A janë shtetarët tanë pasdaranë (gardianë) të islamit?

Opinione

A janë shtetarët tanë pasdaranë (gardianë) të islamit?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:46
Gani Mehmetaj

Kur e thonë zyrtarët e shtetit dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës se jemi 95 për qind myslimanë, ata duan t'ua mbyllin gojën të tjerëve, ndërsa e thonë haptas se jemi shtet islamik, kurse ata janë pasdaranët (gardianët) e islamit.

Myslimanë janë vetëm dy për qind, aq sa shkojnë në xhami, të tjerët janë laik, katolikë, protestantë, ortodoksë, ateistë, agnostikë, apo indiferentë ndaj feve.

Mirëpo, shtetarët tonë të korruptuar nga shoqatat islamike e nga shteti turk, sillën si të kishin popullatë 95 ose 100 për qind islamikët prapa vetës.

Zyrtarët tanë me vetëdije e shkelin kushtetutën, sepse Dardania me kushtetutë është shtet laik, feja do të duhej të përjashtohej nga shteti.

Bashkësia Islame duhet ti nënshtrohet shtetit e jo shteti Bashkësisë Islame, sikurse po ndodh realisht, meqë prapa BIK-ut është Turqia, kurse Turqia është tutor e financues i shtetarëve dhe i kreut të BIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat