Të mjerët deputet dhe sjelljet, e tyre s’i fëmijë, ndaj njëri tjetrit jo vetëm sot, sjelljet e tyre po përsëriten shumë shpesh!....

Opinione

Të mjerët deputet dhe sjelljet, e tyre s’i fëmijë, ndaj njëri tjetrit jo vetëm sot, sjelljet e tyre po përsëriten shumë shpesh!....

Nga: Petrit Dibrani Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:12
Petrit Dibrani

Dikur bashkë, kinse në koalicionin e “shpresës”, sot të ngrefosur dhe kapardisur në Parlament!

Të ngrefosur, nxjerrin gjoksin përpara për tu mburrur, të kapardisur dhe plotë mllef. Kapardisen si maçoku, me po ata që ishin në koalicionin e “shpresës”.

Grindavecët deputet, sot prapë të kuturisur, ndaj njëri tjetrit në Kuvend, s’kanë qëndrueshmëri psikologjike, në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ata fyejnë dhe ofendojnë njëri tjetrin

Me sjelljet e tyre fëmijërore, po tregojnë shumë qartë, s’e këta deputet se kanë vendin në Kuvend, këta grindavec deputet të kuturisur, s’duhet të jenë pjesë e Kuvendit!... T’iu kujtoj, juve deputet të koalicionit të “shpresës”, se qytetarët e vendit janë të uritur dhe pa shpresë, ndërsa ju nuk votuat, në seancën e mbajtur në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare ekonomike, për projekte dhe investime zhvillimore, në Kosovë.

Sot prapë si fëmijë, grindavec ofendoni njëri tjetrin, jeni më shumë se qesharak!

I ngopuri s’e kujton të uriturin!

Ju, jeni të ngopurit grindavec!...

Seanca në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ekonomike, për projekte dhe investime zhvillimore në Kosovë më skandaloze dhe grindavece se kurrë më parë.

Si duket, gjelat s’ishin në Parlament, arsyeja pse pulat vallëzonin!

Me sa di unë, mendjet njerëzore janë tre llojesh:

1.Të afta për të menduar për veten

2.Të afta për të kuptuar, mendimet e të tjerëve dhe,

Nuk është, as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptoj mënyrën s’i mendojnë të tjerët.

E para është ekselenca e lartë!

E dyta është ekselenca dhe e treta është e pa vlerë.

Ju, grindavecë deputet, jeni e treta: të pa vlerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat