Si ta nxisim punën për hulumtime shkencore dhe krijuese të SHSHKK-ës dhe t’i largohemi SHPSHK-së?!...

Opinione

Si ta nxisim punën për hulumtime shkencore dhe krijuese të SHSHKK-ës dhe t’i largohemi SHPSHK-së?!...

Nga: Sami Arifi Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:34
Sami Arifi

Akademitë, shoqatat e shkrimtarëve dhe krijuesve  ishin zëri më i fuqishëm në të gjitha vendet për lirinë e popujve dhe për shtetndërtimin, shtetin e sê drejtês, në vendin e tyre.

 Për t’i dhënë shtytje punës shkencore dhe krijuese të Shoqatave të Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Kosovë si dhe për eleminimin e manipulimeve që Shoqatat mund t'i bëjnë dhe që mos të marrin rrugën e papunësisë dhe të shndërrohen nė Shoqata Politike të Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Kosovë,  duhet të vlerësohet puna e jo pakpapuna, duhet të kemi kritere në radhë të parë për kryesinë, bordin dhe anëtarësinë e Shoqatës, që shpërblimet për mirënjohje të vendosen dhe renditen në bazë të meritokracisë e jo në bazë të shoqërisë, afërsisë e jaranisë.

Këto organizime janë efikase kur kemi statutin e Shoqatës që në të janë të përfshira kriteret, avansimet, emrimet që drejtohen nga komisionet profesionale dhe në këtë mënyrë udhëheqja e Shoqatës vepron mbi bazën e statutit të Shoqatës për avansime me mirënjohje e të tjera në bazë të punës krijuese, shkencore te anëtarët e saj e më gjerë.

Kriteret për zgjedhjen e kryesisë, bordit dhe anëtarësimin në Shoqatë të jenë si vijon:

1. Për t'u kandiduar anëtar i kryesisë së Shoqatës të ketë së paku katër   libra të botuara, një punim në revistë shkencore dhe pesë artikuj të botuar në gazeta me përmbajtje historik apo në lëmin e kulturës, nëse nuk ka botim në revistë shkencore atëherë t‘i kenë dhjetë artikuj me përmbajtje historike apo kulturore të botuar në gazeta.

2. Kandidatët për anëtarë të bordit të Shoqatës t‘i kenë së paku dy libra të botuar.

3. Ndërsa për anëtarë të kuvendit të Shoqatës duhet të kenë së paku një  libër të botuar.

KRITERET PËR SHPËRBLIME TË SHOQATËS TË JENË si vijon:

1. Në bazë të librave, punimeve në revista shkencore, artikujve në gazeta të botuara dhe aktiviteteve tjera.

Të nderuar shkrimtarë për ecje drejt përparimit ndërgjegjja jonë duhet të trokas në mendjen tonë, ashtu siç të vjen keq kur dikush shpërblehet me punën tënde, ashtu duhet të ndihemi keq kur ne shpërblehemi pa rend me punën e dikujt tjetër!...

————————

SHSHKK-Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesëve të Kosovës

SHPSHKK-Shoqata e Partive të Shkrimtarëve dhe Krijuesëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat