Gjendja alarmante me virusin SARS COVID 19

Opinione

Gjendja alarmante me virusin SARS COVID 19

Nga: Mr. sc. Shpend Salihu Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:43
Mr. sc. Shpend Salihu

Duke respektuar dhe përfill masat restriktive të Qeverisë së Kosovës, arrihet deri në njëfar masa reduktimi i  të infektuarve nga Virusi Biologjik SARS COVID 19, por nuk arrihet të mposhtet pandemia e cila përditë po shton numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve. Në Kosovë sipas testeve të bëra pardje kishim mbi 5000 të infektuar duke mos i llogaritur ata që nuk iu kanë nënshtruar testeve laboratorike.

Etimologjia e armës biologjike, flitet që është nga provat laboratorike që janë bërë se ky virus është kombinim, i gripit të zakonshëm, i virusit Ebola dhe HIV-AIDS, edhe pse dihet që ende publikisht serumi ose anti-virusi ndaj HIV nuk është zbuluar. Sipas vëzhgimeve të fundit të mikrobiologëve dhe virusologëve e infektologëve, del se ky virus ka prejardhjen nga shpellat e WUHAN në Kinë, konkretisht nga lakuriqët, dhe helmi i tyre, i cili është përpunuar dhe më pas ekzaminuar dhe shpërhap në publik. Mos të harrojmë se lakuriqët kanë kafshimin dhe helmimin më të rrezikshëm sesa cila do krijesë tjetër, sepse helmi i lakuriqëve shkakton reduktim të sistemit imunitar, dhe probleme pneumonike e ngacmim ose irritim të sistemit nervor psiko- motorik, dhe arrin të përkeqësoi gjendjen e pacientëve që infektohen.

Korona është shëruar në plantazhet e Britanisë së Madhe, të cilat ishin të infektuara me Koron, gjatë shekullit të XVIII, përmes një bime të quajtur Dadofil, që kultivohej në Zeland të Re, që ishte surrogat i gjethes së bimës së Dafinës. Por edhe pse korona njifet nga Mitologjia Iliro- Greke, virusi i tanishëm është i avancuar dhe modifikuar në atë formë që të rrezikoi dukshëm shëndetin dhe jetën e njerëzve e posaçërisht të atyre, që janë në moshë të shtyrë, tek fëmijët si dhe tek personat që kanë probleme akute ose probleme me sistem respirator.

Qeveria në këto momente dramatike, kur Kosovo sipas analizave statistikore, nxën vendin e 3 në Europë, për nga numri i të infektuarve, që kemi mbi 101 të vdekur, duhet të jemi syqel dhe koshient, sepse rrezikohet në masë jeta dhe shëndeti i qytetarëve andaj , kemi rrezikim dhe cenim të sigurisë nacionale, sepse siç dihet çdo kërcënim i të mirrës së përgjithshme dhe jetës e shëndetit të qytetarëve në shkallë masovike, ndikon në çrregullimin e sistemit të sigurisë nacionale, andaj rekomandimi im për Qeverinë aktuale, është të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shtet, në të kundërtën do kemi pasoja dhe humbje të mëdha njerëzore. Është evidente që gjendja e karantinës, ndikon në humbje financiare, por kur kemi të bëjm me jetën e qytetarëve , dhe humbjet e mëdha njerëzore që akoma mund të i pësojm, një veprim i tillë është adekuat dhe shumë i nevojshëm. Humbjet financiara mund të kompenzohen me ndihma, grante dhe subvencione e hua ndërkombëtare, dhe shteti me një program të mirrëfillt zhvillimor ekonomik, jo vetëm që shpejt do e tejkaloi situatën por edhe do zhvillohemi shpejt ekonomikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat