Diktatori Edi Rama (alias Enver Hoxha) nga Kuvendi i Shqipërisë i drejtohet dhe e dënon Imperializmin Amerikan

Opinione

Diktatori Edi Rama (alias Enver Hoxha) nga Kuvendi i Shqipërisë i drejtohet dhe e dënon Imperializmin Amerikan

Nga: Sherif Ramabaja Më: 31 korrik 2020 Në ora: 15:33
Sherif Ramabaja

Ne vendosim vetë për fatin tonë. U kërlesh Edi Rama duke bërtitur para foltores së kuvendit. Ne jemi shtet sovran. Pavarësia e Shqipërisë mbi të gjitha. Populli ynë nuk do të lejoj nënshtrimin dhe poshtërimin nga askush. Duartrokitje frenetike nga parlamentarët e tij.

Opozita është larguar me vullnetin e vetë nga parlamenti. Ata janë vetëm sabotues, dorë e zgjatur e armikut dhe në shërbim të agjenturave perëndimore. Sërish duartrokitje me kohëzgjatje të madhe.

Kush sheh më larg se hunda e vetë, duhet ta dijë se vendi po rrezikohet. Deputetët prekën hundët e tyre, të vërtetoheshin se a shohin më larg.

Por ne shqiptarët nuk do lejojmë këtë dhe atdheun tonë të shtrenjtë do ta mbrojmë deri në pikën e fundit të gjakut tonë. Sërish duartrokitje.

Imperializmi amerikan mund të bëj çfarë të dojë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanoc, por në Shqipëri këtë nuk do ta lejojmë.

Vigjilenca e popullit tonë, do ta përmbys çdo armik të brendshëm dhe të jashtëm. Ovacione : Shqipëri, Shqipëri. Enver Hoxha, Enver Hoxha.

Armiqtë e Shqipërisë, do të dridhen nga ndryshimet tona kushtetuese, sepse ne nuk lejojmë të bëhemi vazal të askujt. Ovacione : Turqi, Turqi

Ne gjykojmë Imerializmin e të gjitha llojeve e posaçërisht atë amerikan, pastaj revizionizmin ruas, kinez dhe jugo..., si dhe jemi kundër çdo forme të përzierjes në punët tona të brendshme.

Ne me mburrje dhe dinjitet i mbrojmë parimet dhe vlerat tona, prandaj nuk do lejojmë që ato askush të na i marr nëpër këmbë.

Ne jemi shtet demokratik dhe i respektojmë të drejtat e individit si dhe ato kolektive.

Ne nuk i përzihemi askujt në rregullimin e brendshëm politik dhe të njejtën gjë kërkojmë nga miqtë dhe armiqtë tanë.

Kurrë mos të mendoi dikush se e shkel Shqipërinë. Pa vdekur i madh e i vogël ne nuk i nënshtrohemi kujt. Duartrokitje dhe ovacione : Rama, Enver, Lenin, Stalin. Putin.

Ne jemi një popull i vogël, po zemrën e kemi mal, jemi Mic Sokola dhe luaj. Duhet ta dini se ne jemi bijtë e Gjergj Kastriotit dhe si të tillë do t´i dalim zot vendit tonë të shtrenjtë.

Evropa ne na mashtroi dhe na premtoi që të bëhemi pjesë e saj, po ata pa kurrfarë turpi e mashtruan edhe vëllain tim Erdoganin, mikun dhe vëllain tim Vuçiqin( me të cilin planifikuam Mini Shengenin Ballkanik) dhe vëllain tim të gjakut Thaçin. Ata menduan se luajnë me ne si miu me macen, po llogaritë i kanë bërë gabimisht. Duartrokitje madhështore.

Me ndryshimet e sotme kushtetuese, unë do ju tregoi atyre derën e oborrit. Do ua tregoi edhe prapanicën po qe nevoja ,( qeshje në zë), sepse këtu bëhet ashtu si them unë.

Duhet ta dini, duhet ta dini, po e përsëris, sepse ne jemi prej ma të madhit deri te më i vogli ushtar të këtij vendi. Urra, urra brohoritje si në kor.

Unë nuk i trembem askujt sepse ne jemi mësuar të hamë barë dhe të mos i nënshtrohemi askujt. Ne hamë barë, ne hamë barë – ulurinin deputetët.

Bota revolucionare po zgjohet dhe fuqizohet çdo ditë. Ne do ta shporrim imperializmin dhe revizionizmin si armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit.

Pra vëllezër dhe motra, rroftë populli shqiptar, trim dhe heroik. Rroftë Shqipëria sovrane dhe e lirë.

Poshtë imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovjetik dhe kinez. (revizionizmin jugosllav spo e ceku shkaku i Vuçiqit). Parti Enver, Rama Vuçiq – brohoritjet s’kishin të ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat