Gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e krizës - Bota Sot
Gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e krizës

Opinione

Gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje e krizës

Nga: Prof. Ass.Dr. Nijazi Halili Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:21
Prof. Ass.Dr. Nijazi Halili

Gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallët, nga Kuvendi i Kosovës të cilën ketë po e kërkon edhe Kryeministri i Kosoves Hoti, por duhet të keni parasysh për pasojat eventuale që mund të dalin për shkak të krizës ekonomike, varfërisë së skajshme që mund të  prodhoj  destabilitet e krizë politike. 

Çdo vendim i marrur në ketë drejtim duhet mirë të llogaritet për pasojat eventuale, eskalim të gjendjes.

E vertet se covidi 19 është duke  depërtuar në çdo pore te jetës sonë.

Por forma  më e mirë për menaxhimin  e situatës së krijuar  do të ishte  vetdijesimi i qytetarëve duke  zbatuar  rrugullat dhe kriteret strikte që dalin nga Ministria e Shëndetësisë.

Të  punojmë, të kemi kujdes, ti respektojmë kriteret për menaxhimin e pandemisë

 kjo do të jetë  rruga më mirë.

Izolimi mbetet i fundit, dhe nuk është formë për menaxhimin e krizës sepse kjo gjendje mund të zgjas me vite, e ne nuk kemi as luksin e as buxhetin për ti rezistuar me izolim gjendjes së krijuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat