Servilët e Hashim Thaçit në LDK mbajnë timonin e dialogut me Serbinë me rrezikun serioz të ndarjes

Opinione

Servilët e Hashim Thaçit në LDK mbajnë timonin e dialogut me Serbinë me rrezikun serioz të ndarjes

Nga: Hajrullah Tërnava Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:06
Hashim Thaci

“Mbrapa krejt kësaj loje të kurdisur, qëndron dyshimi se ende është në lojë falja e veriut të Kosovës, Serbisë, sepse sikur të ishte e sigurt dhe këmbëngulëse politikat kosovare se këto bisedime do të zhvillohen në të vërtetë vetëm për njohjet të pavarësisë të ndërsjellët të këtyre dy shteteve Serbi-Kosove në kufijtë ekzistues, të gjitha gjasat se Kosovën në bisedime të tilla do ta përfaqësonin disa persona tjerë nga vetë PDK, që në historinë e së ardhmes meritat kryesore të pavarësimit të Kosovës do ti përshkruheshin kësaj partie, e jo këtyre tani që po ndërmjetësojnë e që i gjithë opinioni po e di se këta dy janë të përzgjedhurit dhe të dëgjueshmit e Thaçit”.

Tani edhe haptas-katërçipërisht po zbulohen agjendat e takimeve dhe raportimeve të Skënder Hysenit, koordinator për dialogun me Serbinë, i emëruar kinse nga Avdullah Hoti, me vartësinë e tij të vërtetë ndaj shefave real jashtë partisë së tij në prapaskenë, të cilët i japin instruksione dhe ja caktojnë atij edhe temat për të cilat do të përgjigjet për takimet e radhës. Këto veprime të tilla sikur e këtij personi në fjalë z. Hysenit, që me veprimet e tija dhe të tjerëve që tani qëndrojnë në krye të kësaj partie të LDK, e kanë denigruar deri në këtë nivel partinë më me renome dhe më kontribut dhënëse të atyre viteve që kur u lejua pluralizmi politik të viteve 1989, partinë e parë që u krijua ishte e LDK-së me prijësin legjendar, të madhin Ibrahim Rugova, e cila e pati rrolin e rëndësishëm në shpartallimin e atij sistemi komunist, por edhe i cili diti ta unifikon jo vetëm faktorin shqiptar por edhe atë botëror, për problemet dhe të padrejtat që iu kishin bërë popullit shqiptar në atë sistem, e në krye me Amerikën dhe BE-në e NATO-n, që pa ndihmën e tyre nuk do të kishim mundur të çlirohemi dhe ta kemi pavarësinë të cilën tani shteti i ynë e gëzon tani.

Prandaj me vdekjen e Dr. Rugovës, në krye të kësaj partie erdhën njerëz jo meritor, dhe të uritur për pasurim, gjë që partitë e dala nga lufta të cilët e zhvaten pasurinë e Kosovës dhe nga skamnorët u bënë multi milionerë, i futën në lojëra të pista udhëheqësin e LDK-së që tani është në krye të kësaj partie, dhe tani ata kanë mjaft argumente e fakte për krimet që i kanë bërë këta prijës, e me që këta „çlirimtar“ e kanë shtetin në grusht, mundë të kenë kë të duan dhe që ta qesin para gjyqi, ta dënojnë me vite të tëra burgimi për ato vepra që i kanë kryer dhe që janë pasuruar, prandaj tani partia LDK, me këta njerëz si udhëheqës të saj, janë njerëzit më besnik dhe më të dëgjueshëm të partive në fjale sikur që është PDK në krye me Hashim Thaçin që tani është edhe President i vendit, edhe që është me aktakuzë nga Gjykata Speciale. Prandaj nuk duhet të çuditemi pse tash Skënder Hyseni të përulet dhe të raportit para nënkryetarit të PDK-së Enver Hoxhajt dhe shefit të NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, deri sa vija institucionale e raportimit, ligjërisht dhe legalisht shkon drejtpërsëdrejti në zyrën e kryeministrit dhe raportohet në kabinetin qeveritar e ne Kuvend, por jo nëpër zyrat e partive politike, të pozitës dhe të opozitës.

Prandaj takimi i zhvilluar në mes te Skënder Hysenit dhe nënkryetarit të PDK-së Enver Hoxhajt, ndër kritikët më të ashpër të Skënder Hysenit në këtë pozitë, e dëshmon faktin e vartësinë e madhe që ka koordinatori Hyseni dhe shefi i tij Avdullah Hoti ndaj Hashim Thaçit, PDK-se dhe Kadri Veselit, që në fakt ata janë shefat e tij në hije, pa mbështetjen e të cilëve nuk mundë ti marrin veprimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat