Duartrokitje për fatkeqësitë e të tjerëve!

Opinione

Duartrokitje për fatkeqësitë e të tjerëve!

Nga: Petrit Dibrani Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:23
Petrit Dibrani

S’është aspak burrëri, është mëkat dhe kulmi i paturpësisë!

Ata që janë të edukuar në këtë mënyrë, nuk ndryshojnë dhe sigurishtë s’kanë aspak mëshirë.

Kujdes!

Gjaku i derdhur për liri, mundë t’na mallkojë deri në pafundësi.....

Duartrokitjet, për fatkeqësitë e të tjerëve, tregojnë shumë qartë, se sa jemi për bashkim dhe shtetëndërtim.

Me gjuhën e alegorisë!....

Shtrembërim të mbiemrave, të zyrtarëve të qeverisë.

Dikur, kinse në koalicionin e “shpresës”, ndërsa sot të ngrefosur dhe kapardisur, ofendojnë njëri - tjetrin, sikur të ishin të dalldisur dhe kuturisur.

Politika arti i së mundurës, bëhet me vepra, shkrime dhe realizime të premtimeve.

Shtrembërimi i mbiemrave, nuk është dije, është marri jo edukatë dhe paturpësi.

Me shtrembërime të mbiemrave s’ka punë, ka vetëm mashtrime.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat