Faqet më të errëta të historisë njerëzore - Bota Sot
Faqet më të errëta të historisë njerëzore

Opinione

Faqet më të errëta të historisë njerëzore

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:39
Ragip Guraziu

Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje.

Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.

Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar. Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.

Kjo është Bota e civilizuar qe i pa me sy te gjitha në Srebenicë dhe mbylli sytë e gojën?!

Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.

Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar.

Kosova, Srebenica e dytë

Hoti në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Tragjedi e njëjtë ndodhi edhe në Kosovë nga i njëjti agresor

Tragjedi e njëjtë ndodhi edhe në Kosovë nga i njëjti agresor, potencio, Kryeministri Avdullah Hoti ka përkujtuar 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë ai përmes një postimi të tij në “Facebook”ka shkruar se Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën.Ai ka thënë edhe pse me vonesë  pasi kishin ndodhur shumë gjakderdhje, derisa  qindra-mijëra jetë njerëzish ishin shuar, bota demokratike ndërhyri për t’i shpëtuar popujt e shtypur dhe për ta ndalur njëherë e përgjithmonë makinerinë e Millosheviqit.

Në 25-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, lutemi për 8372 viktimat civile boshnjake, të cilët u ekzekutuan pamëshirshëm nga Ushtria e Republikës Serbe të Ratko Mlladiqit.

Barbaria që ndodhi më 11 korrik 1995 në Srebrenicë, paralajmëroi se tragjedi të tilla përmasash apokaliptike mund të ndodhin edhe më vonë dhe për fat të keq ato ndodhën! I ndodhën edhe popullit të Kosovës, i cili, po ashtu, pësoi vuajtje dhe tragjedi të mëdha nga i njëjti agresor që në prag të shekullit XXI, me qëllim të mbizotërimit në rajon, po synonte zhbërjen e etnive të tjera.

Ndërsa  është një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. "Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale,prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizuar, duke harruar luftën totalisht,jo rastësisht Presidenti Thaçi,dhe Lideri i PDK-së,Kadri Veseli,dy figura Premanente të luftës së UÇK- së dhe Shtetit të Kosovës,këto ditë e muaj do përballën me Gjykatën e Hagës,me akuza të Dick Marty,që mendojë do fitojnë këtë betej,dhe ndasht Zoti i madh( pasi këta dy burra janë të luftës  dhe nuk e përfaqësojnë vetëm veten por edhe Shtetin e Kosovës),dhe dretësia e tyre për çfar akuzohen , dalshin faqebardhë siç thotë një fjalë e jona popullore,që Kosova të dalë faqe bardh,e për tjera,ndoshta kardinohen partit politike,në mes vete,DHE HAJNA PAS GRILAVE MEDOMOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat