Shotë Galica,nusja e maleve të Kosovës kur bëhet Nënë

Opinione

Shotë Galica,nusja e maleve të Kosovës kur bëhet Nënë

 Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 30 korrik 2020 Në ora: 09:05
Azem dhe Shote Galica

Kur lindi Bejta i Vogël...

Azem Galica me çetën e tij,në fillim të shtatorit të vitit 1919,kalon në Vllahi të Shalës.Vendoset në shtëpinë e Selim Osmanit,kryeplak i katundit.Shotës iu caktua një dhomë e posaçme.Në mëngjesin e së hënës së parë të këtij muaji,në shtëpinë e Selimit,të gjithë u zgjuan të gëzuar.SHOTA LINDI DJALË!Selimi duke menduar se Azemi ende nuk din asgjë për lindjen e djalit,shpejt e ngjitë shkallëve të kullës.Hapi derën me haz,saqë,gati e nyori prej bagllamëve,duke iu drejtuar:

- Azem,a ndjeve që u shtove dhe për një pushkë?Ki djalë,o Azem Galica,e,ishalla asht me jetë të gjatë!

-O ndjeva,more Selim,ndjeva.Po,unë i kam do punë tjera,edhe më të mëdha,që nuk më lanë me u gëzue.Edhe lindjen e djalit duhet ta mbajmë të msheftë.Mos ta dij askush,pos familjes tënde,-iu përgjigj Azemi.

Njeri prej luftëtarëve,sipas adetit kur lind djalë,rroku pushkën dhe iu afrue dritarës,Azemi nuk lejoi të bën krismë,duke thënë:,,Ka nevojë për fshehtësi,së paku,derisa qendrojmë këtu,,!

Dikush prej luftëtarëve,e pyeti Azemin:

- Si do t`ia ngjesim emrin djalit?-O Azem Galica.

- Emri do t`i mbetët ashtu qysh të dëshiron Shota.

Dikush e pyet Shotën dhe ajo u përgjigj:

-Dëshiroj t`ia përtrijë emrin e babës së Azemit,Bejtës.Dhe me jetë të gjatë e të lumtur e trashëgoftë emrin e gjyshit.

Shota,edhe tri javë,qëndroi në Vllahi.Disaherë e ndërroi vendbanimet.Kudo ishte e lirë,sikur në shtëpinë e vet të dikurshme atje në Radishevë.Në Vllahi ishin të martuara edhe disa bija të Radishevës.Shota ishte përmirsuar nga shëndet.Edhe djali rritej normalisht.Azemi me një grup shokësh,erdhi për ta marrë Shotën me djalë e për të shkuar në Drenicë.Shota u përshëndet me shumë gra të katundit Vllahi.Përqafohej me to e qante sikur fëmijë.Bile,njerës prej tyre,që ishte kujdesur më së shumti për të,ia fali unazën dhe duke i thënë:,,Po ta japi anazën e gishtit,që ta kesh kujtim prej Shotës së Azemit,,!

Gjatë udhës afër Rakoshit,Bejta i Vogël vdes në duart e Shotës

Po në këtë kohë ,Azemi me Shotën dhe disa luftëtarë(1919)nga Suhagërlla nisën në drejtim të Gjyrakofcit.Gjatë këtij udhëtimi,diku afër Rakoshit,Bejta i Vogël vdiq në duart e Shotës,kaçaku më i ri i maleve të Kosovës.Bejta i Vogël për katër muaj jetoi së bashku me Çetën dhe të krismave të pushkëve,që shpeshherë e zgjuan nga gjumi i rritës.Gjoksi kreshnik i Nënës Heroinë,paksa u ftoh,Shota lajmëroi Azemin se djali nuk jepte kurrfarë shenjash se është gjallë.U konstatua se Bejta ka vdekur.Të gjithë luftëtarët filluan të qajnë.Disa prej tyre qanin më zë.Edhe Shotës i rodhën disa pika lotë.Shota tha:

-Heshtni more burra!Heshtni o ju trimat të Drenicës e të Kosovës.Shkoi një fëmijë,por nanat shqiptare,në këtë kohë lindin njëmijë të tjerë,tha Shota  para trimave të Azemit.Ky ishte fëmija i parë dhe i fundit i Nuses së Maleve të Drenicës,trimëreshës Shotë Galica.Varri i Bejtës së vogël nuk dihet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat