Toka që nuk vjetërohet! - Bota Sot
Toka që nuk vjetërohet!

Opinione

Toka që nuk vjetërohet!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:33
Melihate Tërmkolli

Sot, me 13 korrik 2020 bëhen 142 vjet nga përfundimi i punimeve dhe vendimeve që morën Fuqitë e Mëdha të kohës në Kongresin e Berlinit, (13.06.1878-13.07.1878).

Tokat shqiptare u copëtuan dhe u aneksuan nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi. Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia), ua njohën këtyre shteteve të drejtën mbi tokat shqiptare, e legjitimuan aneksimin e tyre duke legjitimuar edhe spastrimin etnik të parë masiv të Serbisë kundër shqiptarëve. Mbi 200. 000, shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit (qendër e  Dardanisë bashkë me Shkupin), që përfshinte, Nishin, Prokuplën (Toplicën), Kurshumlinë, Vranjën, Leskovcin dhe rrethe tjera, u vranë, u plaçkitën dhe u dëbuan dhunshëm nga toka e pasuria e tyre nga ana e ushtrisë serbe në dimrin e acartë të viteve 1877-1878. Sipas historianëve, shqiptarët jetonin në një territor kompakt prej 10.972 km2, gati sa Kosova e sotme, por jetonin edhe në hapësiar tjera të shpërndara.

Evropa duhet t’ua kthejë shqiptarëve tokat e tyre, natyrisht kur shqiptarët punojnë për interesat e shtetit e popullit të tyre, për kthimin e këtyre tokave, qofshin ato të banuara me shqiptarë, qofshin të kolonizuara me serbë, grekë, malazezë apo të tjerë.

Për shqiptarët e dëbuar dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit, nga Toplica e rajonet tjera, me vendimet e Kongresit të Berlinit u la një derë e hapur për kthimin e tyre dhe tokave e pasurisë së shqiptarëve të dëbuar, realizimin e të cilës e pengoi Serbia në mënyrë permanente.

Këto të drejta nuk vjetërohen asnjëherë, duhet punuar për t’i realizuar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat