Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Opinione

Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 30 korrik 2020 Në ora: 22:07
Kuvendi i Kosovës

Në momentin kur fatkeqësisht Kosova po e zë vendin e parë në botë me numrin e të vdekurve dhe të infektuarve, para Meksikës dhe ShBA-ve, nuk e votojnë propozimin për blerjen e maskave dhe vaksinave kundër pandemisë, në njërën anë dhe hezitoni t’i rritni pagat për mjekët dhe stafin mjekësor, heronjtë e ditëve tona, pastaj policeve dhe ndarje buxheti për çerdhe fëmijësh, është, e pakuptimtë dhe e pa pranueshme.

E pa besueshme dhe e pa dëgjuar askund në botë, e rritni buxhetin për shpenzimet e Gjykatës Speciale, duke përfshirë edhe shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve për krime ndaj njerëzimit, rast sugeneris në botë.

Të akuzuarit, nga buxheti i qytetarit duke i vjedhur e keqpërdorur gjatë ushtrimit të pozitave shtetërore, kanë krijuar pasuri milionëshe, ndërsa, bashkëluftëtarët e tyre janë në skamje ekstreme të cilët, nuk kanë mundësi as barna të sigurojnë, posaçërisht në këtë gjendje në ballafaqim me pandeminë dhe gjendjen e rëndë ekonomike.

Popull i nderuar i Republikës së Kosovës, të zgjedhurit tuaj, nuk po i kryejnë obligimet ndaj jush sepse, ata, më shumë janë nën ndikimin e udhëheqjeve partikake se sa të sovranit.

Sjelljet e këtyre deputetëve në mënyrë të pa ndërgjegjshëm, të pa dinjitetshëm dhe jashtë vetëdijës si deputetë, në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme, të cilat, në mënyrë urgjente duhët të ndodhin, besoj se, deputetëve të këtillë, nuk do t’ua jepni besimin, sepse, ata u zhgënjyen juve dhe Republikën e Kosovës.

Është urgjente që ta ngritni zërin tuaj në mënyra dhe forma pasi, nuk keni mundësi të tuboheni e të demonstroni.

Dërgojuni mesazhe të qarta, këtyre deputetëve, këtyre ministrave dhe komplet kësaj qeverie, t’i kërkoni që urgjentisht ta ndërrojë diskursin dhe përgjegjësinë ndaj pandemisë, kjo gjendje është më e rrezikshme se sa shteti i Kosovës, të sulmohej nga ndonjë armik nga jashtë.

Ose një qeveri teknike gjithëpërfshirëse derisa të kalojë kjo pandemi, e pastaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Është shumë urgjente. Kjo qeveri, nuk është ne gjendje ta menaxhojë këtë situatë të rëndë dhe të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat