Exkurs: I huaj në vendin e vet – gjendja Kopte

Opinione

Exkurs: I huaj në vendin e vet – gjendja Kopte

Hamed Abdel-Samad Nga Hamed Abdel-Samad Më 23 korrik 2020 Në ora: 13:00
Lekë Imeraj

Eshtë data 25 janar 2012, dita e parë e Rvolucionit egjiptian i cili çoi në rrëzimin e presidentit Mubarak. Samiri është në këmbë që nga ora katër e mëngjesit. Në Muqattam, pjesë e qytetit jugperëndimor të Kajros, ku ai banon, është  komplet errësirë, pa drita, hënë dhe yje. Samiri, 19 vjeç, është i lodhur dhe i helmuar. „Unë jam kopte (i krishterë) dhe transportoj plehra, por nuk jam pleh“, tregon ai tepër i zemëruar. Pastaj merr rugën e gjatë 12 km. për në punë. Para një viti ai e mori atë rrugë për t‘u bashkuar me demonstruesit në sheshin Tahrir. Sot atij i intereson ky shesh vetëm si vendgrumbullim plehrash. Për myslimanët, punët e pista duhet t’i kryejnë tradicionalisht koptët (të krishterët), të cilët përbëjnë gjashtë deri në dhjetë për qind të popullsisë. Me pjesë nga mbeturinat e plehrave të cilat i mblidhnin nga kazanët, për vite me radhë, ushqenin derrat. Para dy vjetësh edhe kjo mori fund.

Islamistët, për shkak të gripit të derrit, i ekzekutuan të gjithë derrat në Kairon Jugore. Samiri është i bindur se kjo nuk kishte të bënte më rrezikun e sëmundjes, por fanatikët donin të dëmtonin të pafetë. Rrëzimi i Mubarakut nuk solli asgjë të re në drejtim të diskriminimit, në të kundertën, koptët sot ndjehen shumë më keq. Prandaj Samiri e bojkotoi festimin e përvjetorit të parë të Revolucionit. Shumë koptë, ndërkohë, e kishin braktisur vendin.

„Nuk jam i pasur, këtë nuk ia lejoj dot vetes. Ndër të tjera, unë dua të qëndroj këtu, e dua vendin tim. Por nuk mundem t‘i duroj më reagimet e ashpëra të myslimanve, kur ata shikojnë kryqin tim të tetovuar në dorën time.“ Samiri ka shokë myslimanë, ai e din se jo të gjithë myslimanët i urrejnë koptët. „Madje shumë myslimanë u bashkuan me ne me 9 tetor 2011, kur u grumbulluam para godinës së televizionit, në demonstratë. Por, përfundimisht, edhe ata janë minoritet.“

Atë ditë, koptët u ngritën të demonstronin për të drejtat e tyre fetare. Një ushtar i ushtrisë e kishte përshëndetur përzemersisht Samirin kur ai po kalonte mes barrikadave për tek transmetuesi i qytetit. Por ishte një grackë. Pas një barrikade  ishin dy ushtarë të tjerë, të cilët e mbërthyen Samirin dhe e rrahën brutalisht. Samiri pa sesi një grup i krishterë u shtyp nga një tank i ushtrisë. Zinxhirët e tankut e ndanë në dy pjesë trupin e një burri i cili u mundua të shpëtonte gruan e vet. Rreth tridhjetë të krishterë u vranë dhe qindra të tjetrë u plagosën.

Ajo që e shokoi më së shumti Samirin nuk ishte brutaliteti i ushtarëve. Ata me siguri që në mënyrën më të paskrupullt do të vrisnin edhe ithtarët e islamit. Mbështetja e ushtarëve brutalë dhe vrasës nga shumë myslimanë kundër koptëve, për t’i dhunuar dhe vrarë ata, ishte ajo që e tmerroi dhe shokoi më së shumti atë. „Nuk ishte vetëm solidaritet, në sytë e tyre shihej qartë urrejtja e madhe“, tregon ai. Dy myslimanë e rrahën atë me shqelma, pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në Nil.

Një vit më parë, myslimanët dhe koptët, kishin demonstruar harmonisht së bashku. Në një skenë të dhunshme, koptët  kishin ndërtuar një mur mbrojtës, duke u kapur dorë për dorë, rreth myslimanëve besimtarë kur ata u sulmuan nga ithtarët e armatosur të Mubarakut, të hypur mbi deve, në sheshin Tahrir. Të rinjtë myslimanë ua shpërblyen rastin të krishterëve, duke i mbrojtur ata në një shërbesë fetare. U duk një moment sikur revolucioni po e mposhtëte forcën dhe përçarjen e fesë. Por jo. Vetëm pak javë më vonë ndodhi përplasja e madhe midis të krishterëve dhe myslimanëve në Aleksandri. Dhuna ishte pasojë e një nxitjeje të urrejtjes kundër koptëve të cilën ushtria e organizoi në mediat e qytetit.

Samiri mendon se, burimi i kësaj urrejtjeje të madhe, ndër të tjera është vetë politika e gabuar. Në shkollë thuajse nuk flitet asgjë për koptët dhe historinë e tyre. Dhe ideologjia e papajtueshme islame, të tjerët i mendon të pafe kundër të cilëve ka vetëm një sjellje: Luftë deri në zhdukjen e tyre.

Samirë nuk është optimist për të ardhmen e Egjiptit, por ai uron më të mirën. Ai don të mbarojë maturën por nuk ka kohë që të shkojë në shkollë. Ai mëson në shtëpi pas punës. Endërron të studiojë për drejtësi ose ekonomi. Ndoshta vetëm kështu do ta trajtojnë me respekt njerëzit në Egjipt.

„Por, nëse dikur do të mund të siguroj një post të kosiderueshëm, çfarë mund të bëj unë me kryqin në dorën time?“, pyet ai.

Jo vetëm në Egjipt por në të gjithë botën islame, të krishterët përndiqen. Në Irak u shkatërrua njëra ndër komunat e krishtera më të vjetra në botë për faktin se islamistët i vunë zjarrin kishës dhe sulmuan të krishterët vetëm se ishin të krishterë. Vështirë se mund të festohet Krishtlindja në botë pa u hedhur një kishë në erë ose pa u sulmuar të krishterët. Në dhjetor 2013, u vranë 35 të krishterë nga një autobombë e cila shpërtheu në momentin që ata po largoheshin nga kisha.

Në njërën ndër videot më brutale që mund të ekzistojnë, në You Tube, shihet se si dy islamistë e ndaluan një kamion në njërën nga rrugët e Irakut dhe pyetën shoferin dhe dy shoqëruesët e tij se cilit religjion i perkisnin. Të tmerruar nga frika ata thanë se ishin myslimanë. I detyruan të zbrisnin nga kamioni. Njëri nga terroristët i pyeti për mënyrën e kryerjes së ritualit islam në faljen e mëngjesit. Për arsye se nuk ishin në gjendje të përgjigjeshin, i urdhëroi të uleshin në gjunjë dhe me gjkaftohtësinë më të madhe, i qëlloi nga pas shpine më automatik, duke i lënë në vend të vdekur.

Aty ku njerëzit dhunohen, diskriminohen dhe vriten për shkak të prejardhjes dhe besimit të tyre, është fashizëm.

Natyrisht që jo të gjithë myslimanët janë të njëllojtë. Ekzekutime të tilla si ai që tregova më lart, shokojnë edhe myslimanët. Por numuri i atyre që edukohen dhe ushqehen me urrejtje ndaj të pafeve është shumë i madh. Myslimanët, gjithnjë e më shumë flasin për një të padrejtë ekzistence për të krishterët, për faktin se i mendojnë të pafe. Gjithnjë e më shumë, të krishterët e botës arabe, ashtu si dhe judët, duhet ta braktisin vendin e tyre. Nuk duan ta kuptojnë se kjo është një vetamputim. Ideja e spastrimit të botës arabe nga të gjithë joislamët, çon në një rikthim prapa. Kjo sjell murëzimin, fshehjen pas religjionit dhe rikthimin e kulturës së fiseve të lashta. Ky murëzim është mbrojtja më e suksesshme për diktatorët dhe burgu më i sigurt për popujt.

(Vijon)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat