LSDM të shkrihet në BDI. Pse jo?

Opinione

LSDM të shkrihet në BDI. Pse jo?

Nga: Ejup Berisha Më: 18 korrik 2020 Në ora: 18:21
Ejup Berisha

Pse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë LSDM e cila momentalisht udhëhiqet nga Kryetari i saj Zoran Zaev nuk shkrihet te Bashkimi Demokratik për Integrim BDI.

kështu kjo parti është duke kontribuar shumë tepër për fitoret e BDI-së në dy ciklet e fundit zgjedhore prandaj e kamë një ide apo dhe një propozim që Socialdemokratët e Zoran Zaevit të shkrihen në BDI. Kjo nuk është aspak ide e keqe dhe tragjike Z.Zaev ne a jemi shtet demokratik dhe liberal Po jemi pra. A jemi shtet shumkombësh po kuptohet se po prandaj le të ngritet një nismë nga LSDM deri te BDI me shprehje të dëshirës dhe vullnetit përshkrirje në BDI.

Pas kësaj organet kompetente të kësaj të fundit le ta shqyrtojnë atë nismë të LSDM-së dhe le të japin dritë të gjelbër për shkrirjen e LSDM-së në gjirin e BDI-së. Pra Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në mënyrë aq perfekte është vënë në shërbim të fitoreve të Bashkimit Demokratik për Integrim sa që po të mos ishte ndihma e Socialdemokratëve ndaj BDI-së sot ky subjekt politik do të bënte disa vite përvojë në opozitë. Por jo saherë që po e nuhasin Zoran Zaev dhe LSDM se BDI i ka punët keq me zgjedhësit shqiptarata nuk po ngurrojnë që të vrapojnë dhe të angazhohen që ti ndihmojnë integristëve të Ali Ahmetit me qëllim që këta të fundit ti fitojnë zgjedhjet. Pra Socialdemokrat të ndëruar mos të keni turp dhe as mos ngurroni sepse thuhet se atë që ua do zemra ua miraton edhe truri. Kështu nëse Socialdemokratët mendjen e kanë te BDI le të urdhërojnë dhe le të bëhen pjesë e BDI-së. Por i lus le të mos aktrojnë antagonizma dhe armiqsi të paqenë me Partinë e Ali Ahmetitsepse lojërat i kanë shumë të tejdukshme. Zoti Zaev ne nuk jemi dele të staneve që të hamë barë e që tu besojmë gënjeshtrave tuaja me qëllim që të na bindni se kinse me BDI-në keni kundërshti e mosmarrveshje serioze dhe të thella dhe atë dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve sepse sjelljet dhe çasja e juaj ndaj BDI-së pas zgjedhjeve po e thonë dhe po e dëshmojnë të kundërtën.

Pra Z.Zaev menjëher pas zgjedhjeve ju bashk me partinë tuaj op në prehërin e Ali Ahmetit dhe të BDI-së po ju shohim. Z.Zaev është turp që të ndikoni negativisht në zgjedhjet që po mbahen te shqiptarët dhe me këtë rast si rezultat i këtij ndikimi BDI ti fitojë zgjedhjet me rezultat befasues në ambientin politik shqiptar.

Z.Zaev a na shpjegon dot se si është e mundur që ] Bashkimi Demokratik për Integrim ti fitojë zgjedhjet te blloku politik shqiptar kur udhëheqsia antarët dhe simpatizantët e BDI-së deri në ora 22 ditën e mërkurë pra flas për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të fundit të parkohshme parlamentare nuk e dinin se ku e kanë kokën sepse ishin të friksuar, të shqetësuar dhe të bindur se partia e tyre do ti humb zgjedhjet e 15 korrikut. Dhe op befasisht në orët e mbrëmjes po e njëjta parti ti fiton 104 mijë vota.

Prandaj Z.Zaev mos tu vijë vështirë e as turp që të trokitni dhe trokitni lirshëm në dyert e Bashkimit Demokratik për Integrim që zhvilloni bisedime për mundësinë e shkrirjes së LSDM-së në BDI dhe vazhdoni koalicionin me këtë subjekt politik deri kur pra derisa të mund të manipuloni ju të dy subjektet politike me vullnetin dhe votat e votuesve shqiptar në RMV. Nëse e keni vështirë që ju të shkoni direkt dhe të kërkoni takim me Ali Ahmetin shpresoj se do të mund të gjeni ndërmjetsues i cili do tua përcjellë porosinë apo dhe dëshirën për takim me qëllim që tia propozoni kësaj partie që ta pranojë ofertën tuaj për shkrirje në gjirin e saj. Në fund të fundit para disa vitesh edhe vetë Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një rast ka deklaruar se është Socialdemokrat me orientim ideologjik-politik. Pra Z.Zaev nëse keni shprehur dëshirë kaq të madhe për tu shkri në BDI ju lutem mos ngurroni realizoni ambicjet dhe ëndrrat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat