Kosova në kornizat e diplomacisë evropiane

Opinione

Kosova në kornizat e diplomacisë evropiane

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 gusht 2020 Në ora: 00:23
Skënder Karaçica

Diplomati sllovak Mirosalv Lajçak ishte student për politikë dhe diplomaci në Moskë(!)

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak,i deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,për opinionin e gjerë (shqiptarë)të shtetit të Kosovës,po ju bëjë me dije se ky diplomat sllovak,ishte student për politikë dhe diplomaci në Moskë.

Projekti i tij tashti më 9 pikat e njohura,na bën të mendojmë se çfarë do të bëj diplomati sllovak dhe,ndoshta ka harruar se pikat e këtyre (projekteve diplomatike)u ka kaluar koha,ndonëse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Në dy pikat e këtij projekti të këtij diplomati (zemër butë)vepron se çfarë i thotë Moska dhe Beogradi,ndërsa jep sugjerime(lexo:projekti antishqiptar i Serbisë,-nënvizimi im,-për kthimin e 276 mijë serbëve në Kosovë dhe ku...?)si dhe asociacioni i komunave të ndara (serbe)të marrë me ligje formën e prerë të ekzekutivit(sic!).

A e din ky diplomat sllovak(Lajçak)se Kosova është shtet dhe nuk është koha e vdekur e ish-Jugosllavisë dhe Serbia e Milloshevqit,që,me projektet fashiste bënte vijat për shfarosje  të shqiptarëve dhe të mbipopulimit me (pakicën serbe)në Kosovë!

Në të gjitha periudhat e pushtimit dhe të (ri)pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe në analet historike që nga shekulli VII-të asnjëherë nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë (ballansim etnik serb)në tokën e Kosovës duke mbetur veçse pakicë(!).

Institucionet e shtetit të Kosovës me diplomatin sllovak Lajçak duhet të jenë të gatshëm,që,projektet e tij të përpunuara nga kancelaritë në Moskë dhe Beograd,në asnjë menyrë mos të bëhen teza për bisedimet Kosovë-Serbi(!).

Lajçak me projektin e tij prej 9 pikash le t`i marrë me veti në shtëpi se u ka kaluar koha dhe,shumica syresh tashti janë në muzeumin e krimeve të Serbisë në Beograd(sic!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat