartë e të argumentuar referuar  ngjarjes , situatës apo çështjes konkrete të adresuar  opinionit apo institucioneve (ndër)kombëtare.

Memorandumi, praktikohet t’i   bashkëngjitet notës diplomatike të caktuar.

Esenca e memorandumit , poashtu , konsiston në  theksimin e   çështjes, ngajrjes, situatës  të definuar , të rëndësisë së veçantë , për tu mbajtur mend, për tu përkujtuar, për tu memoruar.

Rezoluta përkatësisht memorandumi për  implementim e jo për Ad Acta 

Po të ishte përgatitur  teksti i Rezolutës në mënyrën e sipërtheksuar , po të ishte  emërtuar  memorandum e jo rezolutë dhe ,autoritetet pushtetare e politike të  vendit po të kishin vepruar  dhe të vijonin të vepronin konkretisht dhe sistematikisht kundër  kryesëve të krimeve  të luftës në Kosovë  veçanërisht gjatë   periudhjës 1997 – 99  as më shumë as më pak se sa që ju lejon ligji në  fuqi,  kuptimi i atij dokumentit do të ishte përmbajtësor , i qelluar dhe i dobishëm  politikisht, diplomatisht, juridikisht dhe pragmatisht.

Ndryshe , hiq më vonë se sa një ditë pasë miratimit të Rezolutës ,një nga kryetarët e një subjekti politik parlamentar, me pompozitet e publikisht  deklaroi se ,Sërbia ,do të duhej të kërkonte falje për krimet e kryera në Kosovë..

Vallë, Rezoluta do të   përfillej në atë mënyrë!

Kurrsesi   jo ! Shteti sërb, nëpërmjet   isntitucioneve  politike,   religjioze,  shtetërore, intelektuale ishte katalizator dhe ekzekutor i krimeve të luftës deri në përmase gjenocidiste kundër  civilëve shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive veçanërisht gjatë periudhës 1977 -99 ,ndaj , jo “ kërkimi   ceremonial apo ritual  i faljes”,  por, aplikimi  konsekuent dhe konsistent  i përgjegjësisë   juridike – penale e civile kundër kryesëve të  krimeve  të lufës ,do të ishte zgjidhja,   për të cilën , përfaqësuesit politikë e pushtetarë të  Kosovës , njëzerit dhe energjetikisht do të duhej të  angazhoheshin dhe të  vepronin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat