Coronavirusi dhe mizoria njerëzore

Opinione

Coronavirusi dhe mizoria njerëzore

Nga: Rexhep Torte Më: 22 korrik 2020 Në ora: 11:59
Rexhep Torte

A nuk po turpëroheni? A nuk keni aspak mëshirë? A nuk ndjeni keqardhje? A nuk ndjeni dhembshuri? A nuk Ju bren ndërgjegja për mjekët dhe infermieret që e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, duke ndenjur ditë e natë ptranë të sëmurëve të infektuar nga Coronavirusi? A nuk Ju trondisin tërë këto viktima nga ky virus vdekjeprurës?

Profeti Muhamed para 13 shekujve me rastin e paraqitjes së sëmundjes infektive që asokohe ishte leproza, ka dhënë porosinë e shenjtë dhe dobiprurëse për mbarë njerëzimin, e cila thotë,“Nëse kjo sëmundje ju godet, mos dilni nga shtëpia, ose nga vendlindja që ti infektoni edhe të tjerët.

Nëse kjo sëmundje ju godet jashtë vendlindjes, qëndroni aty dhe mos mos u ktheni në vendlindje që ti infektoni të tjerët”.

Majkëll Hart, historian amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in histoty” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Muhamedin,të Dërguarin e Allahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “ E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai është udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar, dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij , ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.

Ju që nuk i mbani maskat mbrojtëse dhe parandaluese nga Coronavirusi, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes Tuaj, vrasës të familjes Tuaj,të prindërve Tuaj, të të afërmve Tuaj dhe të shokëve Tuaj?

Ju që nuk e respektoni distancën fizike për tu mbrojtur dhe për ta parandaluar Coronavirusin, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes Tuaj, vrasës të familjes Tuaj, të prindërve Tuaj, të të afërmve Tuaj dhe të shokëve Tuaj?

Ju që nuk e kryeni larjen dhe dezinfektimin e duarve dhe të ambienteve ku jetoni dhe punoni, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes Tuaj, vrasës të famijjes Tuaj, të prindërve Tuaj, të të afërmve Tuaj dhe të shokëve Tuaj?

Në këtë rrezik të përhapjes së Coronavirusit që i ka mbushur përplot spitalet me pacientë të sëmurë, a nuk po e kuptoni se çfarë rrezikshmërie krijoni duke mos u vetëizoluar, duke mos respektuar karantinimin, duke organizuar dasma, dhe duke ua mësyer edhe plazheve në Shqipëri e gjetiu, madje edhe duke kënduar ne grupe dhe duke hequr valle?

Ju që jeni kaqë të papërgjegjshëm, a nuk po e kuptoni se çfarë sakrifice janë duke bërë mjekët dhe infermieret për tua shpëtuar jetën personave të infektuar mga Coronavirusi?

A nuk po e kuptoni se mjekët edhe infermieret që kujdesen për tua shpëtuar jetën pacientëve të sëmurë nga Coronavirusi, me muaj të tërë nuk i kanë vizituar familjet e tyre?

A nuk keni dëgjuar se edhe shumë mjekë dhe infermjere janë infektuar, duke u kujdesur për të sëmurët nga Coronavirusi dhe kanë ndëruar jetë?

A nuk po e kuptoni se me sa shpirtligësi dhe ndjesi të ulët njerëzore po sjelleni?

A nuk po e kuptoni se me veprimet e papërgjegjshme që jeni duke i kryer, nesër edhe Ju mund të bëheni pre e këtij virusi të rrezikshëm e vdekjeprurës?

A nuk po dëgjoni se nga të gjitha anët e botës mediat informojnë për Coronavirusin, për këtë sëmundje infektive të rrezikshme dhe tinëzare, si edhe bartëse dhe përhapëse e shpejtë dhe fatalisht vdekjeprurëse që e ka pllakosur botën?

Kjo sëmundje infektive sipas analizave fillimisht u paraqit në dhjetor të vitit 2019 në Wuhan të Kinës, dhe me një shpejtësi maramendëse për tetë muaj mbërtheu tërë botën.

Kjo sëmundje infektive i vuri në gjunjë edhe shtetet e popujt më të fuqishëm të botës, me viktimat që është duke i shkaktuar të shoqëruara me kolapsin ekonomik, kulturor, arsimor dhe në tërë fushat e jetës.

Kjo sëmundje infektive ka shkaktuar frikë dhe panikë të fuqishme te njerëzit në mbarë botën, sepse gjer më sot në tërë botën janë infektuar më shumë se 15 milionë njerëz, ndërsa kanë ndëruar jetë më shumë se gjysë milioni njerëz.

Parashikimet që vijnë nga ekspertë infektologë dhe mjekësorë flasin se në vjeshtën dhe në dimrin e vitit 2020, priten valë të reja më të fuqishme të kësaj sëmundje infektive të rrezikshme.

Larja dhe dezinfektimi sistematik i duarve dhe i ambienteve ku jetojmë e punojmë, mbajtja e maskave, e dorezave dhe mbajtja e distancës fizike, janë të vetmet masa mbrojtëse dhe parandaluese nga ky virus i rrezikshëm, përderisa nuk është zbuluar vaksina parandaluese.

Mjekët dhe infermieret gjenden në vijën eparë të frontit për ti ndihmuar personat e prekur nga ky virus i rrezikshëm në betejën për jetë a vdekje.

Mjekët dhe infermieret për hir të profesionit human dhe fisnik që e kryejnë, me muaj të tërë i kanë ndërprerë lidhjet familjare, dhe janë bërë banorë të përhershëm të spitaleve dhe qendrave mjekuese kundër këtij virusi të rrezikshëm vdekjeprurës.

Mjekët dhe infermieret punën e tyre të rrezikshme e kryejnë në kushte të vështira, duke mos patur kohë as të ushehen dhe të pushojnë siç duhet, edhe për një pagë qesharake.

Siç janë duke vajtur punët, dhe si po sjellemi ne me kaqë pakujdesi e papërgjegjësi, do të vjen dita që edhe spitalet do të stërmbushen, sa që edhe personeli mjekësor nuk do të ketë mundësi për tu ndihmuar personave të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Për fat të keq në mjediset tona ka shumë familjarë, bashkëqytetarë dhe bashkëvendas tanë, të cilët sjellen me një papërgjegjësi të madhe dhe mospërfillëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës, duke mos i respektuar masat mbrojtëse dhe parandaluese, duke shëtitur rrugëve, supermarketeve dhe tregjeve pa maska mbrojtëse dhe pa e respektuar distancën fizike.

Informatat që vijnë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, janë alarmuese dhe tronditëse për secilin person me mendje të shëndoshë.

Si është e mundur që në këtë situatë të vështirë dhe të rrezikshme për të gjithë, të mos ekziston gatishmëria për ti respektuar me rigorozitet masat mbrojtëse dhe parandaluese nga ky virus vdekjeprurës?

Si është e mundur që në këtë situatë të vështirë shëndetësore për të gjithë, shohim radhë të gjata veturash nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që janë drejtuar drejt plazheve të Shqipërisë e gjetiu?

Si është e mundur që në këto plazhe të mos respektohen fare masat mbrojtëse dhe parndaluese kundër këtij virusi vdekjeprurës?

Si është e mundur që në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe në Shqipëri, të lejohen tubime të të rinjve në klubet e natës, që me siguri pëbëjnë vatra përhapëse të këtij virusi vdekjeprurës?

Apelojmë fuqishëm për të mirën tonë individuale, familjare e shoqërore, që të jemi të kujdesshëm dhe ti zbatojmë me rigorozitet masat mbrojtëse dhe prandaluese nga ky virus vdekjeprurës.

Apelojmë që në çdo moment ta kujtojmë porosinë e shenjtë të Profetit Muhamed para 13 shëkujve, për të mirën tonë dhe të mbarë njerëzimit.

Mos harroni se Zoti na e ka dhuruar jetën tonë si sprovë. Duke u sjellur me mirësi na vijnë të mirat. Duke u sjellur me papërgjegjësi na vijnë të ligat.

Mos harrojmë se secilit do ti vjen era kah dera, por atëherë do të jetë vonë për të shpëtuar nga ky virus i rrezikshëm vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat