Atij që ju “shkrue hajmalia e madhe”, sikur po i “përmirësohet gjendja”

Opinione

Atij që ju “shkrue hajmalia e madhe”, sikur po i “përmirësohet gjendja”

Nga: Hafiz Shala Më: 25 korrik 2020 Në ora: 06:46
Hafiz Shala

I sëmuari në gjendje të rëndë para vdekjës, përpara në fshatra,i shkruajshin të hoxha, hajmalinë e madhe që do të thotë, nese ka jetë, të sherohët, nese jo, ta shpetojë nga dhmbjët dhe….

Presidenti më “ hajmali të madhe”, tregojë së, gjendja e tijë shendetësore politike, “ po i përmirësohët”.

Këtë, e “ vërtetojë” edhe sot kur e ftojë kryeminidtrin Hoti për t’i raportue rreth zhvillimit të dialogut, që, deshi ta “bind” popullin, spektrin politik, Parlamentin së, ky “ “është ai, unifikuisi spektrit politik e shtetëror dhë, është ai i cili e ka “ kontrollin e tërësishëm” mbi rrjedhat e përgjithdhme politike që, u vërtetue edhe pas informimit përmes portaleve për takimin më bashkëpunëtorët e tijë ma të besueshëm, Avdullah Hotin të cilin e vëndosi në postin e kryeministrit më vota të kontrabanduara, të dyshimta dhë të jashtëligjshme ku, po mos të ishte Gjykata Kushtetuese e kapur dhë e kontrolluar, kjo Qeveri, duhët të bijë.

Pastaj, në takim ishin edhe Agim Veliu, kundërshtari më I zëshëm i koalicionit LVV-LDK, dhë, bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit dhë, pjesëmarrës në puqin politik për rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe, pastaj, ma i kontestuari, ma i përfoluri si përzgjedhës i keyeministrit Hoti për koedinator rreth bisedimeve, i kushtëzuar nga presidenti, nese dojnë që Qeverinë ta mbajnë gjallë.

Kryeparlamentarja, si njohese e shkelqyer e profesionit të drejtësisë, reagojë duke dhëne spjegime edhe të Kushtetutës dhë vëndimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kompetencave të kryeminstrit rreth nominimit apo përzgjëdhësit e tijë ne procesin e dialogut, duke ja dhënë kompetencat te cilat, nuk i takojnë. Pra, shkelje kushtetuese pasi, Parlamenti nuk mundë ti kërkojë atijë ti raportojë këtijë organi legjislativ.

Skenda, ishte i deleguari i grupit puqist në Uashingtonë për ta sigurue zotin Grenell së, scenario e rrëzimit të qeverisë Kurti, po zbatohët më përpikëmëri, ne bashkpunim më presidentin.

Kryeministri i rapotojë presidentit i cili, ma shumë ka pasur njohuri paraprake nga Skender Hyseni së vëtë kryeministri, bile, mundë të këtë edhe gjëra që, edhe nuk ju është thenë kryeministrit.

Në konferencë per shtyp, u folë gjithqka dhë asgjë. Sigurishtë së, nuk u folë për strategjinë rreth zgjdhjës së presidentit të ardhshëm, duke aludue në Isa Mustafën sipas marrëveshjës në procesin e puqit politik i cili, nuk mori pjesë në atë takim në kafehanët e Prishtinës pasi, ishte i Infektuar nga convid-19.

Kush doli ma së i laguri në këto marifetë të presidentit më grupin puqistë, ishte, Ramush Haradinaj i cili, ende nuk u mësue nga mashtrimët dhë kurthat e presidentit pasi, sa here që Ramushi po i thotë vetit, “kurrë ma”, sikur në romanin e Edgar Alan Poes “ Korbi”, presidenti po ja ndërronë taktikat dhë, gjithnji po del i mashtruar.

Haradinaj kërcënonë më prishjën e koalicionit por, po harronë së, aty është PDK-ja e cila, mënjihere do të bëhët pjesë e qeverisë.

Philip Reeker dhë Palmer në takimet më përfaqësues evropian, në vendë të Richard Grenell

Po, sigurishtë së, Evropa, nuk e pranonë zotin Grenell për bisedimët Kosovë -Serbi si, njeri ma i papërshtatshem i nji Administrate amerikane deri më tani pasi, ky ishte ai i cili i prishi marrëdheniet më Evropën, në rendë të parë më Gjermaninë, i cili e zbatonte politikën e Presidentit Trump që, i përkeqësojë këto marrëdhënje, në fillim, tentim të largimit dhë dobësimit të NATO-s, anipse, në marrëdhëniet ekonomike, kishte të drejtë

Prandaj, kjo ishte edhe arësya pse ndoshta BE-ja u hatrue më Amerikën.

Në rivalitetin e këtyre dy supërfuqive, Kosova po humbë dhë, po përjetonë diskriminim, racor, human e politk më rastin e bllokimit të vizave si i vetmi popull në Ballkan dhë Evropë.

Të vjetrit thojshin së, kur rrokën elefantët, pesojnë minjët. Në këto raste, dëmët janë të mëdhaja ndërsa, shejat janë të dallueshme, pasojat e mëdha.

Seanca e Parlamentit të sotëm, ishte diqka që, ma se paku i përngjante nji parlamenti më deputet të ngritur, intelektualishtë, moralishtë dhë, nji vokabular njerzir e rrugaqërie.

 Kryeministri, më stafin e tijë, të pa dijeshëm, të padinjitetshëm, momotonë dhë, herë herë vullgar dhë arrogant, posaqërishtë ndaj Kryeparlamentarës e cila, e la përshtypjën e një luaneshe, më dije, guxim e korektësi dhë kjartësi.

Ate, Kryeparlamentarën, duke e mos kuptuar thenjën amerikane së, sherifi është në qytet, deputeti Lushtaku, biri i Sami Lushtakut i cili, para sa kohe, organizojë atentat kundër avokatit më qëllim likuidimi, i cili për fat i shpetojë por, ku është prokurori, ku ëdhte gjykatesi, ku është drejtësia.

Pra, kjo drejtësi ështe e kapur dhë e kontrolluar nga bandat ti sh të ashtuquajtur, komadantve që, u pasuruan dhë murën fuqi të cilët nuk ja kanë droen askuajtë.

Ah, sikur kjo dhë të tjerët si kjo, ta udhëhiqëshin Kosovën.

Kryeministri si raportues, foli gjithqka por, asgjë nuk tha. Ishte rrokur si popi për kryq: platforma e ime është Kushtetuta.

Po, Kushtetutën e ke shkelë tani, siq thanë deputetët, Kushtetuta u shkelë edhe lidhur më demarkacionin më Malin e Zi, më rastin e votimit të Gjykatë Speciale prandaj, kush na siguronë së, ajo, nuk do te shkilët edhe në të ardhmën reth marrëveshjës përfundimtare më Serbinë.

Kryeministri, pa ndërprerë e përseritëte se, kjo marrëveshje për qëllim kryesor e ka, njohjën reciproke dhë ate më kufijtë egzistues, duke mos rrezikue tërësinë teritoriale dhë shtetin unitar të Republikës së Kosovë?!

Qka nenkuptonë kjo dhë, më qfar qmimi njohja reciproke?!

Vuqiqi, gjatë vizitës së tijë në Republikën serbe, pos tjerava tha së, parafrazim: kemi presion të madhë për ta njohur Kosovën më kufijë egzistues, dhë, sa po dukët, nuk do të mundë ti ikim por, ma leni ketë punë mue.

Vuqiq, në Parlamentin e Serbisë, prej 225 deputetve, ai e ka shumicën prej 187 deputetve që i bije së i ka mbi 2/3 dhë, mundë ta kalojë qdo llojë rezolute.

A nuk është trik dhë mashtrim i opinionit së, ai mundë ta njof Kosovën por jashtë opinionit kosovar, nji marrëveshje e fshehtë më pelqimin e BE-së dhë ShBA-ve, të jëtë, demarkimi i kufijve i cili, do të na imponohët pranimi i ketijë solucioni si ballancim më njohjën nga “ zëmërgjërësia” e Serbisë e që po i bije së, si dy shtete të barabarta më njohje reciproke, po merrën vesh më pëlqimin e të dyja palve. Tingllonë si klishe por, nese edhe Evropa e edhe ShBA-t na bejnë presion, kjo do të ishte menyra ma e butë për opinionin. Por, megjithate, do të hupësh teritor më nenshkrimin tendë.

Ose, largë qoftë, Asociacipni i komunave serbe në veri, më kompetenca egzekutive, si pushtet i tretë apo, edhe, eksteritorialiteti i 25 kishave orthodokse serbe në teritorin e Kosovës e që, do të ishte zgjedhja ma fatale së qdo zgjidhje tjetër pasi, pas sa e sa viteve, Serbia, përseri do të, inicojë, kërkojë që, ajo është bashkëpronare e Kosovës, më qëllim të ngritjës edhe njihere të kërkesës së, Kosova “ ka qënë dhë do të jetë pjesë e sajë”.

Ose, qeshtja e Trepqës dhë Ujmanit, të cilat për Kosovën, është egzistenciale.

Nuk është larg menq edhe, kalkulimët rreth statusit të Republikës serbe në krejtë këto kalkulime gjeopolitke sepse, Serbia, i ka planët e veta në variantët e ndryshme për qdo eventualitet e cila, kujdesët që mos të jetë e befasuar dhë e papregatitur karshi Kosovës e cila, hynë në mal pa sakicë.

Qeveria e Kosovës, kjo ose ciladoqoftë, pa platformë të aprovuar në Parlamentin e Kosovës më detalje për qdo qeshjte, është, siq thotë populli, prashitje në ujë.

Refrenet e kryeministrit duke jau përmendë Kushtetutën, janë, vërtete, bajate, të mërzitshme dhë të padurueshme.

Zgjidhja është, zgjedhjët. Populli do ti votojë ata të cilët mendonë së, janë të besueshmit e tyrë dhë, nji qeveri legjitime e dalur nga vota e lirë dhë demokratike, jo si kjo e kontrabanduar, e ilegjitime, e ka mundësinë, përgjegjësinë dhë, autoritetin të veprojë ne bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Prioritet mbi prioritetët e qdo qeverie është, miratimi i një Resolute në Parlament për pregatitjën e aktakuzës kundër Serbisë, për krime ndaj njerzimit më rastin gjenocidit në Kosovë.

Kjo qeveri, kamë dyshim së guxonë ta bëjë nji gjë të tillë, pa udhtue për Hagë i akuzuari për krime ndaj njerzimit, për 100 raste të pas lufte, kryesishtë ndaj shqiptarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat