Manipulimi fetar i opinionit nga politikanët tonë

Opinione

Manipulimi fetar i opinionit nga politikanët tonë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:34
Mr. Sc Shpend Salihu

Është çudi derisa bota e civilizuar e besa edhe Rusia i kanë lën tempujt fetar, në Kosovë sentimenti fetar po rritet dukshëm me fajin e shumë politikuajve tonë. Populli ka nevojë për industri, për ekonomi, për vende të reja pune për rregullim të mirëqenies, për rritje të Bruto Produktit Shoqëror, për rritje të nivelit akademik e intelektua e jo për broçkulla fetare dhe stereotipe të së kaluarës që na lën në kohë të mesjetës e na bastardojnë dhe manipulojnë vetëdijen intelektuale dhe moralin shoqëror. Qysh në fillim të shekullit XX Vladimir Iliç Lenin deklaroi se “feja është opium për njerëzimin”, sepse fut grindje, përçarje dhe pasiguri tek opinioni publik, dhe çdo rinovim dhe inovacion shkencor që është në kundërshtim me vlerat e moralit fetar, kundërshtohet dhe abstrahohet.

Në Filozofin e Mao Ce Dung, theksohet se vetëdija e intelektualëve dhe klasës punëtore rritet kur çdo kush kupton vlerat e zhvillimit social dhe respekton mendimin e individit tjetër në aspekt të mendimit shoqëror. Shumë filozof të lartë botëror e kundërshtuan fenë si një anti-produkt social që i bastardon vlerat e organizimit dhe zhvillimit shoqëror. Nëse Vatikan dëshiron të investojë në Kosovë, le të investon në zhvillim ekonomik e jo kisha, sepse priftërinjtë tonë mjaft janë pasuruar nga ndërtimi i katedraleve dhe kishave.

Nëse Erdogan, Behxhet Pacolli e të tjerët dojnë të investojnë në Kosovë, le të investojnë në ekonomi dhe industri e jo në xhamia. Në shoqërin e parë primitive, kur u themeluar për herë të parë shteti, koncepti filozofik në Greqin antike i Shtetit ishte, shteti është aparat mekanizëm i dhunës që i mbron dhe afirmon interesat e klasës sunduese. Feja ishte pjellë e aristokracisë, që mos të i lën të ngriten ndaj të pasurve duke i manipuluar se nëse vdisni të varfër do fitoni parajsën, gjersa të pasurit do shkojnë në ferr, kjo është një doktrinë manipulative e shoqërive botërore. Nëse i ndëgjon muslimanët thojnë se Isaia do rringjallet dhe do i mposhtë kristianët, nëse i ndëgjon kristianët thojnë se Jezui do rringjallet dhe mposhtë djallin si dhe muslimanët, nëse i ndëgjon Jehovistat thonë se Jehova do vie me kali të bardh dhe çliroi njerëzimin. Këta janë të sëmur, e çfarë nëse del se varri i Jezu Krishtit ndodhet në Jeruzalem e se Vatikani e mban të fshehtë sepse nëse zbulohet po bijnë të gjitha fetë e po ndalet manipulimi dhe indoktrinimi fetar i opinionit. A e dinë se në shtete Arabe ku predikohen shtetet islamike, një pjesë është e pasur, gjersa pjesa dërmuese jeton në varfëri e manipulohen nga shia dhe suni. A e dini se në kohën e familjes Korleone mbi 65% të aksioneve të telefonisë mobile në Vatikan, i kishte në duar të veta familja Korleone.

Zhvilimi shoqëror, vie me rritjen e vetëdijes intelektuale dhe moralin shoqëror i cili i përfill të drejtat zakonore dhe normat e shkruara dhe të implementuara nga shteti, të cilat rregullojnë sferën e ndikimit shoqëror. Rritja e teknologjisë, ekonomisë, vetëdijes dhe racionalitetit njerëzor, gjykimit të drejtë dhe objektiv, si dhe zhvillimit ushtarak e industrisë, janë vlera që rezonojnë me ngritjen e pjekurisë intelektuale, sot p.sh, klonimi është vlerë të cilën idiotat fetar e mohojnë, serat janë vlerë, ndryshimi i kromozomeve është vlerë shoqërore dhe thyerja e kodit gjenetik të njeriut, eksplorimi në gjithësi si dhe ushqimet alternative që në të ardhmen do të ndryshoni produktet agrare, energjia alternative është vlerë etj. Andaj u bëj apel publik intelektualëve të mirrëfillt të ndalet ekspanzioni fetar e të rrisim vetëdijen intelektuale e shoqërore dhe ekspanzionin shkencor e jo të mirremi me stereotipët e të kaluarës fetare që nuk na sjellin asnjë dobi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat