Publicisti, Gani Mehmetaj, ka thënë se me 800-1000 xhami nuk të pranojnë në Bashkimin Evropianë.
“Të lejosh ndërtimin e 800-1000 xhamive, të bëhesh anëtare e Konferencës Islamike dhe të kërkosh integrim në Bashkimin Evropianë, duhet të jesh i lajthitur.
Prandaj kancelarja Merkel, i tha prapë Shqipërisë prit pak, të shohim si është puna e Maqedonisë.
Me xhami e në Konferencën Islamike nuk e kanë pranuar në BE as Turqinë, edhe pse u ka rënë në gjunjë, ka 30 vjet që i përgjëron, por kot.
Me xhami, mund të shkosh vetëm në Arabi”, ka thënë Mehmetaj.