Kryeministri Hoti, kryenegociatorë në bisedime me Serbinë do të duhej ta emëronte zotin Tërnava?!

Opinione

Kryeministri Hoti, kryenegociatorë në bisedime me Serbinë do të duhej ta emëronte zotin Tërnava?!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 23 korrik 2020 Në ora: 11:01
Naim Tërnava

Ditë më parë zoti Hoti, kryeministër i mandatuar naga Thaçi, i dha një përgjigje të ” fuqishme “ kryetarit të Serbisë Vucicit, se e flet serbishten. Hoti po ashtu njoftoi se është në kërkim të një kryekandidati për dialogun me Serbinë.

Nuk vonoi gjatë dhe kryeministri i Thaçit, zoti Hoti, doli me një emër të njohur për publikun shqiptar, zoteri Hysenin.

Derisa ishte gjallë presidenti Rugova, është e njohur se Skënder Hysenin e mbante gjithnjë afër vetes. Rugova e fliste frengjishten, po kur i duhej komunikimi në anglisht, i duhej ta kishte aty afër Skënder Hysenin.

Por mund të thuhet se zoti Hyseni edhe pse kurr s është dëgjuar të thote më shumë se dy- tri fjali së bashku, ka mësuar shumë nga afria e ish presidentit Rugova, sepse gjithmonë qëndronte në krah të tij.

Sot kur dëgjuam për këtë hap të zotit Hoti, nuk ditëm as të hidhërohemi, po as të gëzohemi, sepse menduam, e paska zgjedhur harrnin për thesin me vrima shumë, të kryeministrit Hoti .

Në këtë rast ndoshta s´do të kishte qenë gabim fare, që si kryenegociatorë të emërohej, pse jo, zoti Tërnava.

Ai ka bërë emër në Kosovë dhe njihet shumë mirë si në qarqet sllave, turke, arabe e besojmë që ka bërë emër edhe në kontinente të ndryshme të botës sepse e ka titullin edhe si Dr. Tërnava.

Tash me fillimin e punimeve në Prishtinë, të ndërtimit të xhamisë më të madhe në ballkan, ai do t`i tejkaloi caqet e popullaritetit në mbarë botën, sepse po  kryen një mision të “ shenjtë “, ku në inaugurim mund t`i ftoj : Erdoganin, Putinin, Vucicin, Ramën, Thaçin dhe krerët arabë.

Liderët tanë politik, me ndihmën e qarqeve serbo - ruse dhe turko - arabe i japin përkrahjen maksimale zotit Tërnava, sepse ndryshe skan kah t´ia mbajnë.

Zoti Tërnava i ka në grusht që të gjithë. Po guxuat kundërshtoni, duhet të mendoni, nga kush do t´i merrni votat.

Kështu liderët tanë politik e fusin bishtin nën këmbë dhe i duartrokasin ndërtimit të xhamisë më të madhe në ballkan.

Rinia dhe populli ynë kanë nevojë për zhvillim, punësim, shkollim, kopshte të fëmijëve, fusha dhe salla sportive, po qe do që qarqet antishqiptare i marrin vendimet për ne.

Tash është koha finale e bisedimeve Kosovë - Serbi dhe sinjali për ndërtimin e xhamisë vjen nga Rusia, Serbia, Turqia dhe shtetet arabe, sepse duhet të na ulet „ çmimi i tregut “.

 Evropa dhe bota duhet ta kuptoi se ne jemi të lidhur me Turqinë, arabinë apo vendet aziatike dhe skemi të bëjmë fare me qytetërimin perendimor. Për atë, pse duhet ta qajnë kokën ata për ne ?!

Evropa dhe bota po përgaditen për revolucionin industrial 04, kurse ne ndërtojmë xhami milionshe, në vendin më të varfur të Evropës.

 Ky është një sinjal i mjaftueshëm të tregojmë se ku jemi dhe çfarë aspirojmë.

Përpara gjysmëanalfabetë dhe analfabetë, së bashku me liderët tanë politik dhe qeveritarët e popullit, që s´guxojnë ta thonë një fjalë kundër tjetërsimit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat