Personat me sëmundje psiqike në Kosovë, kërkojnë trajtim sa nuk është bërë vonë

Opinione

Personat me sëmundje psiqike në Kosovë, kërkojnë trajtim sa nuk është bërë vonë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 korrik 2020 Në ora: 22:34
Ismail Muçiqi

Një nga fenomenet shumë dimensionale të shoqërisë kosovare në përgjithësi, janë edhe shtimi i numrit të personave gjithandej Kosovës me sëmundje psiqike dhe me patologji shëndetësore.

Mjerisht viteve të fundit kjo kategori me sëmundje të rënda psiqike po paraqet rrezik permanent për familjen, rrethin dhe vendqëndrimin ku jetojnë këta individë.

Për Institucionet Shëndetësore të Republikës së Kosovës kemi shkrua shumë here se kanë dështuar në trajtimin dhe menaxhimin e kësaj kategorie të njerëzve të sëmurë të cilët paraqesin rrezikë permanentë për rrethin ku jetojnë familjen dhe vetë diagnoza e tyre e determinon, dhe e obligonë institucionet e shtetit që të përkujdesën për shëndetin e kësaj kategorie të njerëzve të sëmurë mental.

Mjerisht në Republikën e Kosovës që nga paslufta në kuadër të Ministrisë të Shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera përcjellëse të cilat merren me shëndetin e popullsisë ekziston vetëm një qendër institucionale në Komunën e Shtimes e cila merret me trajtimin dhe menaxhimin e njerëzve me sëmundje të rënda psiqike por me kapacitet të kufizuar.

Kjo Qendër Mjekësore edhe për kundër donacioneve dhe ndihmave nga Bashkimi Evropian dhe Institucione tjera Ndërkombëtare nuk arriti asnjëherë që të shndërrohet në institut shëndetësorë në të cilën do të trajtoheshin dhe të rehabilitoheshin njerëzit me sëmundje të rëndë psiqike të cilët janë bërë barrë e rendë për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.

Vet organizimi sistemor i institutit mental shëndetësor në Shtime është i komplikuar dhe se ende nuk dihet adresa e saktë dhe mënyra e seleksionimin e kategorive të njerëzve të cilët vuajnë nga sëmundjet mentale.

Nuk është vështirë të bindesh nëse kaloni nëpër qytetet e Kosovës, do të takosh individë të shfrenuar të cilët bredhin rrugëve nëpër qytete duke manifestua depresionin dhe problemet psiqike dhe mentale nga të cilat vuajnë kjo kategori e njerëzve të sëmurë. Këta njerëz shumë herë kanë krijua panik, shqetësim dhe pa siguri tek qytetarët e rëndomtë të cilët mirën me punën dhe hallet e tyre.

Nuk mund të kalosh lirshëm rrugëve të qytetit që nga kryeqendra e Kosovës e deri tek komunat më të larta e mos të takosh njerëz të sëmurë psiqikomental të cilët pa kontroll nëpër lokalet publike, i shqetësojnë njerëzit ju kërcënohen atyre dhe krijojë situata të pa këndshme tek qytetarët të cilët Kushtetuta e Kosovës ju garanton siguri të plotë përmes mekanizmave të shtetit.

Mendojë se një nga prioritetet e institucioneve të shtetit të Kosovës duhet të ishte analiza dhe raporti i gjendjes shëndetësore të një pjese të popullsisë e cila përmes rrethanave dramatike, vuajtjeve dhe traumave të luftës së fundmi në Kosovë janë bërë barë e rëndë për shoqërinë dhe institucionet.
Është koha e fundit që institucionet e shtetit të investojnë në ngritjen e kapaciteteve të objekteve përkatëse shëndetësore për trajtimin menaxhimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie. Nuk janë raste të rralla kur individët me sëmundje psiqike dhe mentale me diagnozë të shizofrenisë, e dhunojnë dhe e maltretojnë familjen e tyre përmes kërcënimeve më të vrazhda të cilat nuk guxojnë ti ndodhin shtetit të Kosovës.
Ndërtimi i një Qendre Mjekësore Rehabilituese kudo qoftë në Kosovë me kapacitet të nevojshëm në bazë të numrit të popullsisë dhe të personave me sëmundje të diagnostikuar është prioritet i kohës së tanishme.

Sot qytetari i Kosovës nuk është i sigurtë që si njëri i lirë të shëtis apo të relaksohet në vendbanimin ku jeton apo në qytetin ku banon, e mos të ketë frikë nga personat me sëmundje psiqike dhe mentale të cilët bredhin pa kontroll gjatë tërë ditës nëpër vendet publike dhe ku njerëzit kërkojnë pushim, qetësim apo rehati për veti dhe për familjen e tyre.

Sa më parë që kjo qështje të trajtohet në programin e politikave zhvillimore të sistemit shëndetësor pasojat dhe dëmet do të jenë më të vogla.
Nuk ka kuptimë jeta në një shtet demokratikë ku mungon siguria e plotë e qytetarit për ti gëzuar dhe realizuar të drejtat elementare të njeriut si qenje më e zhvilluar që ka krijua natyra. Në fundë po theksojmë se nëse ky problem nuk merret prioritet dhe nevojë e kohës në të cilën po jetojmë atëherë kjo kategori e individëve me sëmundje të rënda psiqike dhe patologjike mundë të krijojë probleme dhe pasoja të pariparueshme për shoqërinë Kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat