Alarmon kryeministri me gjendje të jashtëzakonshme!

Opinione

Alarmon kryeministri me gjendje të jashtëzakonshme!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 11 korrik 2020 Në ora: 13:02
Avdullah Hoti

Qytetarët e Kosovës, janë alarmuar nga kryeministri i tyre, Avdullah Hoti, i cili së shpejti mund të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.

Nga mos dija për të menaxhuar me situatën e krijuar në Kosovë, shteti dëshiron që t’i mbyll qytetarët për të parandaluar infektimin e mëtutjeshëm me Covid-19.

Një shtet që Ministër të Drejtësisë e ka një jurist, nuk mund të pritet që pandemia të zhduket. Shenjat e para janë që ajo të rritet në mënyrë sporadike, pasi që, njerëzit që duhet të parandalojnë po menaxhojnë me këtë pandemi botërore, nuk i përkasin asaj fushe.

Kjo është njëjtë, sikur një punëtorë, murator apo ndonjë mekanik të automjeteve të i jap shteti detyra që të zbërthej ndonjë kod të programeve të ndryshme kompjuterike.

Padyshim, rezultati dihet si do të dal në fund të përpjekjeve të tyre për zbërthimin e kodit. Pra rezultati del negativ, sikurse që me pandeminë në Kosovë rezultati është negativ në rolin e udhëheqjes së shtetit.

Shkurt e shqip, shteti ka dështuar në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.

Gjendja e jashtëzakonshme për popullin është më e rëndë sesa përballja me Covid.

Këtë gjendje po e shpallin njerëzit që paguhen mijëra euro nga praja publike e Kosovës, për të një qëllim. Që ta fshehin dështimin e tyre, dhe në këtë mënyrë të ua lanë fajin qytetarëve.

Me gjendje të jashtëzakonshme, populli mbyllet, mbesin pa punë, pa asnjë të ardhur, kurse ata që e shpallin marri rroga të majme.

Përveç kësaj, ata edhe mund të lëvizin, të dalin kurdo që dëshirojnë, të mbajnë takime nëpër hotele, të hanë e të pinë, e populli vuan si pasojë e keqmenaxhimit të tyre.

Gjendja e jashtëzakonshme nëse bëhet në Kosovë, është si pasojë krye këput e keqmenaxhimit të situatës nga Qeveria dhe nga kryetarët e komunave në tërë Kosovën.

Prej që janë lirua masat dhe u hapen kafiteritë, askush nuk i ka kontrolluar se sa njeri është brenda tyre. Kurrë askush nuk i kontrolluar se sa afër janë tavolinat, a po e mbajnë distancën dhe çfarë po ndodh brenda tyre.

Kafiteritë brenda në qytete, sidomos ato që e kanë fluksin e madh në mbrëmje, asnjë prej tyre nuk i ka zbatuar masat e Qeverisë. Andaj këtu përgjegjës kryesor është menaxhimi i tyre nga shteti e komunat. Ata është dashur të bëjnë nganjëherë ndonjë kontroll për të parë situatën nga afër.

Tash gjendja e jashtëzakonshme nëse bëhet në Kosovë, është vetëm për t’ua lanë fajin qytetarëve për mos punën e tyre.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një lloj petku që do të mundohet me mbulu dështimin institucional në keqmenaxhimin e përhapjes së pandemisë.

Kështu po mendojnë edhe nga Shoqëria civile në Kosovë, biznesmen e qytetarë.

Edhe Jeta Berisha nga Shoqëria civile pohon se, Republika nuk është e gatshme me hy në një valë të dytë të karantinimit, pa as edhe një plan konkret për zhvillimin ekonomik, pa strategji operimi në terren, pa ekipë ekspertësh e vullnetarësh të trajnuar mirë. Dëmet ekonomike dhe sociale do të jenë të pandreqshme.

Ajo shprehet se, praktikat e Finlandës apo Gjermanisë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 munden me na shërby si dy referenca të mira, krejt çka duhet është krijimi i një grupi punues me ekspertë, e nëse ekspertë të tillë mungojnë në Kosovë, le të kontraktohen nga shtetet e tjera, sa harxhojmë buxhet në zv. ministra analfabetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat