Mos hezito Hashim, jep dorëheqje para se të nisesh për në Hagë - Bota Sot
Mos hezito Hashim, jep dorëheqje para se të nisesh për në Hagë

Opinione

Mos hezito Hashim, jep dorëheqje para se të nisesh për në Hagë

Shefqet Avdimetaj Nga Shefqet Avdimetaj Më 12 korrik 2020 Në ora: 14:21
Hashim Thaçi, president i Kosovës

“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia. E vërteta vonon, por nuk zhduket dot. Keqdashësit mund ta sulmojnë atë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund ajo triumfon” (W.Churchill). Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje të hënën para se të niset për në Hagë, është ky një gjest moral, që një njeri me vetëm pak dinjitet duhet ta bëjë.

Këtë duhet ta bëjë për hirë të Kosovës dhe popullit të saj.

Në Hagë duhet shkoj Hashimi e jo Kosova. Në Hagë duhet të shkoj Hashimi e jo UÇK-ja, dhe kjo mund0 të bëhet vetëm nëse Hashimi merrë përgjegjësinë mbi vete, në të kundërtën, nëse nuk jep dorëheqje të parevokushme, do t’ia vë një njollë të zezë Kosovës si shtet, popullit, UÇK-së, dhe heronjve të kombit, që aq shumë u thirr në emër të tyre, dhe u ngrit në emrin e gjakut të tyre.

Prandaj, Hashim shko vetëm në Hagë, tani e ke rastin që t`ia bësh një tw mirë Kosovës dhe UÇK-së.

Mos ke frikë nga përgjegjësia, përgjegjësia është madhështia e njeriut…!

Mos u frikëso nga Gjykata Speciale, të cilën vetë e kërkove dhe vetë e formove.

Gjatë njëzet viteve u mundove ta paraqitësh vetën sikur Aresi-që në mitologjinë greke njihet si Zoti i luftës.

Shko në Hagë si ish luftëtarë, dhe jo si “President” e frikacak…!

U mundove mjaft të bëhesh “mik” i të gjithëve, edhe i Vuçiqit, por miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

Jep dorëheqje Hashim, mos e moho vetveten, nëse nuk e bënë këtë, jeni duke e mohuar pafuqinë tuaj si “president”.

Më e mira kishte me qenë, që të shpalleni i pafajshëm në çka vërtetë dyshoj? Mirëpo, nëse dëshmohet se keni vrarë ose keni dhënë urdhra për të vrarë shqiptarë të dëshmuar dhe kundërshtarë politik, duhet të përgjigjeni.

Duhet të jeni të guximshëm, edhe pse nuk e keni dëshmuar asnjëherë (sipas atyre që të njohin mirë) që të përballeni me drejtësinë, ngase vetëm në këtë mënyrë pastroni së pari vetveten, luftëtarët e lirisë dhe Kosovës në përgjithësi.

Mos hezito, jep dorëheqje, para se të nisesh për në Hagë. Periculum in mora – Rrezik për të pritur…!

Provo, që së paku njëherë, ta keshë ndërgjegjen si udhërrëfim…!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat