“Kolonia e Asllanave”?!

Opinione

“Kolonia e Asllanave”?!

Xhevat Dajaku Nga Xhevat Dajaku Më 22 korrik 2020 Në ora: 13:21
Haki Imeri

Në koloninë - territorin ku e bëjnë ligjin egërsirat, si luanët e të tjerë, ka drejtësi deri në atë moment, ku gjahu i tyre, ose konkurenti i presupozuar do të përpëlitët deri në tentimin e fundit për shpëtim, për shpëtim nga vdekja e qind për qindtë.

Me vdekjen e fatmjerit përfundon lufta për drejtësi, aty merr fund gjithcka me atë fatemjerë, dhe rasti mbyllët, harrohet, e kështu firmosët regjimi i llojit të egërsirës, Pikë!
Edhe ne jemi në një regjim të tillë; këtu s'ka vend për humanizëm, s'ka vend për pendim, s'ka vend për keqardhje, thua që as Zot s'ka?!

Një rast makabër, një rast jo human, një rast i tmerrshëm që e vërteton atë më lart:

- HAKI IMERI u mor sapo doli nga shkolla, a po ndëgjoni, sapo u nda nga nxënësit, po them prapë, a po ndëgjoni, sa doli nga aty ku shpërndante dituri, mësim prej tempullit te dijes, o populli im i "mjerë", o vendi im i "mjerë", në ditët e para të lirisë.

Pastaj u kindapua prej atyne bishave të atij regjimi që shtiret si ligji i frikës, si ligji i terrëve, që e bëjnë e për të gjallë s'e pranojnë.

Haki Imeri, mësues, gjuhëtar, përkthyes i letrave dhe njohës i hollë i gjuhës angleze, veprimtar, ushtar, baba, patriot shqiptar.

Nga vendi ku u kindapua e deri te vendi ku u gjetë janë disa kilometra, po mendoj, mësuesi Haki, me siguri e ka provuar me atë gjuhën e tij të butë, të ëmbël e bindëse të iu shpjegojë egërsirave të porositura se është mësues, se ishte ushtar, se është prind, se s'kishte bërë ndonjë mëkat dhe që po e prisnin fëmijët e familja në shtëpi, e do donte të shkonte i palënduar tek ta, se ndryshe do të coptoheshin zemrat e tyre... Do të tretej gëzimi për sa t' jetë jeta kur një copë e madhe e zemrës së tyre të mos jetë më!...

Mirëpo, mësuesi ynë nuk e dinte një gjë, se egërsira nuk kupton gjuhë tjetër, përpos gjuhën e frigës. Ata ushqehen me dhimbje, ata freskohen me gjak, o, ata kënaqen kur vrasin e turturojnë të lidhurin, te pambrojturin, e po bëre gabim e të u lutesh, e të dënesësh duke treguar frikë nga ta, mu atëherë arrinë kulmin e kënaqësisë; atëherë atyre iu pikojnë lotët si krokodilit nga qejfi i kafshimit të gjahut, që s'njohin qejf e kënaqësi më të madhe se kjo.

"Komandanti e të tjerë asllana" , që ishin përgjëgjës ose ndiheshin përgjëgjës në pozita të ndryshme që i kishin marrë në atë kohë, do duhej që t'i gjendeshin pranë kësaj familje në momentet më të vështira, ku cdo sekond godet dhembje e pasiguri!

Si munden ta lënë Kastriotin rrugëve duke iu lutur Zotit: - O Zoti im, ku të trokas, ku të thërras për ndihmë?! A kishin këta njerëz të ftohtë fëmijë? A kishin këta njerëz familje? Pse e lanë Kastriotin me zemër të thyer te Porta e shpresës sonë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat