Shtetari Hoti përballë zuzarit Vuçiq!

Opinione

Shtetari Hoti përballë zuzarit Vuçiq!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 18 korrik 2020 Në ora: 17:30
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosoves, Dr.Avdullah Hoti në dialogun Kosovë-Serbi nën ombrellën e Brukselit zyrtar për BE-në ; koherent në platformë, vizion dhe epilog të marveshjes për njohje reciproke që derivon edhe normalizimin e raporteve të shteteve respektive, Kosovë-Serbi !

- Pltaforma nacionale dhe shtetërore për dialogun e Kryemnistrit Hoti, e shpalosur dhe e promovuar n'Parlamentin e Republikës së Kosoves, në botën akademike (ASHAK), para shooqërisë civile dhe qytetarëve të vendit, pra Kushtetuta e Republikes ë Kosoves e cila do të përfillet dhe repektohet n'plotni, ka gjetë një mbeshtetje solide si bazë e fuqishme për një një sukses të derivuar t'bisedimeve t'Brukselit dhe procesit të integrimeve si konsekuencë.

- Vizioni i qartë i Kryemnistrit Hoti dhe i Qeverise që drejton, karshi dialogut me Serbinë dhe bisedimeve si e vetmja alternativë, mundësi dhe solucion që shfaqë seriozitet në qasjën dhe sensin properendimor të institucioneve të Republikes së Kosoves karshi integrimeve euro-përendimore dhe trans-atlantike, po provon dhe konfirmon gjithnjë e më shumë ngritjen e besimit dhe mbeshtetjes për Kosoven dhe hapjen e shtigjeve të reja duke i dhënë fund izolimit nga qeverisjet paraprake ; PAN & Kurti të cilet kishin zgjedhë vetëmjaftueshmerinë si model dhe filozofi veprimi !

- Synimi final i Qeverise Hoti në arënen nderkombëtare, ishte fillimisht heqja e barrierave që pengonin komunikimin dhe dëmtonin partneritetin imediat dhe arritja e integrimeve dhe antarësimit të vendit në mekanizmat dhe organizazat nderkombëtare, kusht ky i cili nuk arrihet pa ndihmen dhe suportin e partnerëve strategjik të cilet i kishim krahë në rrugëtimin tonë të deritanishëm.

Momentumi ; Favoret e Hotit përballë Vuqiqit n'dialog :

Kryemnistri Hoti përfaqson një model të politikanit të moderuar e të kultivuar, por edhe të artikuluar në kerkesa dhe qendrime të shtetit të Kosoves përballë Serbisë dhe vetë Bashkimit Europian si ndermjetës të dialogut në Bruksel.

Shteti i Kosoves kësaj radhe në tryezën e bisedimeve me Serbinë, përfaqsohet nga Kryemnistri i vendit n'krye të delegacionit shtetëror me kompetenca t'plota kushtetuese dhe autoritet t'fuqishëm, t'pakintestueshëm dhe mbi të gjitha , t'pa-shantazhueshëm për palet n'tavolinë dhe përjetej saj.

Niveli i dijes akademike, guximi intelektual dhe mbi të gjitha ; pastertia e figures së Kryemnistrit Hoti, kompenzon mungesën e përvojes politike në tavolinë bisedimesh dhe krijon avantazh përballë Vuqiqit, diametralisht të kundërt.
Kryemnistri Hoti, perfaqson një Levizje për Pavarësi t'shqiptarëve të Kosovës, LDK-në e I.Rugoves, e cila në kauzën e saj nacionale sublimoj rezistencën aktive paqësore dhe rezistencën e armatosur, duke marr admirimin dhe mbeshtetjen kruciale të Amerikes n'krye të NATO-së !

Ana e kundërt e "medaljes", Vuqiqi, ushtar i Vojvodes, Sheshel !

Ne anën tjetër, presidenti serb, A.Vuqiq një autokrat me begraund histerik dhe ngjizje nga një strukturë qetnike-shesheliste, dhe mbi të gjitha, si ish zëdhënës i regjimit të kryekriminelit të Ballkanit, ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

E kaluara e tij qetnike, shoveniste dhe mbi të gjitha kriminale, e disfavorizon në përballje me z.Hoti dhe i krijon një avantazh dhe favor të dukshëm Kryemnistrit të Republikes së Kosoves.

Vuqiqi si eksponent i drejtpërdrejtë i regjimit kriminal të Millosehviqit, madje edhe si zëdhënës i tij dhe ushtar i një soldateske hegjemoniste, fashiste dhe gjenocidale të ndeshkuar nga qyteterimi përendimor dhe vetë alenca veriatlantike (NATO) n'krye me SHBA-të në vitin 1999.

Presidenti serb, në dialog me Kosoven në Bruksel dhe gjetiu, përfaqsosn Serbinë si një shtet agresor dhe një komb shovenist i cili shkaktoj krime, gjakderdhje dhe gjenocid ndaj popujve tjerë të ish Jugosllavise dhe n'veqanti ndaj muslimanëve të Bosnjes dhe shqiptarëve të Kosoves gjat fund shekullit t'kaluar dhe jo vetem...!

Cili nga këta përfaqsuses n'tavolinën e dialogut duhet t'jetë inferior?

Natyrisht se i tillë duhet të ndjehet dhe të trajtohet presidenti serb, A.Vuqiq, derisa e kunderta e tij, Kryemnistri Hoti, duhet të ndjehet superior dhe krenar për popullin dhe shtetin që përfaqson n'dialog.

Mendësia serbe e errësirës mesjetare e cila manifestohet përmes arrogancës dhe agresivitetit megalloman-hegjemonist tek pinjolli i Sheshelit dhe i Millosheviqit, presidenti serb, A.Vuqiq, përballë një kulture autentike shqiptare dhe autoktone pellazgo-ilire dhe euro-përendimore të cilen përfaqson me dinjitet, nxënësi i mirë i filozofisë Rugoviane, Kryemnistri i Kosoves, Dr.Avdullah Hoti, duhet të dal humbës dhe kokëulur, ashtu siq u mund dhe u poshtërua me aktin e kapitulimit ushtarak & luftarak, në Kumanoven shqiptare me 10 qeshor 1999 në "Marveshjen tekniko-ushtarake" !

Zoti Hoti, duhet t'i përkujtoj ushtarit të Vojvodes Sheshel, përkatsisht presidentit serb, A.Vuqiq, përveq tjerave edhe ;

- 12 qeshorin e vitit 1999, ditë dhe datë e dëbimit të çizmes serbe nga Kosova pas kapitulimit luftarak kunder Kosoves dhe Amerikes n'krye të NATO-së dhe poshtërimit të kombit dhe shtetit serb dhe regjimit të Millosheviqit,

- 17 shkurtin e 2008, si datë të shpalljes së koordinuar me partneret strategjik të Pavarësisë së Kosoves e cila u derivua nga procesi i negociatave për Statusin të zhvilluara në Vjenë, si dhe ;

- 22 korrikun e vitit 2010, datë e publikimit të Aktgjykimit këshillëdhënës të GJND-së për vlerëshmerinë e shpalljes së Pavaresisë së Kosoves, e cila u mirëprit nga Bota Demokratike dhe Institucinet relevante siq ishte KS i OKB-së dhe BE-ja.

Sheshelistit Vuqiq, duhet t'i qartësohet edhe njëherë se për Kosoven dhe shqiptarët s'ka kthim mbrapa, për çfarë liria, pavarësia dhe shtetësia e Kosoves nuk mund të zh'bëhën dhe aq më pak të ri-kthehen në tavolinën e bisedimeve me armikun, edhe pse kemi shumë çka për t'thënë e bërë në këtë kontekst.

Konsistenca stoike n'qendrime politike e Kryemnistrit Hoti, dallon diametralisht nga qendrimi i presidedentit të shantazhuar Thaqi, dhe eventualisht nga qendrimi jo konsekuent i Kurtit, i cili dezertoj në procesin e dialogut me Serbinë dhe solli n'pikëpytje partneritetin jetik dhe strategjik me Ameriken dhe përendimin.

Kryemnistri Hoti, do t'ia dalë mbanë, edhe për faktin e urtisë dhe guximit politik prej shtetari të mirëfillët, por edhe për shkak të pastertisë si loti të figures së Tij politike dhe atdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat