Z-mobile është antiligjore dhe PTK si ka kurrfar borxhi!!!

Opinione

Z-mobile është antiligjore dhe PTK si ka kurrfar borxhi!!!

Driton Tali Nga Driton Tali Më 23 korrik 2020 Në ora: 21:35
Ilustrim

Sa herë më është dashur të ju "shpjegojë" prokurorëve  tanë  "Ligjin afarist"  (Business Law) ku përfshihet edhe  kontrata (apo Ligji mbi kontratën).

Është  botërisht e pranuar se për të qenë një  "kontratë ose marrëveshje valide" ajo duhet në vete ta ketë "ofertën, pranimin, konsiderimin dhe të jetë konform ligjit".

Pra, kontrata duhet të prodhojë një aktivitet që për ndryshe në rrethana normale nuk do të ndërmerrej dhe të jetë në përputhje me ligjin.

Ta zëmë "oferta" për rregullimin e kopshtit me çmimin e caktuar". 

Nëse ndonjë person e pranon është plotësisht kontratë. Sepse e ka ofertën, aktivitetin dhe nuk cenon ligjin.

Thënë ndryshe lidhet kontrata me  kushdo që e pranon atë marrëveshje.

Nëse ta zëmë, ofertuesi nuk e paguan sipas marrëveshjes personin që e ka  zbatuar marrëveshjen atëhere ai/ajo ka të drejtë ta padisë në gjyq.

Por, ta zëmë, nëse dikush ka një plan për ta plaçkit një bankë dhe e jep ofertën që kush i bashkangjitet për ta ekzekutu atë plan me ata do ta ndajë plaçkën  në hise të barabarta.

Dhe, të themi, dy veta e pranojnë atë ofertë.  Të tre e plaçkisin bankën bashkë.

Mirëpo nëse personi që e ka bërë ofertën (organizuesi) ikë me gjithë plaçkën, atëhere këta "dy të mashtruarit" nuk kanë të drejtë ta padisin ate sepse "kontrata" ishte jo ligjore.

Të plaçkitësh bankën është krim!

Me këtë argument t'i kthemi Z-mobili.

Tenderin për Operatorin Virtual, me 2009, e ka fituar Dardafon LLC, e krijuar në vitin 2008 (me mumër të Biznesit: 70 40 11 81. Adresa Rr Vëllazërim Bashkim, Nr 168, Pejë),

Kurse kontratën e nënshkruan një kompani tjetër (dardafon.net) e cila fare nuk ka marrë pjesë në atë tender.

Dardafon.net (Z-mobile) nuk ka ekzistuar si kompani me 2009 kur shpallet fituesi.

Ajo është krijuar me 2010 (me numër të biznesit: 70 54 08 78. Adresa Miradi e Epërme, Fushë Kosovë)

Pra, Z-mobile  nuk e ka fitu tenderin për Operatorin Virtual. Ajo fare nuk ka konkuruar d.m.th., është jashtë ligjore.

Prandaj gjitha aktivitetet (obligimet) afariste që i ka prodhuar ajo kontratë nuk janë valide.

PS: per juve miq jo familiar me "Ligjin për ndërmarrjen": ndërmarrja (firma - kompania) është person juridik i ndarë nga pronari/ët (aksionarët)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat