Përballë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Opinione

Përballë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 korrik 2020 Në ora: 07:03
Skënder Karaçica

Entuziazmi (politik)i përfaqësuesve të BDI-së për deputetë dhe të pushtetit lokal,e harrun gjuhën shqipe,,zyrtare,,dhe urojnë në maqedonisht(!)

Ramis Merko është kryetar i komunës së Strugës,tashti në mandatin e dytë.Edhe në politikë dhe në fushën ,,shkencore,,ka arritur rezultate kolosale dhe e ka zënë pikën e duhur,që,të ecë përpara me xhepat plotë e sa i përket qytetarëve të tij në Strugë nuk i bëhet vonë(sic!).

Me rastin e zgjedhjeve parlamentare ku BDI-ja partia e tij mezi që ecën (sic!)i fitoj siç po thonë në dasmën e Kërçovës me daulle e fishekzare nja 12 deputetë me rrogë në Shkup me një përfaqësim të shqiptarëve (pakicë dhe jo shtetformues-sipas Kushtetutës)!

Ramis Merko sot ishte shumë i me disponim të entuziazmit politik dhe duke lënë në koshin e kohës gjuhën e lashtë amtare të tij,gjuhën shqipe,kryetar i Strugës ia grahi në gjuhën maqedonishte përgëzimin për ,,fitoren e BDI-së,,si thotë fjala e popullit (trashtë e surlës)iu drejtua opinionit në gjuhëne vetme zyrtare në maqedonishte:

,,Da zivee nasata drzava Makedonija...!,,

E kjo është besnikëria e Ramis Merkos dhe të partisë së tij (BDI)ndaj shtetit,që,nuk e di a janë në dijeni se shqiptarët në përmasën e shkallës kombëtare dhe demokratike janë pakicë dhe jo shtetformues),prandaj paraqitja e tij në gjuhën maqedonishte e jo në gjuhën shqipe të tij për ,,përgëzimet e fitorës për shqiptarët,,në këto hapësira etnike,tregon se sa kjo parti politike shqiptare për këto vite ka ,,bërë shumë,,në avancimin e barazisë kombëtare të shqiptarëve që mos të mbesin në paragrafet e mbyllura të Kushtetutës së këtij vendi veçse pakicë dhe jo shtetformues!

Po të kishim elekoratin shqiptar të votës së lirë,në parim qysh syt do të shkarkohej Ramis Merko nga detyra e kryetarit të komunës së Strugës për tradhëti dhe skandal ndaj popullit të tij shqiptar,duke e lënë gjuhën një më të vjetrat në Evropë,gjuhën shqipe në kantën e përllogut dhe duke përgëzuar vetëm në gjuhën tjetër dhe e vetmja zyrtare(maqedonishtja)në shtetin e Maqedonisë së Veriut!

Ramis Merko,kështu ruhet dhe mbrohet çështja kombëtare shqiptare me kthimin  e shpinës vetëm kah fryejnë erërat e pushtetit e të shtetit maqedonas...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat