Diskursi i Brukselit, asfikson progresin në dialog! - Bota Sot
Diskursi i Brukselit, asfikson progresin në dialog!

Opinione

Diskursi i Brukselit, asfikson progresin në dialog!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 12 korrik 2020 Në ora: 23:21
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Borell për përspektiven e dialogut Kosovë Serbi:

“Është thelbësore për perspektivën e tyre evropiane dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Këto bisedime do të kërkojnë guxim politik nga të dy palët. Do të kërkojnë angazhim, në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit", tha ai.

Janë dy parakushte që i japin oksigjen marveshjes finale Kosovë -Serbi e cila dosido duhet t'rezultoj me njohje reciproke ;

E para : Be-ja, duhet të ndryshoj kursin politik-asimetrik kundrejtë palëve,
E dyta : Duhet t'a moderoj dhe shtyej e detyroj Serbinë dhe jo t'a përkdhel sikur deri me tani !

Suksesit të udhëheqjes se dialogut nga ana e Brukselit, duhet t'i paraprijë njohja e Kosoves nga BE-ja, kusht ky që presupozon barazinë e palëve para ndermjetësit dhe seriozitetin e udhëheqësit të dialogut për një marveshje ndermjet palëve të barabarta, ngase e kundërta e sjellë Kosoven në pozitë inferiore dhe pamundëson marveshje të palëve n'dialog.

Fjala "KOMPROMIS", të terhiqet dhe eliminohet nga zhargoni politik i BE-së, dhe të mjaftohet me nocionin "PRAGMATIZËM", ngase Kosova s'ka çfarë jep ma shumë se sa kompromiset e dhimshme për STATUSIN të dhëna në procesion e Vjenës.
Çfardo tjetër, prekë qenësinë e Kosoves dhe funksionalitetin e saj, gjë që do ishte edhe fundi i saj si shtet sovran dhe i pavarur.

Afatizimi i procesit të dialogut është garancë tjeter e suksesit dhe e kunderta.
Një proces dialogu, i pa-afatizuar dhe me diskursin e provuar të BE-së që nga 2013-ta, do të lodhte Kosoven dhe trimëron Serbinë në kursin e saj nihilist dhe agresiv ndaj Kosoves dhe shtetësisë se saj, për çfarë Kosova dhe shqiptaret nuk kanë komoditetin e sjelljes dhe çasjes se tillë deri n'pafundësi.

Diskursi serb se Kosova është objekt kompromisi dhe jo subjekt dialogu, zë frymën marrveshjes finale dhe pamundëson dialogun i cili duhet të zhvillohet ndermjet palëve të barabarta dhe asesi ndryshe.

Brukseli, përkatsisht BE-ja, duhet të ndryshoj në diskurs, çasje dhe ritëm, nëse do që të arrijë sukses në "oborrin" e vetë, përndryshe ; ky është treni i fundit i saj të cilin nuk mund t'a kapë më kurr.

Serbisë duhet t'i imponohet pranimi i realitetit të ri, të pas 12 qeshorit 1999 dhe 17 shkurtit 2008 !

Kosova është çliruar nga pushtuesi i egër serbo-sllav me ndihmen vendimtare të Amerikës n'krye të Aleances Veriatlantike (NATO) me 12 qeshor 99, Kosova është e pavarur që nga 17 shkurti 2008, dhe qytetaret e saj kanë provuar dhe shijuar lirinë që mbi dy dekada të cilen nuk e tregëtojnë me asnjë çmim, andaj, sa më parë që t'a kuptoj Serbia dhe aleatet e saj n'BE dhe jo vetëm, aq ma mirë për Kosoven, Serbinë dhe Europën, pjesë natyrale e së ciles jemi.

Kosova n'dialog me Serbinë, jo vetëm e barabartë, por ballhapur dhe krenare, ngase lufta e saj çlirimtare dhe kauza e drejtë për liri, u mbeshtet edhe nga qytetërimi euro-perendimor dhe nga SHBA-të si piemont i vlerave demokratike universale me ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit kriminal të satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq !

Poqëse BE-ja , nuk mund të "akomodohet"në realitetin e Kosoves shtet sovran dhe demokratik dhe t'a trajtoj të tillë Republikën e Kosoves në dialog me Serbinë, atëherë duhet të "dorëzohet" dhe ti çoj duart nga procesi të cilin SHBA-të do t'i japin epilogun definitiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat