Qeshje dhe përulje e pa kuptimtë!!!

Opinione

Qeshje dhe përulje e pa kuptimtë!!!

Nga: Qemal Musliu Më: 21 korrik 2020 Në ora: 23:48
Qemal Musliu

Delegacioni shqiptarë nga Kosova, ( Dardania ) shkon,si të jetë, takim i ngrohtë e miqësor dhe me karakter ahengu!!!

Delegacioni shqiptar nga R. e Kosovës (Dardania) në pamje e parë të le përshtypje, se ata takohen me një delegacion mike, me karakter ahengu, e jo me përfaqësues, të një shtete, që bëri masakra nga më të ndryshmet, e meshumë e shume të zeza, tjera të turpshme, të dhimbshme, si: masakra e vrasje të shumta, përdhunime, duke mos kursyer, as moshë, e as gjininë, dhe me djegie e dëbim masiv, të popullatës shqiptare autoktone.

Çudi! Shumica e delegacioneve shqiptare, shkuan me buzë në gaz me reflektim relaksimi dhe atë duke qeshur me gojën – veshëm-veshë! Dhe pa pikë turpi u sollën, si të shkohet në takime miqësore dhe me karakter kulturorë. Harruam se takohen me përfaqësuesi e një shteti që bëri masakër ndaj popullatës të pa fajshme, e të pa mbrojtur, në atdheun e tyre autokton.

Shtrohet pyetja e madhe, se athua këto delegacione, nuk patën asnjë këshilltar?!... A thua këto delegacione kush nuk i pa se si sillen në takime, dhe nuk ia vrau ndërgjegjen askujt, bash askujt???!!! ...

Ky turp, nuk mundet të heshtet, nuk mundet të anash kalohet, nuk mundet të neglizhohet dhe si i tillë, ky turp, rëndon gjakun e Dëshmorëve, rëndon dhe përbuzë ndërgjegjen kombëtare, shumë shekullore,pra të kaluarës dhe të sotmes në tërësi, kudo që jetojnë e frymojnë shqiptarët!

Shumë herë delegacioni shkoi me duar në xhepa, pa asnjë përgatitje, bile duke mos ditur as qëllimin dhe as shkakun, e arsyen!

Delegacioni serb, këtë e shfrytëzoi, duke i vërë në tallje, në përbuzje, dhe madje plotë herë i vuri në pozitën e fajtorit, përfaqësuesit e R. Kosovë (Dardanisë)!

Dhe asnjë herë nuk u trajtua si delegacion i një shteti të pavarur, por si një përfaqësues e një shoqëri kulturore, artistike të një province të harruar, duke ja shtuar edhe nofkën “Metohi”!

Si përfundim, delegacioni që përfaqëson Republikën e Kosovës (Dardanisë), të jetë:

. Seriozë;

. pa buzëqeshje, më kë do qoftë;

. duke mos lejuar talljen nga kushdo qoftë;

. qëndrim medinjitet (i egër) e i revoltuar në thellësi shpirtërore.

Për këtë delegacioni duhet ta ketë në çdo moment në mendje, amanetin dhe gjakun e Dëshmorëve, dëbimin, masakrat e shumta, të tashme dhe ato shumë shekullore, okupimin e trojeve autoktone shqiptare, me shekuj të tërë dhe dikur, serbët të pa ekzistuar në Gadishullin ILIRIK, dhe sot, e tërë Serbia, e krijuar në Trungun ILIRO –SHQIPTAR.

Vazhdimisht të reflektohet, qëndrim, e me dinjitetet, dhe pse edhe armiqësor ndaj delegacionit serb, sot dhe në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat