Solidariteti i qarqeve korruptive

Opinione

Solidariteti i qarqeve korruptive

Nga: Prof. dr. Riza Smaka Më: 16 korrik 2020 Në ora: 08:16
Prof. dr. Riza Smaka

Në vendin tonë , shkalla dhe format korruptive janë të shumta, të ndryshme   dhe të  rrënjosura në  nivelet e larta politike e pushtatare .

Qeveritë e deritashme duke e përfshirë Qeverinë aktuale, konvencionalisht,  korrupsionin, në përgjithësi,  jo qe e kanë luftuar, por,  virtualisht, implicite madje herë herë edhe eksplicite, e kanë favorizuar dhe vijon të favorizohet!

Jo pak   funksionarë politikë e qeveritarë  janë sterpasuruar , jo në saje të bizneseve të pastra e legale ,por ,kryesisht ,nga   fondet për finaicimin e luftës çlirimtare ,privatizimet  perversive, tenderimeve   jo rrallë herë të panevojshme, abuzimet e  autorizimeve zyrtare, sterfryrjeve të administratës publike e në radhë të parë të  ekzekutivave sukcesivisht , emërimeve e punësimeve  nepotiste e familjare,   uzurpimeve të pronave   publike si dhe të pagesave  nebuloze  tepër të larta e të shumta të  lokaleve jo pak të tila  të  ndërtuara ilegalisht për vendosje të institucioneve  publike të shumta e të ndryshme poashtu inflative...

Në  kontekstin e pyetjes suaj referuar Telekomit dhe transaksioneve   si  dhe aferave   nebuloze të Z- Mobile ,kur isha deputet i Kuvebdit të RK-së  në legjislaturën e tretë të Kuvendit të RK-së , nder të tjera , pikërisht po  këtë temë e kam pasë aktualizuar por   nuk kam pasë  mbështetje  nga   pushtetarët e kohës  për të  vepruar kundër  transaksioneve   problematike. Për po këtë  çështje edhe më aktivisht kanë qenë  të angazhaur  ish deputetët z Driton Tali dhe z. Naim Rrustemi të  cilët për kah profesioent ishin ca më  të informuar.Poashtu , angazhimet e dobishme të tyre nuk kanë pasë hasë në mbështetje institucionale nga ekekutivët në vijim as nga  institucionet e judfikaturës. Tani më, kur   Telekom-i është para bankrotimit , del lëmshi spekulimeve dhe malverzimeve të ndryshme të  jo pak   politikajve e   pushtetarëve reciprokisht të    ndërlidhuar në baza solidare korruptive.

Qevria aktuale ,përderisa edhe në këto çështje të ndjeshme   virtuelisht hesht, për aq solidarizohet  me   dukuritë negative e të dëmshme të tilla e të  formave tjera.

Nder të tjera, Qeveria aktuale e RK-së,  sikundër  të ishte  

 e formuar sipas Ligjit për Qeverinë e  jo sipas aktit nënligjor të pabazë ligjore,

me kapacitete legjitime   , e palenduar nga   vota të pakta madje nga disa vota të kontestuara seriozisht, modeste realisht e jo nga  numri  enorm i  ministrive    disa  sosh të panevojshme   si dhe po  të kishte vullnet politik ,do të mund të  lëvizte   përpara  aktivitete antikorruptive   edhe nëpërmjet  përgatitjes dhe nga Kuvendi i RK-së, miratimit të 

Ligjit Antikorrupsion,

Ligjit për Vetting-un,

Ligjit për Origjinën e Pasurisë,

Ligjit për Përgjegjesinë  Morale , Politike, Objektive e Juridike të  Titullarëve të Autorizimeve Publike dhe të  Politikajve  , të    implementimit të përkushtuar të tyre dhe të akteve ligjore në  fuqi!

Ndërkaq , Qeveria aktuale e RK-së ,  këto aktivitete e të tjera  në këtë  drejtim , nga  shkaqet e sipërnumëruara , nuk mund të pritet  t’i ndermerr sëpakut jo  energjetikisht as me përkushtim! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat