Letër e shkurtër profesor Sulejman Mehazit!

Opinione

Letër e shkurtër profesor Sulejman Mehazit!

Aurel Dasareti Nga Aurel Dasareti Më 19 korrik 2020 Në ora: 21:33
Sulejman Mehazi

I nderuar Sulejman Mehazi, tani e tutje nuk të jepet e drejta të përzihesh te shqiptarët e Kosovës...

Kjo sepse ti nuk i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, nuk e përfaqëson as provincën tënde, as katundin tënd.

Të paktën Kosova është shtet kurse ti me shqiptarët tjerë të Maqedonisë nuk trajtoheni si komb shtet-formues por si numër 20%, përkundër faktit se në atë shtet fals dhe të përkohshëm shqiptarët autokton përbëjnë mbi 40% të popullatës; ndërkaq ata 60% nuk janë vetëm “maqedon” por edhe turq, serb, rom...

Interesant, si njohësi i çështjeve politike të Maqedonisë, 20 vjet nuk u ke dërguar kësi lloj porosie (me liri të tepruar) atyre partive antikombëtare, sidomos BDI së dështakut Ali Ahmeti dhe PDSH së dështakut Menduh Thaçi, politik-bërësit e të cilave kontributin e vetëm që e japin çdo vit për shqiptarët e atjeshëm është: Shtrojnë darkë iftari në rrugët kryesore të Tetovës, duke i treguar Evropës së Krishterë që i ka gërshërët për ndarjen e fateve-tokave tona, se nuk jemi shqiptarë por “myslimanë” të ardhur nga Azia, jo aq të volitshëm për Evropën. Mu njashtu siç propagandojnë pushtuesit.

Sigurisht, edhe Albini ka gabimet e veta, sikur të gjithë ne, por ai nuk është i korruptuar, dhe ndër të rrallët i shkolluar, e jo si ato kungujt atje që me dekada shesin prapanicën te armiku, kujdesen që rinia shqiptare të ike jashtë nga varfëria dhe kujdesën për tjetërsimin e shqiptarëve në turk e arab.

Edvin Kristaq Rama, e futi  taksën në Rrugën e Kombit për shqiptarët e Kosovës që vizitojnë shtetin amë, ndërsa ti profesor i nderuar, me këtë porosinë e fundit kontribuon në forcimin e ndarjes së kombit tonë, shqiptarëve autokton të Maqedonisë dhe shqiptarëve autokton të Kosovës. Shqiptarëve u nevojitet bashkimi e jo thellimi i ndarjes...

Disa prej nesh e perceptojnë, me intelekt apo me zemër, që nuk flitet për përparim apo romantizëm, ecjen përpara apo kthimin pas, por për të qenit jashtë apo brenda ne nuk i trembemi parasë apo arsyes, por vetëm harresës së Kombit-Atdheut, nivelimit të shpirtrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat