Europa është turpi i drejtësisë ndërkombëtare!!!

Opinione

Europa është turpi i drejtësisë ndërkombëtare!!!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 28 korrik 2020 Në ora: 19:53
Ismail Muqiqi

Europa shterp, gjatë historisë bëri mëkate të mëdha ndaj popujve të vegjël, përkatësisht shqiptarëve kudo që jetuan.
Interesat ekspansioniste të politikës, së urrejtjes ndaj popullit shqiptarë u manifestua në kontinuitet, sa here që fati i shqiptarëve u shtrua mbi tavolinat e diplomacisë franceze, greke, serbe. Kjo politikë vazhdoj të mishërohet nga këto shtete pikërisht për arsye të copëtimit të tokave shqiptare.

Kjo u vërtetua edhe në Kongresin e Berlinit, edhe në paqen e Versait dhe në shumë mekanizma tjerë diplomatikë, të cilët për shkak të aleancave dhe miqësisë që mbajtën me Serbin, shqiptarët i ndan në 6 shtete.

Nëse unë jam njeri normal dhe kam mendim racional dhe fakte historike, atëherë institucionet e shtetit të Kosovës dhe ata që udhëhiqen me to, para faktorit ndërkombëtar dhe Europës shterp, nuk ditën apo nuk dashtën ti kurorëzojnë 3 argumente historike, dhe juridike për ti dal në ballë diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Tokat shqiptare dhe vet shqiptarët u përdorën si eksperiment i turpit për të nda drejtësi ndaj popujve të robëruar, të vuajtur, të persekutuar gjatë periudhave historike të ides së Bashkimit të Europës shterb.
Udhëheqja e Kosovës para dhe pas lufte, bëri politikë primitive jo serioze dhe jo konsistonte në raport me faktorin ndërkombëtar të vendosjes për fatin e popujve dhe shteteve.

Asnjë delegacion apo lider i Kosovës nuk do të duhej të bisedonte me askënd, nga politika shterb e Europës pa e vu mbi tavolinë hartën etnike të vendbanimeve shqiptare, të cilat tani më historia e gjallë e popullit është argument i pamohueshëm. Vetëm në sanxhakun e Nishit, u ndoqën u persekutuan dhe u masakruan nga hardhitë fashiste serbe 747 fshatra dhe vendbanime të cilat ishin troje shqiptare.
Ky agrumet historik në anën e Kosovës, nuk u shfrytëzua asnjëherë për ta bindur botën se, Serbia ka borxhe të mëdha ndaj popullit shqiptarë.
Sot ende pas afër dy shekujve, ende qëndrojnë mbishkrimet e shqiptarëve gjithandej pjesës Jug-Lindore dhe Perëndimore, të cilat ishin troje dhe vendbanime stërgjyshore të shqiptarëve.

Me ketë argument historik nuk ka qenë e interesuar të merret në mënyrë serioze as diplomacia e Europës shterp, e cila edhe sot është duke hezituar për konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Ja vetëm disa nga emrat dhe mbishkrimet nëpër qytetet dhe vendbanimet e Serbisë në të cilat jetuan shqiptarët.
Nëse njeriu kalon nëpër rrugën magjistrale Merdare-Nish, patjetër se do ti bie në sy mbiemri i fiseve shqiptare të cilat jetuan në ketë pjesë të tokës Arbënore.

Do ta lexosh tabelën me mbishkrimin Kastrati, Rudari, Beselica, Toplica e shumë e shumë toponime tjera të fshatrave shqiptare të cilat historikisht ishin troje dhe vendbanime tona.
Ketë argument historik nuk ditën ta shfrytëzojnë “elitat” politike të cilat u morën me fatin dhe shtetin e Kosovës.
Dështimi i dytë i cili nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë nga ana e krerëve të politikës kosovare është padyshim Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Drejtësi. Kjo Gjykatë e cila e vërtetoj dhe e vulosi në mënyrë eksplicite të drejtën për shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Po të kishte Kosova personalitete meritore të përgatitura në të gjitha aspektet politike, juridike dhe diplomatike, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do ishte çelësi apo bazamenti më kredibil, më bindës i cili argument Serbin do ta anashkalonte dhe do ti pamundësonte çfarëdo iniciative apo iluzioni se kinse statusi i Kosovës akoma nuk është zgjedhur.

Argumenti i tretë i cili asnjëherë nuk u shfrytëzua si duhet për shkak të dështimeve tona të brendshme politike, është lufta, barbaria dhe gjenocidi i forcave serbe që shkaktuan gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rreth kësaj problematike të fundit pa asnjë dilemë përgjegjësia bie mbi institucionet e shtetit të cilat i mbyllën sytë heshtën dhe nuk ndërmorën asgjë për ti dënuar krimet serbe në Kosovë.

Këto 3 dështime të cilat i bëri politika kosovare, ju kthyen në bumerang shtetit të Kosovës. Gjatë periudhës së pasluftës ishte vetëm një iniciativë e Profesor Doktor e Ismet Salihut i cili formoj institutin ligjor kundër krimeve dhe gjenocidit serb të bëra gjatë luftës në Kosovë.
Ky lloj instituti i formuar nga personalitet e ligjit dhe drejtësisë, pas një pune shumë voluminozë ku filluan të emërohen bartësit e krimeve dhe të hartohen dosjet e argumentuara kundër tyre që nga hierarkia e shtetit serb e deri tek kriminelët me duart e përgjakura të cilët bënë masakra dhe gjenocid kundër popullit civil në Kosovë, në momentin kur qytetarët prisnin rezultate konkrete kundër ushtrisë dhe policisë serbe, institucionet e shtetit të Kosovës dhe liderët që qeverisnin me shtetin, papritmas ja kthyen shpinën këtij instituti dhe e pamundësuan punën dhe veprimtarin e ti, mu për shkaqe të naivitetit dhe shkurtëpamësis politike.
 

Ç’ndodhi pastaj??
Politika serbe e përkrahur gjithmonë nga aleatët e saj shekullor, arriti ti amortizoj të gjitha krimet, dëmet dhe të këqijat të cilat ja kishte bërë popullit të Kosovës, dhe papritmas me ndihmën e politikës së Europës shterp arriti ta akuzoj UÇK-ën dhe udhëheqjen e saj pëmes Dick Martyt si organizata liderët e të cilës kinse kanë bërë krime kundër serbëve dhe kundër komuniteteve tjera romë, ashkali, egjiptas, shqiptar lojal- bashkëpunëtor të Serbisë etj.

Të gjitha këto dështime të politikës kosovare dhe njerëzve bartës të funksioneve me emër dhe mbiemër pas 21 viteve, për shkak të verbësisë politike arritën ti votojnë Dhomat e Gjykatës Speciale në Hagë kundër vetvetes dhe shtetit të Kosovës.
Sot këto dështime e kanë sjell Kosovën në pat pozicion politikë dhe diplomatik, ndërsa Serbia vazhdimisht po hapë kapituj të ri për tu integrua në Bashkimin Europian, po thith fonde dhe donacione nga Europa dhe më gjerë, po ndërton autostrada të reja, po armatoset përditë e më shumë me lloj lloj teknologjie luftarake si nga Rusia, Kina e deri te India e lasht.
Jemi në lajthitje të madhe kur njeriu dëgjon Presidentin e Kosovës, Kryeministrin e Kosovës, Skender Hysenin e konsumuar politikisht se Serbia do ta njoh dhe pranoj shtetin e Kosovës.

Duhet ta di opinioni që në mënyrë logjike dhe racionale, se Aleksander Vuqiqi kurrën e kurrës nuk do të nënshkruaj asnjë dokument pavarësisht nga presioni apo rrethanat qfardo qofshin politike dhe asnjëherë kjo gjeneratë e politikës serbe në Beograd, nuk do ta pranoj shtetin e Kosovës.

Kjo është e vërteta e politikës të kralive serb, të dinastireve të Obrenoviqeve te Nikolla Pashiqit, te Sllobodan Millosheviqit politikë kjo e vulosur dhe e betonuar nga Kisha fashiste Ortodokse dhe kreu i saj dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve dhe memorandumi i saj ne Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat