Kujdes nga “Analistët politikë nostalgjik dhe huqet e tyre” që vazhdojnë të janë të përgjumur dhe nuk e njohin gjeografinë shqiptare

Opinione

Kujdes nga “Analistët politikë nostalgjik dhe huqet e tyre” që vazhdojnë të janë të përgjumur dhe nuk e njohin gjeografinë shqiptare

Nga: Haki Latifi Më: 17 korrik 2020 Në ora: 12:52
Haki Latifi

Qeveria e Kosovës duhet të kenë besim në SHBA, pasi janë vendi qe kanë bërë shumë për lirinë e Kosovës.

Vërtet është shqetësuese kur dëgjon të ashtu-quajtur analista (lexo banalista), opinionbërës që me mangësitë e tyre profesionale dhe me një arrogancë ideologjike, plasojnë teza: „kush është Amerika, kush është Trampi, „Trampi s’është Amerika“ etj. Të gjithë jemi dëshmitar për degradimin e debateve në televizionet e Kosovës, ndërsa prijëtare në këtë çoroditje po del se është RTK-ja! Sa budallakitë po thuhen prej „analistë- banalistave“, Zoti e bëftë mirë!

Në vend se të reflektojmë dhe të fillojmë t’i bëjmë punët tona më mirë dhe t’ ia dijmë hallin vetit, në vend se të bëjmë politik globale dhe ti analizojmë edhe personalitetet e shteteve qe janë superfuqi botërore, e bërllogun në shtëpinë tonë nuk e pastrojmë si duhet.

Për vet faktin se, këta nuk dinë as të analizojnë, as të flasin në mënyrë të kulturuar, as të prezantojnë fakte për konstatimet e tyre. Vetëm akuzojnë me shpifje populliste dhe nxisin urrejtje pa nevojë. Këta të ashtuquajtur analistë për çdo mbrëmje në TV kombëtare , terrorizojnë shikuesit e këtyre televizioneve me gënjeshtra dhe intriga të dëgjuara nëpër rrugët e Prishtinës e pastaj ky soj analistash ia servon publikut në TV kombëtare!!

TV tona kombëtare, në vend se të organizojnë debate serioze nga njërëz me autoritet dhe me intergitet, përkundrazi lejojnë gazetarët e tyre që të keqpërdorin mediumet kombëtare për të bërë atakime politike pa qenë të pranishëm në vendin e ngjarjës.

Mendoj se kjo kategori „analistësh“ apo më mirë t’i quajmë gazetarët e turpit që flasin pa fakte, e kanë legjitimuar edhe antiamerikanizmin në Kosovë.

Këta dhe shefat e tyre politik si dhe donatorët eventual të tyre po dergojnë porosi të dëmëshme!

Jemi dëshmitar se si disa Media, në veçanti portalet dhe disa TV, janë bërë bartës të shpifjeve, trillimeve, etiketimeve, denigrimeve, dhe nxitësit kryesor të mosmarrëveshjeve, grindjeve, urrejtjeve në politikën dhe shoqërinë kosovare e atë gjithë shqiptare, duke hedhur benzinë në zjarr. Kjo është në kundërshtim me misionin që kanë mediet dhe gazetarët në përgjithësi, dhe fatale për shoqërinë e shtetin. Normal në një shtet funksional duhet ti thuhet; Ndalo!, dhe t’ua ndal hovin këtyre veprimeve poshtëruese dhe shkatërrimtare të ashtuquajtura „Portale“ dhe të përgjigjen para drejtësisë. Shumë prej tyre nuk e kanë fare dert as dhimbje edhe të ecin mbi tragjedi kombëtare dhe kufoma, sall të realizojnë synimin e tyre egoist e të poshtër profitesk! Nuk e kanë dert dëmin që ia bëjnë Kombit dhe Atdheut!

Është vertetë shqetsuese kjo situatë e krijimit të; „opinioneve“ dhe porosive keqëberëse dhe të dëmshme skajshmërisht për shtetin e Kosovës! Sepse me këtë çmenduri të tipit të „analistave“ edhe miqtë e aleatët që i kemi, lehtë mund t‘ja kthejnë shpinën shqiptarëve dhe të na trajtojnë si të “padobishëm“!

Ne kishim fatin që me politika të menqura erdhëm te pika që Kosova të jetë interes gjeostrategjik i SHBA-së. Andaj nuk është largë mendsh që ka sponzor të fuqishëm, armiq që ky interes të zhbëhet! Kështu mendojë unë dhe dua qe mos të kem të drejtë!

Edhe dialogu me Serbinë, është njëra ndër ҫështjet me interes nacional që nuk duhet të jetë objekt i betejave elektorale politike pozitë-opozitë. Është mirë që të mbizotëroj modeli i një koncensusi të gjërë politik dhe një ,,armëpushim” në mes rivalësh për të shfrytëzuar këtë momentum të rëndësishëm politik kur të fton Amerika superfuqi botërore dhe miku e garantuesi i të gjitha proceseve historike të ndodhura në Kosovë. Fundja meritë të veҫantë dalluese në këtë proces nuk mund të marr askush sepse ndonjë marrëveshje eventuale duhet të legjitimohet me dy të tretat e kuvendit të Republikës së Kosovës , që d.m.th duhet të vendosë thuaja i gjithë spektri politik shqiptarë.

Amerika nuk ka copa Kosove me ia dhanë Serbisë , se Amerika nuk e ka çliruar Kosovën me ia kthye Serbisë. Kjo vlenë për ata që dyshuan te „Amelika , Amelika“, njëherit që nuk lanë sharje pa ia dhenë Grenellit, Trumpit.

Presidenti amerikan Trump është kundër shkembimit të territoreve, këtë e bëri të qartë emisari për dialog z.Grenell në intervistën televizive ne Fox News. Siq dihet ketë çeshtje e pat mbyllur edhe kancelarja e Gjermanisë z.Merkel vjet në Samitin e Berlinit dhe lajmi datës, 19 qershorit me sqarimet që u bënë nga SHBA, janë lajme të mira për Kosovën dhe paqen në Balkan. Disa analistë-banalista mbase janë dëshpëruar, por kjo s’ka rëndësi, me rëndësi populli i Kosovës fitoi përseri sepse e kundërshtoi fuqishëm iden e rrezikshme të luajtjës me harta të kufive.

Andaj ky soj i analistave, mos të brengosen shumë , se vulën ekonomike dhe politike ia jep Amerika, sikur që ia pat dhënë në Rambuje, në Vjenë e Bruksel. Pra, SHBA-ja është ajo që vendos, këtë e kanë thënë edhe armiqtë tanë, bile edhe Slloba i vogël (Daçic) pat deklaruar njëherë , se sa herë që po shkojmë në Bruksel, së pari po duhet mu taku me ambasadorët amerikan e pastaj me ata evropian“. Dëshmi tjetër kemi edhe te rasti i formimit të ushtrisë së Kosovës, ishte Amerika ajo që vendosi edhe pse kishte shumë kundërshtime përmbrenda anëtarve të NATO-së.

Nuk e besoj që ka shqiptar që ka dy kokrra mend e që është antiamerikan. Por edhe nëse dikush që po tenton ta trilloj qëllimisht këtë emër, bile edhe si koncept është shumë i rrezikshem për ne shqiptarët.

Duam apo nuk duam historia e këtij njëqindvjeçari vërteton se pa Uashingtonin asnjë çështje problematike ndërkombëtare nuk është zgjidhur. Besoj se edhe kësaj radhe do të vazhdojmë ta kemi përkrahjen, si rrjedhoj e rasteve të mëparshme, na japin shpresë se SHBA janë për një zgjidhje të drejtë të Kontestit Serbi-Kosovë, andaj nuk do të duhej të kemi arësye, të dyshohet për farë dredhie amerikane në këto bisedime.

E gjithë bota e dijnë se SHBA e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo për kosovarët është e njohur. Partia Republikane ishte në pushtet, në kohën e shpalljes se pavarësisë . Shtrohet pyetja; Kur ka ndodhur që amerikanët të tërhiqen nga vendimet e veta, kur e kanë njohur një vend? Deri në ditën e sotit nuk më është e njohur.

Andaj mendoj se, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri z.Avdullah Hoti, duhet të kenë besim në SHBA, pasi janë vendi qe kanë bërë shumë për lirinë e Kosovës. Sepse edhe në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar sa i përket procesit të dialogut, është qeveria që ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheqë këtë proces.

Prandaj, unë e kuptoj kur edhe ankohemi përse Zoti kufizoi inteligjencën dhe e la budallallëkun pa masë. Por ka një problem tjetër se këto janë punët e Zotit dhe me punët e Zotit nuk merrem dot. Por me punët e robit mund të merremi. Se problemi i inteligjencës ka të bëjë me faktin kur kalon shumë në idiotësi. Dhe kur kalon shumë në idiotësi, ajo bëhet farsë idiote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat