Kosova në ballafaqim me frontin e parë të pandemisë!

Opinione

Kosova në ballafaqim me frontin e parë të pandemisë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 18 korrik 2020 Në ora: 23:18
Ismail Muqiqi

Pata rastin qe te jem dëshmitar i ngjarjes së një dite, ku ne Klinikën Infektive te Shendetit Kombëtar u shtri bujku, anvisja, intelektuali, putori, profesori, mjeku e besa besë edhe shumë politikan.

Jeta po zhvillohet me një ritëm të paparë, ku automjetet e ndihmës së parë nga të gjitha anët  e Kosovës, alarmojn sirenat aq tragjike por edhe shumë emocionale te cilat paralajmrojn pacient te prekur me Koronavirus nga te gjitha viset e Kosoves.

Ekipet mjeksore edhe perkunder papërvojes per tu perballur me ketë te keqe te njerzimit, po mundohen te japin kontributin e tyre, dijen e tyre, mundin e tyre shkencen e tyre qe tu dalin në ndihmë pacientëve me ketë  sëmundje shumë dramatike.

Kjo pandemi e ka parandaluar ritmin e jetes, i ka goditur bizneset, ekonomin e shtetit, arsimin dhe të gjitha mekanizmat e shtetit te cilat duhet funksionuar pavarsisht rrethanave politike, ekonomike te siguris edhe ne kohe lufte.

U konstatue edhe njëhere se sistemi mjeksorë ka dështuar që nga paslufta, se Qeverit e kaluara dhe institutcionet e shtetit prioritet të vetëm  e kanë pasur interesin e vetë personal,  pasurimin e tyre dhe te gjitha te keqijat qe e kanë shkatrruar vendin. 

Se si do te vejn punet dhe se në qfarë permasa do te perhapet kjo Pandemi, askush nuk eshte ne gjendje ta thot te vërtetën, por e verteta mbi te vërtetën qëndron dhe jam dëshmutar i te gjithë ngjarjes se njerzit po vuajn dhe po vdesin nga ky mister i shekullit me te cilin si duket nuk po merret askush seriozisht ne planet.

Paradoksi me i madh i kohes është se Kosova ende nuk e ka rregulluar ligjin per mbrojten shëndetsore. Qeverit e kaluara kane premtuar njera pas tjetres se prioritet do ta kene, aprovimin e ligjit per siguri shendetsore, por te gjitha kanë deshtuar. Dhe duhet tu vij turp te gjithë atyre maskarenjëve,  atyre te cilet kanë arritur pasuri te pa justifikushme ne krah te qytetareve e te cilet ende sillen verdall per te marre pozita ne Qeveri dhe institutcione te shtetit, ky eshte turpi i turpit te politikanëve kosovar. 

Keta njerëz koha dhe historia do ti denojë, vetem momenti dhe koha ende nuk kanë filluar te veprojn ne mënyrë që të funksionon shteti ligjor.

Institutcionet e Qeverisë ne krye me Ministrin e Shëndetësis kanë obligim moral dhe njerzor dhe kombëtar për ta percjellur gjendjen ne mënyr permanente e jo ne shekullin 21 te vdes pacienti ne gjysmë të nates në prani të 5 të sëmurëve dhe askush mos te merret me të deri të nesërmen ne ora 09:00, kur motrat medicionale pa prezencen e mjekut dhe pa berë dezinfektimin e dhomes e marin te vdekurin dhe përnjëhere  e vendosin pacientin e semurë pa bere dezinfektimin e vendit ku ai ka vdekur. Kerkesat e Armend Zemajit, Ministrit te Shëndetësis per perdorimin e maskave, dorezave dhe distances jane vetem teori demagogjike te cilat nuk po sjellin asnje rezultat ku gjendja ne Klinikat te cilat merren me mbrojtjen dhe shëndetin e popullsis eshte aq e tmerrshme sa qe  nuk dihet se kush han e kush pin. 

Vetem Zoti mund ta shpëtoj Kosoven dhe njerëzit e vetdishem dhe te ndergjegjshem te cilet punojn natë e ditë për ti siguruar ekzistencën familjes, per t’ia siguruar kafshaten e bukes e cila kafshat nese vazhdon kjo gjendje e Pandemis qdo familje do te jetë e rrezikuar dhe nuk i dihet fundi. 

Me duhet qe ne fund ta permendi një thënie të Faik Konicës: “ Armiku më i madh i shqiptarve janë vet shqiptarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat