COVID-19 dhe QEVERIA-20 po e shndërron Kosovën në një "varr masiv" !

Opinione

COVID-19 dhe QEVERIA-20 po e shndërron Kosovën në një "varr masiv" !

Nga: Nefail Maliqi Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:45
Qeveria e Kosovës

Gjeneva nuk flet më mirë per Qeverinë Kosovës përballë COVID-19, si dikur për Qeverinë Kurti. 
Kosova ka nevojë nje ministër te Shëndetësisë si Dr.Naser Ramadan nëse duan ta shpetojnë vendin nga një «varr masiv»! se jo, nëse juristi Armend Zemaj sun po i del sajp kësaj pune!

Kosova mes dy zjarreve, mes dy pandemimeve coronavirusit dhe politikës

Situata përballë pandemisë së shekullit koronavirus dite e sa vie po bëhet alarmante ne Kosovë, ku shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë janë shqetësuese të cilat po rriten vazhdimisht sikur rastet e te infektuarve ashtu edhe numri i viktimave, i cili virus po kërcënon edhe jetën e shqiptarëve në Ballkan dhe përendim.
Zyrtarët e OBSH për Bota Sot kanë thënë sot, se kjo organizatë botërore po percjell me mjaft vëmendje po ndjek situatën në Kosovë dhe Shqipëri. "Jemi tejet brengosese për gjendjen aktuale ne rajon, ku nga autoritetet ne Prishtine dhe Tirane kerkohet mobilizim duke marrur masa urgjent, preventive.." ka thene zyrtarja e OBSH-së znj Stephanie Brickman

Alarmohen ndërkombëtarët: Keqmenaxhim i Qeverisë Hoti me COVID-19 po e shndërron Kosovën në një "varr masiv"!

Derisa para 5-6 muaj në kohën e Qeverisë Kurti, Gjeneva, respektivisht Organiazata Boterore per Shëndetësi uronte Kosovën për menaxhim të suksesesshëm të situatës në rajon perballë koronavirusit, kjo organizatë botërore e shëndetësise ditëve të fundit jo që nuk uron më, por me mjaft shqetësim po e ndjek zhvillimet e fundit ne Kosovë i cili vend ditë e sa vie po thellohet në krizë perballë kësaj pandemie! 
Thone se «jemi te kenaqur me situatën në vend, me shifrat e COVID-19. Masat patën efekt.. »   Po, po shijet  «efekti»  po shihet...
Alarmante: Sot 4 të vdekur. Kosova me 200 viktima sikur të ishte në luftë, me 7’846 te «plagosur» ( infektuar) nga koronavirusi, vendi me i goditur ne Evropë! 
Ky keqmenaxhim i situatës në Kosovë a po e shndërron Kosovën në një «varr masiv» dje nga krimet serbe, sot me viktima te koronavirusit
Kosova ka nevojë një ministër te Shnëdetsisë si Dr.Naser Ramadan nese duan ta shpetojne vendin nga nje «varr masiv»! se jo, nese juristi Armend Zemaj nuk po i del zot kësaj pune!
Dr. Ramadani ndoshta nuk bën për ministër sepse është mjek, ndoshta nevoitet të jetë jurist ose veterinar?! Apo s’bën të jetë ministër se qenka i Preshevës. Po mirë de edhe një shqipatr të Kosovës e kemi ministër në Shqipëri.
Hajt edhe Kosova ta dëshmoj rrespektin dhe meshtetjen ndaj Luginës se Preshevës. Nëse Prishtina zyrtare nuk po ju jep as Abetare e as para shqiptarëve të Luginës, bile ta bëjnë nje gjest, ta bëjnë ministër nga atje, jo per hatër, por e meriton sepse Dr. Ramadani është profesional ani pse axha i tij ska qenë komandant!

Në një analizë dhe intervenim lidhur me situatën ne disa vende botërore përballë pandemisë e ka bërë OKB në fund të javës që e lamë pas, duke zhvilluar një bilanc dhe azhurnim të misionëve paqëruajtëse që vazhdojnë të mbështesin Shtetet Anëtare ndaj COVID-19. Këtu eshte përfshirë edhe Kosova, njofton gazeta "Bota sot".

Ne nje raport te OKB-se me 2 maj të këtij viti, OBSH (WHO)  ka lavdëruar Kosovës sipas të cilit qeveria Kurti bashkë me insitucionet tjera policinë dhe mjekët, infermierët dhe tërë stafin mjekësor kane menaxhuar me suksese sitauten përballe koronavirusit. Dhe ky menaxhim pefekt i sitautes ne rajon kishte bere qe OKB dhe BE t'i dhuroj Kosoves milionë euro për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat