Demokracia si antipod i totalitarizmit

Opinione

Demokracia si antipod i totalitarizmit

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 26 korrik 2020 Në ora: 14:23
Mr. Sc Shpend Salihu

Derisa demokracia në bazë të koncepteve ideologjike nënkupton sundimin e popullit përmes të përzgjedhurve të vet në parlamentin ose kuvendin e një shteti, totalitarizmi nënkupton nënshtrimin e vlerave civilizuese demokratike nën sundimin ose primatin e një personi i cili me rrethin e bashkëpunëtorëve të vet i cenon dhe degradon këto vlera sublime të funksionimit normal të shoqërisë. Demokracia në Kosovë si sistem i vlerave civilizuese dështojë me rrënjen e mocionit të legjitimitetit të popullit në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku sovrani në këtë rast populli përzgjodhi subjektin që duhej të udhëheqte shtetin, gjersa koalicioni e përmbysi dhe u shkel vullneti politik i popullit si dhe u shkel praktika kushtetuese e dhënies së mandatit politik subjektit parlamentar.

Një ndër vlerat që e karakterizon demokracinë janë të drejtat dhe liritë pronësore- juridike, civilo- juridike, ekonomike dhe politike, ku bazamenti i funksionimit normal të një shoqërie definohet me vlerat që duhet mbrojtur dhe afirmuar sistemi parlamentar politik i një shteti. Uniteti i spektrit politik dhe ulja e tensioneve parlamentare e gërshetimet, dhe polemikat ndërmjet subjekteve politike, ku retorika e ashpër politike i degradon vlerat e një subjekti ose individi politik është formë e tiranisë politike, e cila aludon në sistem totalitar ku çdokush duhet të i nënshtrohet kastës pushtuese, dhe rregullave të cilat shpeshherë mund të jenë në diskurs me vullnetin e lirë të qytetarit dhe antipod i vlerave civilizuese të evokimit të mendimit parlamentar dhe mediatik, përmes të cilit individët e caktuar i bëjnë inercion pushtetit kur nuk korrespondon me vlerën e shumicës absolute si në aspekt parimor ashtu edhe zhvillimor. Mirëqenia e qytetarëve dhe rimëkëmbja ekonomike e programet sociale janë gjithashtu bazament i injektimit ideologjik politik të funksionimit civilizues të një shoqërie, totalitarizmi është dukuri që shkel mirëqenien dhe i jep të drejtë kastës sunduese dhe marionetave të saj të akumulojnë kapital të madh finansiar përmes oligarkëve politik dhe ekonomik, me çfarë varfërohen intelektualët dhe qytetarët, gjersa pasurohet grupa e oligarkëve sundues andaj kjo vlerë e cenon demokracinë dhe e afirmon totalitarizmin oligarkik në shtet.

Arrestimet arbitrare si dhe cenimi i fjalës dhe mendimit politik, i nëpërkëmb vlerat demokratike dhe e minon zhvillimin konceptual të koncensusit parlamentar dhe popullist mbi proceset shoqërore-ekonomike dhe politike në shtet. Sipas parimeve të definuara nga Aristotle dhe Sokrati, demokracia koncensuale është model që aplikohej në poliset eklesiat Greke dhe arrihej shprehja e vullnetit të shumicës dërmuese, gjersa politea si shkallë më e lartë e zhvillimit demokratik, ishte pakti social mes shtresës së lartë dhe të mesme me çfarë do arrihej një mirëqenie sociale dhe paqe e prosperitet social në shtet, dhe do vinte në shprehje legaliteti, ose nënshtrimi i akteve shtetërore një kontrolle demokratike parlamentare, ku askush nuk do mundte të i cenonte dhe minonte rregullat e shkruara si morale ashtu edhe normative shtetërore. Për fat të keq këto dhe shumë vlera të afirmuara demokratike, mungojnë në shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë andaj kemi të bëjm me një totalitarizëm të theksuar në shtet, çfarë na largon nga vlerat e afirmuara demokratike të shumë shteteve me demokraci të avancuar në SHBA, Angli dhe Europë.

Totalitarizmi e skllavëron shoqërin dhe e konverton në një shoqëri arkaike despotike ku vlerat ligjore dhe morale nëpërkëmbën dhe individi i nënshtrohet kolektivitetit, edhe pse ky totalitarizëm nuk ka për qëllim mbrojtjen e kolektivitetit, por në emër dhe llogari të tij e skllavëron liberalizmin e individit, si një specie që tretet në sistemin difuz despostik të atij shteti, dhe bëhet një levë ose tool në duart e despotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat