Krimi lulëzon kurdoherë e kudo ku ligji në fuqi nuk zbatohet!

Opinione

Krimi lulëzon kurdoherë e kudo ku ligji në fuqi nuk zbatohet!

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:27
Prof.Dr.Riza Smaka

Referuar ndërtimeve ilegale, në kundërshtim me planet urbanistike, me kërkesat  ligjore për ndërtime  solide , estetike  në përshtatje me ambientet përkatëse, në vendin tonë, në përgjithësi, nga pjesa e dytë e  vitit 1999 deri sot, ka pas   e mjerisht ka shpërfillje të  shumta e të ndryshme nga kërkesat themelore të ligjit  përkatës  të aplikuar!

Në Prishtinë veçanërisht ka pas dhe gjithnjë ka shpërfillje të kërkesave ligjore për ndërtime legale. Struktura shumëkatëshe, afër njëra tjetrës, pa hapësira gjelbëruese, frymëmarrëse dhe rekretative, janë të   shtrira kudo e kahdo. Gjasat janë se, pos  ndërtimeve të objekteve në kundërshtim me ligjin në  fuqi, pra të ndërtimeve ilegale dhe, për aq, korruptive, perverzive  dhe abuzive në shumë  aspekte, jo pak  objekte, pos lokaliteteve të palejuara, janë të ngritura  jashtë kërkesave elementare të arkitekturës dhe të  elementeve teknike, të pambikëqyrura gjatë ndërtimeve dhe të pa kolauduara!

Gjithsesi, ndërtimet ilegale, janë pasojë e abuzimeve të autorizimeve zyrtare nisë nga kryetarët e qyteteve -  komunave tok me  bashkëpunëtorët zyrtarë si dhe  jashtë zyrtarë të tyre.

Jo pak  lokale afariste dhe apartamente nga zyrtarë të tillë merren korruptivisht për t’i mbyllë sytë dhe  për të  toleruar kriminalizime arkitektonike,  shkatërrime të  ambienteve jetësore dhe rrezikime serioze të  jetës së qytetarëve përreth e gjithandej!

Sikundër të  ishin  përfillur dhe të përfilleshin provizionet ndërtimore në aplikim,  abuzimet e shumta e të ndryshme gjatë ndërtimeve me përfitime ilegale marramendësisht të larta  të  ryshfeteve ( bribery)  me para,  me banesa dhe   me lokale afariste   pikërisht nga ata e ato qe do të duhej t’i  ndalonin  proceset e tilla, pos favorizimit të ndërtimeve legale, të rregullta, solide, estetike në harmoni me postulatet ambientaliste dhe rekretative, do të  ndëshkoheshin  meritorisht  zyrtarët e involvuar thellë  në aktivitete korruptive  të  tilla  të mirënjohura, në një anë dhe do të  sigurohej  ndërtimtaria legale, estetike, e rregullt e harmonishme me ambientet jetësore e rekreativem në anën tjetër!

Mjerisht, në vendin tonë, një nga dështimet serioze qeveritare, të  administratës publike dhe të  institucioneve të judikaturës është aplikimi i dobët, selektiv i ligjit në fuqi e jo rrallë herë shpërfillja e plotë e tij.

Metaforikisht thënë ligjin e aplikuar do ta  personifikoja me maçorrin, ndërsa,  me minjtë -  funksionarët publikë të autorizuar për të përfillur me përkushtim ligjin e aplikuar e  që  nuk e përfillin ligjin në fuqi (edhe në domenin e   ndërtimtarisë) !

Së andejmi, kur mungon  ligji – maçorri, minjtë  – abuzuesit e  funksioneve zyrtare, luajnë valle!  Dhe, mjerisht e çuditërisht, pa droje e pa turp, gjithnjë luajnë! Alas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat