Qeveria Hoti i ndan shqiptarët në ‘qytetarë’ të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë

Opinione

Qeveria Hoti i ndan shqiptarët në ‘qytetarë’ të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë

Nga: Kimete Berisha Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:46
Kimete Berisha

KMDLNJ dhe Avokati i Popullit duhet të ndërhyjnë.
Dikush duhet të ndërhyjë.

1. Testet për Covid-19 po bëhen me t'njofshëm.
A kuptoni?
Nëse nuk ke t'njofshëm, nuk mund ta bësh testin pa të ardh shpirti te hunda.
Nuk të bën kush hesap për njeri, nëse nuk ketë njofshëm dhe nuk ke pare.

2. 'VIP-at' e politikës veç ëndërr me pa se janë infektuar, u bëhet testi sa herë që të duan, kurse qytetarëve shqiptarë edhe kur kanë simptoma, ethe e temperaturë, nuk ua bëjnë testin.

2. Shumë shqiptarë të infektuar janë të mbyllur në shtëpitë e tyre, të vetmuar dhe të braktisur nga institucionet.

Meqenëse nuk ua bëjnë testin, ata vetë duhet ta shpallin veten të infektuar dhe ta 'shërojnë' vetveten, qysh dinë e qysh munden.
Nuk merret kush me ta!

3. Institucionet shëndetësore dhe politika po i shpallin si të shëruar personat pa ua bërë testin.
Shifrat e personave të shëruar janë krejtësisht falls dhe të rreme.
(Doktorët e oborrit Hoti, na lanë pa mend!)

Mjafton që të infektuarit të thonë se kanë qëndruar të izoluar 2 javë në shtëpi, dhe ata vetëshpallen të shëruar.
Nuk i verifikon kush auto-diagnozat e tyre!

4. Qindra persona me CODVID-19 nuk evidentohen si të infektuar.
Janë familje të tëra të infektuara në Kosovë që nuk ua çel kush derën, e as në fletore nuk i identifikon kush, as për numër e për nasihat.

Ka shumë prej atyre me simptome që dalin lirisht, pa pikë ndërgjegje e përgjegjësie.

5. Familjarët e të infektuarve detyrohen t'i blejnë vetë ilaçet.
Barnat ruhen veç për njerëz 'dikushi' për mjekësinë dhe politikën, të tjerat vjedhen dhe me to bëhet tregti.
Faniljarët e të infektuarve hyjnë e dalin në Infektivë si në oborr t'shpisë!

6. Qeveria Hoti po e çon vendin në vdekje fizike, derisa po e ngjallë Serbinë teknikisht.

Dhe krejt këtë krim po e bën si me 'pahiri', kishe 'jo mor' çfarë'!
Të raportoj unë sa herë të duash, vazhdo ti shetitu Ramush e blej setra 6,000 Euro, lërmi mua punë e 'vogla', se Hoti nuk e ndan Kosovën m'u bë telashe, se zahmet, por e kthen Serbinë në Kosovë, pa pasur nevojë që ta ndajë.

Qeveria Hoti, edhe po e infekton popullin (nga padija e madhe dhe nga papërgjegjësia), edhe po e kthen Serbinë në Kosovë, si me pahiri.

7. As arniku më i tërbuar i shqiptarëve, nuk e kish 'menaxhu' kaq armiqësisht dhe kaq tmerrshësisht pandeminë.

8. Çdo gjë ka rënë përtoke anipse ministrin e Shëndetësisë e kemi 'nip' të Mic Sokolit.
Por ky nipi e ka redaktuar 'gabimin' e dajës, para topit po e vë popullin, jo veten.

Është e habitshme se si një ministër i Shëndetësisë është në gjendje ta sakrifikojë jetën e njerëzve për ambicie të karrierës, plus ka luks të bëhet cinik me kritikët!
Ku me ditë kë e sheh ky në pasqyre kur e shikon veten. Naj Hero, gjithësesi!

9. Situata është plotëssht jashtë kontrollit.
Vendi po varfërohet dhe po shkatërrohet.
Njerëzit kanë mbetur pa punë.
Nuk kanë kah t'ia mbajnë.
Ka filluar depresioni. Ndjesia e braktisjes nga Institucioet, frika dhe paqartësia.

Papunësia e madhe dhe falimentimi i shumë bizneseve po mbahet fshehtë.

P.S. Qeveria Hoti është diskriminuese dhe antiligjore. Po i ndan qytetarët në 'qytetarë të rendit 'të parë' dhe qytetarë të 'rendit të dytë'.

Ku po përfundojnë qindra mijëra teste donacioni?
Tregoni!
Ku po përfundojnë ilaçet?

Në spitalet e Kosovës vjedhet pacienti; vjedhen ilaçet, vjedhet ushqimi (sidomos mishin e preferojnë hajnat).

Kosova u bë ferr për shqiptarët.

Dhe, ikja nga Koosva po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie.
Nuk njoh dikë që sheh të ardhme në këtë vend të 'sëmurë', të papastër, të korruptuar, të pashpresë, diskriminues dhe të mjerë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat